“I mbuluar me ar”, rektori i Universitetit Bujqësor shkon në Prokurori

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]“I mbuluar me ar”, rektori i Universitetit Bujqësor shkon në Prokurori.[/h] bari-2-1.jpg

Ai është vënë nën hetim nga Prokuroria në lidhje me një tender me vlerë gjysmë milion euro për ndërtimin e një muri rrethues në UBT, gjysmë metri të lartë dhe një porte hekuri.

Dosja penale është regjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Duket se rektori i Universitetit të Kamzës është vërtetë i pasur, edhe pse nuk është e vërtetuar nëse “unaza, ora dhe byzylyku flori” që mbante ditën e djeshme në duar gjatë një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin në sallën COD në kryeministri janë produkt i korrupsionit.
Bahri Musabelliu ishte ftuar në panel dhe më shumë se për gjërat që tha, ra në sy për byzylykun e trashë të floririt 24 karatësh dhe unazës që mbante në dorë, teksa fliste.

Xhevahirët e shtrenjtë të Rektorit tërhoqën edhe vëmendjen e të pranishmëve në sallë. Ndërkohë, sot Musabelliu është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dëshmuar lidhur me çështjen nën hetim për shpërdorim detyre me lëvrimin e një fondi.

Për rikonstruksionin e murit rrethues dhe të një porte të universitetit, Musabelliu ka lëvruar një fond prej 640 mijë dollarësh, një pjesë e të cilave dyshohet se janë përvetësuar nga rektori përmes personave të tretë.
 
Te lodhur
te kalbur ne shpirt,te harruar nga dita e neserme qe do vdesin.
Te kapluar nga nje mani e pa fre per te zhvatur,e aspak ne dobi te nje institucioni qe drejtojne breza ,e flasin ne emrin e dijes.

Thelle thelle i quaj te mjere. :)
 
Eh lum atij prokurori qe i ka rene bingoja per te hetuar kete peshk... do behet icik me lek nga leket e rektorit. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top