I dënuari politik del nga varri ku u fsheh 22 vjet nga frika e Sadamit

61781.jpg


Ky është vendi ku një ish- i dënuar për politike në Irak është detyruar të jetojë për 22 vjet pasi u dënua me vdekje nga regjimi brutal i Sadam Huseinit. Vetëm me një qilim disa enë për gatim, një radio dhe një kopie të Kuranit, Jawad al-Shammari ka qëndruar i fshehur në një hapësirë prej gjysëm metri gjerësi dhe 2 metra lartësi. Përvoja e tij e hidhur fillon që në vitin 1979 kur ai u akuzua si një anëtar kundër regjimit ku edhe u dënua, por u arratis. Pas rreth një viti në arrati ai dhe nëna e tij hapën në oborrin e shtëpisë së tyre këtë gropë të ngushtë ku ai kaloi dy dekadat e jetës së tij. 'Mbas rrëzimit të regjimit qeveria i ka kompensuar të burgosurit politik, ndërsa unë nuk kam marrë sepse nuk kam kryer burg dhe historinë e fshehjes time për vite me rradhe e di vetëm nëna ime e cila nuk mund të sigurojë prova për të vërtetuar këtë gjë', sqaron al-Shammari. (da.xha/BalkanWeb)

61782.jpg


61783.jpg


61784.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top