Monique
With or Without u
Mora shkas nga kjo video e cila me emocionoi per mesazhin qe percon tek cdo qenie...
behuni pjese e saj dhe pse jo, jepini vetes mundesine per te qene me te mire
Kjo video është postuar nga Norëegian charity CARE dhe flet për dhunën ndaj femrës dhe përdhunimet duke u përpjekur të jap një mesazh për të gjithë meshkujt. Videoja hapet me një zë femrë të re e cila nuk ka lindur akoma dhe që i kërkon babait të saj të mendojë për mënyrën se si flet me meshkujt e tjerë për femrat pasi ata ata do të kenë ndikim në jetën e saj.
Letra është si më poshtë:
“I dashur babi unë dua të të falenderoj që je kujdesur kaq mirë për mua edhe pse unë nuk kam lindur akoma. Unë dua të të kërkoj një nder, bëhet fjalë për djemtë. Sepse unë do të lind një vajzë që do të thotë se në moshën 14-vjeçare djemtë e klasës do të më quajnë k*rvë ose p** dhe shumë gjëra si këto. ثshtë vetëm për shkaka, diçka që djemtë e bëjnë shpesh. Ti nuk do të shqetësohesh dhe unë do ta kuptojë këtë. Ndoshta dhe ti ke bërë të njëjtën gjë kur ke qenë i ri duke u përpjekur t’u bësh përshtypje djemve të tjerë. Jam e sigurt që ti nuk e kishe me të vërtetë. Në moshën 16-vjeçare një djalë do të fusë duart në pantallonat e mia ndërkohë që jam e pirë edhe nëse unë i them jo ai vetëm do të qeshë dhe do të jem nën presion për të kryer marrëdhënie me të.
Ndërsa në moshën 21-vjeçare mund të përdhunohem nga një djalë që gjithmonë ka fyer femrat me shakatë e tij, por që sigurisht ishin vetëm shaka dhe ti ke qeshur me to sepse nuk e dije që ai mund të më përdhunonte. Si mund ta dije kur ai ishte thjesht një djalë që bënte shaka të çuditshme. Ty tu duk diçka e këndshme dhe nuk kishte të bënte me ty, por më vonë kjo kishte të bënte me mua.
Më pas unë do të takojë zotin Perfekt, dhe ti do të jesh shumë i lumtur për mua babi sepse ai do të më adhurojë, do të jetë i zgjuar, me një punë të mirë, por një ditë ai do të rreshtë së qeni zoti Perfekt. Një gjë që unë di është se nuk do të kem tipin e një viktime. Do të rritem që të jem një grua e pavarur dhe e fortë. Ai do të më quajë mua një k*rvë ashtu siç ti quajte një femër në shkollë të mesme dhe një ditë tjetër ai do të më rrahë… unë do ta dua atë dhe njëkohësisht do ta urrejë atë. Nuk jam e sigurt në kam bërë diçka të gabuar.
Babi ky ishte nderi që doja të të kërkoja sepse gjërat lidhen me njëra-tjetrën, kështu që ndaloje këtë përpara se të kesh mundësinë të fillojë përsëri.
Mos e lejo vëllain tim t’i quaj vajzat e tjera Bukurosha sepse ato nuk janë. Dhe ndonjë ditë ndonjë djalë i vogël do të mendojë se kjo është e vërtetë. Mos prano të dëgjosh këto shaka të çuditshme pasi pas çdo shakaje ka diçka të vërtetë.
I dashur Babi, unë e di që ti do të më mbrosh nga luanët, tigrat, armët, makinat dhe madje edhe sushi, edhe pa menduar për rrezikun e jetës tënde. Por i dashur Babi, unë do të lindë një vajzë. Të lutem bëj çdo gjë që unë të mos jem në rrezikun më të madh.”