Hyseni takon Bashën – paralajmëron njohje të reja

Ado

FISEBILIL-LAH
Shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, ka pritur të mërkurën në Tiranë homologun e tij kosovar, Skënder Hyseni – të cilin e ka siguruar se Shqipëria do ta mbështesë Kosovën në prosecin e njohjes nga bashkësia ndërkombëtare.

“Garantova ministrin Hyseni për mbështetjen e plotë dhe shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve tona për vazhdimin me sukses te procesit të njohjes së pavarësisë edhe nga shumë vende te tjera”, tha Basha, duke u angazhuar për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat ekonomike, energjisë, infrastrukturës etj.

Ministri Hyseni ndërkaq, ka vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme që Tirana zyrtare i ka dhënë Kosovës. Ai bëri të ditur se një prej sfidave me të cilat po përballet Kosova është shtimi i numrit të vendeve që njohin pavarësinë, megjithatë, theksoi se “presim njohje te reja dhe kemi sinjale të qarta”.

“Kemi marrëdhënie të mira me Podgoricën dhe Shkupin dhe jemi të sigurt se shume shpejt këto dy vende do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Hyseni. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top