Hotelet shqiptare ulin çmimet deri në 40% duke synuar tregun vendas

Shiko fotografinë 1744589
Bregdeti shqiptar të paktën tre vitet e fundit po niste zyrtarisht sezonin veror në mes të majit një tendencë e nxitur kjo nga turizmi i organizuar i vendosur kryesisht në zonën e Golemit dhe më pak në Sarandë.

Por koronavirusi ka ndryshuar tërësisht panoramën e turizmit në nivel global dhe kjo është transmetuar dashur pa dashur edhe në Shqipëri duke dhënë efektet. Të gjendur në një situatë “izolimi” ku turistët e huaj qoftë për hir të kufizimit të transportit ajror e qoftë për shkak të pasigurisë kanë bërë anulime sytë në këtë sezon janë hedhur nga turistët vendas dhe ata të Kosovës.

Prej disa javësh pothuajse të gjithë strukturat akomoduese po ofrojnë oferta “all inclusive” për një ose dy netë duke synuar që të kenë rezervime të paktën në fundjavë dhe me çmime relativisht të ulëta. Kështu për grupin e hoteleve me katër yje dhe që në përgjithësi janë shitur sezonet e kaluara pothuajse mbi 80 për qind me kontrata garancie çmimet variojnë nga 32 euro deri në 56 euro nata dhe koncepti i ofruar është vetëm mëngjes ose all inclusive.

Duket se javën e fundit të qershorit hotelet kanë rritur numrin e ofertave dhe uljet e çmimeve. Këto ulje për oferta me afat 3 deri në 7 netë sipas konceptit “all inclusive” variojnë nga 15- deri në 40 për qind ulje në raport me çmimin me të cilat këto paketa janë shitur më herët.

Më herët përfaqësues të disa prej strukturave më të mëdha në bregdetin e Durrësit si Fafa Group apo Royal G kanë konfirmuar për Monitor se çmimet këtë vit do të jetë me tendencë uljeje ndërkohë që pavarësisht ofertave ata nuk presin që të kenë më shumë se 80 për qind zënie të dhomave deri në javën e parë të korrikut.

Në Sarandë çmimet sipas shoqatës së hotelierëve janë dakordësuar që të jenë 20 për qind më pak për të gjitha strukturat. Ky vendim nuk është detyrues por erdhi si një propozim për të bërë konkurrues bregdetin e Sarandës në kushtet e goditjes që ka marrë sektori i turizmit nga koronavirusi.

Po kështu paralelisht për disa javë strukturat testuan me paketa promovimin në tregun e Kosovës duke pritur që të ketë një lloj prurjeje nga grupi më i madh i turistëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore.

Deri më tani të vetmit turistë të huaj që kanë ardhur me charter në vendin tonë janë shtetasit nga Bjellorusia që zgjodhën për të pushuar në Durrës, Vlorë e Sarandë. Viteve të fundit dominimi i turistëve që vinin me chartera ishte nga Polonia, Çekia, vendet nordike si dhe Gjermania.
Monitor.al
 
Durresi i ka ulur me te vertete.
Hoteli ku shkoj zakonisht andej nga bregu i kishte njelloj.
Pa ju dridhur qerpiku fare me thote-... €.
Jo mi kot pyta i them, meqe eshte corona neper kembe?

Po ndejte dy jave tha te falim nje dite.
Ca ke bo?Mire?Ca ke bo??
Hajde shnet
 
E pse duhet ta uli? Po i ndihmon gje qeveriu bizneset andej? Fare! E para ka standart e dyta cmimi vendoset ne baze te kostove plus marzh fitimi.
 
Shume e drejte ajo qe thua ti por kur nuk ke kliente nje nga menyrat per ti terhequr ata eshte ulja e cmimit.
Natyrisht qe nuk eshte e vetmja menyre per shtimin e klienteles.
Sidoqofte kam mirekuptim per hotelieret dhe per te gjithe ata qe jane te angazhuar ne sektorin e turizmit sepse sido qe te shkoje ky sezon shumica e tyre luftojne per mbijetese.
 
Mbijetese sdo te thote te ulesh standartin qe ke krijuar ne punen tende :)

Te pakten une keshtu e shof, sjam per KÇK.
 
Ulje cmimi nuk domethene ulje standartesh

Gjithcka varet te supply and demand
Ose ofro me shume mbi sherbimin qe jep
Ose ul cmimin.

Me mire te humbesh para 300 euro nga nje klient
Se te humbesh 1000 euro

Rendesi ka mbijetesa.
Ne nje situate globale si kjo, rendesi nuk ka fitimi por minimalizimi i humbjes. Ne situata te tilla te jesh ne 0 quhet prape fitim sepse po mbijeton.

Nese nje hotel i cilesor mund te mbijetoj me cmime te larta por me oferta shtese eshte shume mire. Perndryshe ulje cmimi
 
Redaktimi i fundit:
Cmimet e hoteleve ne vendin tone jane katastrofale te shtrenjeta, madje jo vetem ne kohe sezone.

Paramendo t'i me lire ke hotel ne Rome se sa ne qytezen time :(:mad:
 
Ne Rome, jo large qendres se qytetit dhe afer shume pjeseve antike, hotel Ranieri ofronte cmime 40 - 46 euro per nate me mengjes.

Ulje cmimi nuk domethene ulje standartesh

Gjithcka varet te supply and demand
Ose ofro me shume mbi sherbimin qe jep
Ose ul cmimin.

Me mire te humbesh para 300 euro nga nje klient
Se te humbesh 1000 euro

Rendesi ka mbijetesa.
Ne nje situate globale si kjo, rendesi nuk ka fitimi por minimalizimi i humbjes. Ne situata te tilla te jesh ne 0 quhet prape fitim sepse po mbijeton.

Nese nje hotel i cilesor mund te mbijetoj me cmime te larta por me oferta shtese eshte shume mire. Perndryshe ulje cmimi
Ulje standardi eshte edhe ndryshimi i klienteles.
Nje hotel, ose nje aktivitet turistik krijon nje status dhe mundohet ta mbaje ate.
Une personalisht jam per strategji afatgjata dhe kjo qe thote marla eshte strategji afatgjate.
Naturisht jo te gjithe mund te aplikojne strategji te tilla sepse duhet te mbijetojne.
 
Me falni a munde te kuptoje cfare doni te thoni ju me ulje standardi dhe ndryshim klientele.
 
Cdo aktivitet sherbimi synon nje target te mirepercaktuar klientele.
Ne rast se une synoj shtresat "e larta", flas financiarisht, atehere krijoj nje standard shume te larte produkti dhe sherbimi.
Nga momenti qe une ul cilesine e produktit dhe sherbimit klientela ndryshon automatikisht.
Ne Montecarlo, Biarritz, Baden-Baden, Cannes, Lloret del mar etj, ka apo nuk ka kliente kafja kushton 5 €.
Kjo quhet strategji ne targetimin e klienteles.
 
Ti ndajme gjerat. A jemi duke diskutu per bregdetin shqiptar apo jemi duke diskutu per Nice, Palma de Mallorka, Dubrovnik. Qar klientele e standardi ke ne Shqiperi ku 95 % e hoteleve ne bregdet dimrit e vjeshte e ke 20 € veres e ke cmimin: po te zura ta vura ?
 
Per bregdetin shqiptar.

Ka hotele ne Shqiperi qe kane standarte si ne fasilitetet qe ofrojne sherbimin stafin e kualifikuar sipas organiframes te kompanise hoteliere si dhe cmime te percaktuara ne baze te sezonit vjetor. (Low and peak season) Ashtu sic ka e dru me pre dhoma plazhi me qera apo biznes familjar ku cuni goca prinderit punojne kudo.

Nuk eshte 95% ka ndryshuar turizmi ne Shqiperi mgjate varet dhe nga zgjedhja jote ku shkon dmth. Vihet re nje tendence e pushuesve te buaj ne brigjet e detit Jon keto 5 vitet e fundit kur them te huaj flas norvegjez angleze gjermane italiane hollandeze etj te cilet kane feedback te mire nga reviews qe lejne ne faqen e booking te hoteleve perkates qe zgjedhin ne jug.

Kshu qe kjo antireklama jote sme duket fare relevante. :)
 
Hotelet/Restorantet nuk mund te ulin as cmimin e as cilesin kjo dihet sps ne moment qe ben ulje 30/40% per te "mbijetuar" ket sezon duhet rujt cilesia standarti qe ofron "nuk na pelqen" si shqiptar qe jemi por sic tha @Marla kur vin te huaj mbase do ket me pak ket sezon por te huajt u bere sherbim e cilesi te mir Ata vin e do vin vitin tjeter prap ama 1 her dy ulje standarti nuk vin me kshu qe duhet mbajt me domosdo
 
Nqs vertet e bejne kete gje Kryesorja eshte te jete dhe cilesia e ushqimit dhe sherbimit e mire.Besoj dhe jam e mendimit qe shqiptari ta plas ne surrat Duke te thene "per aq sa ke paguar mire e ke dhe aq por mbyll gojen ".( Jo te gjithe)
 
Lol andej Kamarjeri edhe e ben ?
Nuk e di vertet se sa taksa pagun biznesi ne shqiperia por un e hap se hap kam £15mij business rates qe duhet paguar Bashkis/Komunes plus %20 e stafit plus 40% te profitit po ula cmimet zdo mbijetoj dot
Kam mendimin qe ket sezon esht e veshtir po tjetri do jet akoma me I veshtir sps shum kompani do mbyllen shum njerez do humbin vendin e punes tani kan lek po vitin tjeter do jet me keq!
 
Fatkeqesisht eshte mese e vertet kjo qe thua pasi punoj ne nje biznes ( e njohur ne mbare boten) qe situatat e tilla Po e cojne drejt falimentimit persa I perket greqise.Kerkohet nje perqindje e caktuar qe eshte e pamundur te realizohet nderkohe qe shume biznese dhe aktivitete Jan te mbyllura ( pasi funksionojme zinxhir) sado perqindje ulje te behet . Ky eshte vetem fillimi I nje krize te madhe boterore qe un e quaj lufta e 3 boterore ,lufta x mbijetese .?
 
Cdo aktivitet sherbimi synon nje target te mirepercaktuar klientele.
Ne rast se une synoj shtresat "e larta", flas financiarisht, atehere krijoj nje standard shume te larte produkti dhe sherbimi.
Nga momenti qe une ul cilesine e produktit dhe sherbimit klientela ndryshon automatikisht.
Ne Montecarlo, Biarritz, Baden-Baden, Cannes, Lloret del mar etj, ka apo nuk ka kliente kafja kushton 5 €.
Kjo quhet strategji ne targetimin e klienteles.

Nuk ndryshon klientela nese ne nje kohe pandemie preken te gjitha shtresat e shoqerise, dhe shtresat me te varfera preken me shume. Po ata qe kane leke do shkojne ne hotele me te shtrenja. Dhe ne kohe pandemie edhe biznesi i tyre do kete pasur humbje. Ulja e cmimit ose paketime shtese brenda cmimit te zakonshem i jep nje arsye me shume tjetrit te vij te ty.

Dhe ulja e cmimit se prish synimin afatgjat.

Sbesoj se hotelet ne Shqiperi terheqin multi milardier qe mos ta cajne koken per cmimet ne Shqiperi dhe te presin shume nga cilesia e larte?
Mendon se Hoteleria ne Shqiperi i afrohet vendeve me lart per te vene shuma marramendese?
 
Redaktimi i fundit:
.

Nuk eshte 95% ka ndryshuar turizmi ne Shqiperi mgjate varet dhe nga zgjedhja jote ku shkon dmth. Vihet re nje tendence e pushuesve te buaj ne brigjet e detit Jon keto 5 vitet e fundit kur them te huaj flas norvegjez angleze gjermane italiane hollandeze etj te cilet kane feedback te mire nga reviews qe lejne ne faqen e booking te hoteleve perkates qe zgjedhin ne jug.

Kshu qe kjo antireklama jote sme duket fare relevante. :)
Po reviews mund te lej kushdo, te huaj e vendas.
Por une mendoj se 99.9% e ketyre te huajve jane thjesht familje te zakonshme, ashtu si nje familje mesatare ne Shqiperi, por ndryshimi nga ana financiare per nje familje normale ne Shqiperi me vendet qe ke permendur ti eshte i madh.

Dhe duke marre rroge te mire ne vendet e veta e perballojn cmimet e hoteleve duke konsideruar parajsen qe eshte jugu Shqiperise.

Mendon se po keta klintele shkojne ne hotelet me te shtrenjta ne vendin e vete? Apo kur shkojne ne nje vend tjeter me standarte me te larta?
 
Hotelet/Restorantet nuk mund te ulin as cmimin e as cilesin kjo dihet sps ne moment qe ben ulje 30/40% per te "mbijetuar" ket sezon duhet rujt cilesia standarti qe ofron "nuk na pelqen" si shqiptar qe jemi por sic tha @Marla kur vin te huaj mbase do ket me pak ket sezon por te huajt u bere sherbim e cilesi te mir Ata vin e do vin vitin tjeter prap ama 1 her dy ulje standarti nuk vin me kshu qe duhet mbajt me domosdo
Restorantet nuk mund te ulin cmimet se humbjet i kane me te medha, se cdo gje eshte me shtrenjt, perimet, mishi, peshku. Por nese ofron nje meze apo nje tiramisu nga shtepia nuk behet qameti. Nese nje tave tiramisu te kushton 10 euro per ta bere e 5 dollar shet nje pjese nuk humbet asgje, perkundrazi perfiton gojen e mire nga klienti. Eshte edhe nje shenj falemenderimi nga ana juaj. Ose nje teke lemonciello nga shpia.

Hoteleria se ka humbjen qe kane restorantet, edhe nese ofrojne vetem mengjes, sa mund te kushtojne arka e vezeve, bidonat e qumeshtit, recelet, buka? A mbulohen me nje dhome hoteli te vetem?

Nese presin xhiro te larte ska perse te ulin cmimin
Por nese as gjysma e hotelit nuk mbushet nuk mendon eshte me mire te ulin cmimin per ate sezon?
Klienti ska pse te pres sezonin e ardhshem te njejtin cmim po nga i njejti hotel.

Ne metropolet e huaja u ulen cmime ne hotele gjigande, dhe pastaj u mbyllen. Sepse kerkesa ishte e ulet.
E cmimet do shkojne po aq lart sa ishin perpera se ti prekte pandemia
 
Tani hotelet se di me saktesisht skam punua naj her nto kshu qe smund ta them fiks
Nje gje duhet kuptuar si biznes qe te jesh me kok mbi uj duhet tjet 1/3 dmth te kushto Tiramisu me e ba 10€ ti si biznes duhet te nxjerresh €30 nga ajo per te mbajt nje €5 euro fitim nryshe del ne humbje Nuk dhogorit vetem sa te kushton ta besh por futen ne at varg puntori qe e beri dritat kamarjari uj gazi e me rradh deri te shkoj te klienti
Jam dakort qe pqs ke mundesin ok nje breakfast ose nje gje ja ofron por qe te ulesh cmimet me 30/40% jo te gjith mund ta perballojn
 
Tiramisu ska nevoj per gaz, e fundja fundit sa mund te kushtoj drita dhe uji? Nje euro? 3 euro?

Punetoret besoj se ku jeton ti nuk paguhen nga cfare bejne, por per kohen qe jane aty. Tiramisu kushton hic gje, si pasta dhe ne te dyja rastet perfitimet jane me te larta dhe shpenzimet te ulta. Nuk eshte si peshku

E kuptoj qe shpenzimet (prodhimi vete, uj, gaz, drita, punetoret, qeraja, etj) futen te cdo send por vete tiramisu nuk kushton shume dhe nga nje tave mund te nxjeresh 20 copa, e nese jep gjysmen nga shtepia prape humbje nuk ke, biles edhe sikur ta japesh te gjithe ate. Vete shenja e falenderit tuaj eshte reklame, ku neser ai ose ajo i thote shokut a shoqes te vete. Jo qe ushqimi ishte i shijshem, i fresket, por ajo embelsira ne fund na kenaqi shume, e bere nga duart e cook e ishte nga shtepia :p reklam me cmim te ulet. :p

Ka domethenie :)
 
Po pse puntoret kush I pagun? Taksta apo nuk quhen shpenzime ato? Per tba tiramisu do blesh vezen alkolin cream sheqer kafe nuk futen te lista e shpenzimeve?
 
Vetem domethenia i mbulon keto shpenzime
Dhe ato shpenzime nxjerin shume tava tiramisuje.

Nese nga nje tavoline nxjer €200, mendon se je ne humbje nese ofron nje cope tiramisu nga shpija?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top