Horoskopi, yjet ju tregojnë se çfarë muzike ju përshtatet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Horoskopi, yjet ju tregojnë se çfarë muzike ju përshtatet

shenjat-768x432.jpg


A ju pëlqen muzika lirike si Demi apo ‘country’ si Bricjapi? Zodiaku ju ndihmon të zbuloni muzikën më të përshtatshme


Kur bëhet fjalë për muzikën, askush nuk mbetet indiferent. Ne të gjithë kemi një këngë të preferuar ose zhanër muzikor, të aftë për të ngjallur tek ne ato emocione që do të donim të na shoqëronin gjithmonë. Ka nga ata që preferojnë meloditë relaksuese dhe ka të tjerë që kanë nevojë për diçka të fortë për të rezonuar brenda vetes. Bazuar në shenjën tonë të zodiakut, mund të zbulojmë se cili zhanër muzikor është më i përshtatshmi për nevojat tona. Horoskopi dhe Yjet na bëjnë një fonogram për ditët tona, duke na dhënë disa ide interesante!

DASHI – Zhanri muzikor që i përshtatet më së miri personalitetit tuaj mund të jetë vetëm roku, në të gjitha format e tij. Tingujt e kitarës elektrike ju transmetojnë ndjesi të papërshkrueshme, të cilat ju japin energji dhe pasion. Në rininë tuaj ndoshta keni krijuar një grup për të luajtur ose keni kënduar këngët e grupeve tuaja të preferuara: Pink Floyd, Queen, Guns N’Roses, Led Zeppelin etj. Kur zemërimi të sulmon, nuk ka zgjidhje më të mirë se ta dëgjoni këtë muzikë në vëllim të plotë derisatë qetësoheni plotësisht.

DEMI – Ju jeni një person i qetë, i butë dhe madje edhe kur është fjala për muzikë, vështirë se mund të propozoni diçka shumë të lartë dhe shurdhuese për veshët tuaj. Zhanri muzikor më i përshtatshëm për nevojat tuaja është muzika lirike. Tonet e larta të zërit të këngëtarit që pëlqejnë dhe ju apasionojnë. Ju pëlqejnë gjithashtu elementët teatror që shpesh shoqërohen me këtë lloj muzike. Paganini, Rossini dhe Verdi shoqërojnë me kënaqësi mbrëmjet tuaja, ndërsa ju relaksoheni në divan dhe pini diçka.

BINJAKثT – Për një person të gjallë dhe të lëvizshëm si ju, një nga zhanret më të përshtatshme muzikore mund të jetë muzika elektronike, në të gjitha variantet e saj: Hard Style, House, Techno etj. Ju shpesh shkruani rreth grupeve të reja dhe keni kënaqësi t’i dëgjoni këngët e tyre të mahnitshme në vëllim të plotë në të gjithë lagjen (dhe gjithashtu mendoni se është një mënyrë e mirë për të biseduar). Jo vetëm në shtëpi, por edhe në makinën tuaj mund të gjeni pako të CD-ve, të cilat ju i zgjidhni sipas disponimit të ditës.

GAFORRJA – Muzika është terapeutike për ju: nëse jeni duke përjetuar një periudhë romantike, dëgjoni vetëm këngë dashurie. Nëse sapo keni mbyllur një histori dashurie, ju dëgjoni vetëm këngë melankolike. Nëse duhet të dilni me miqtë, dëgjoni këngët më të nxehta të momentit. Zhanri i përsosur muzikor për ju është definitivisht muzika pop, kryesisht italiane. Ju pëlqen të këndoni me zë të lartë (dhe nga zemra), në makinë apo në dush, këngë të fundit nga Renga ose Cremonini ose Tiziano Ferro.

LUANI
– Ju pëlqen ideja e kombinimit të muzikës me vallëzimin, sepse është një mënyrë e mirë për të treguar bukurinë tuaj dhe për të tërhequr vëmendjen e atyre që janë përreth jush. Muzika latino-amerikane është një zhanër i përshtatshëm për ju që dëshironi të argëtoheni dhe të kaloni disa mbrëmje të gëzueshme me partnerin tuaj ose miqtë tuaj. Rumba, cha cha cha dhe samba ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në pushime edhe në rutinën tuaj të përditshme. Tekstet melodike gjithashtu ju pëlqejnë.

VIRGJثRESHA
– Ju pëlqen muzika, por, si çdo gjë tjetër, jeni shumë selektiv dhe nuk dëgjoni gjithçka. Një lloj muzike që mund të përshtatet mirë me vargjet tuaja është muzika lounge. Ju pëlqen fakti që kjo lloj muzike ngjall tek ju ndjenjë qetësie dhe relaksimi, duke ju lënë të besoni që jeni në një oazë relaksuese ose në një oazë të vogël paqeje mes trafikut dhe kaosit të qytetit. Shpesh e lini atë të dëgjohet si sfond edhe për njerëzit që vijnë për t’iu parë në zyrë ose në shtëpi.

PESHORJA
– Ju i përkisni një shenje artistësh kështu që është thelbësore për ju që muzika të shoqërojë çdo ditë tuajën. Ju jeni një person i kulturuar, i rafinuar dhe elegant: lloji më i përshtatshëm i muzikës për ju është padyshim muzika klasike. ثshtë e lehtësisht e kuptueshme që në telefonin tuaj të caktoni orën me një zile melodie Mozart ose Bach. Për ju muzika është përdorur për të krijuar harmoni rreth jush, për të ribalancuar atmosferën kur ngjarjet e jetës së përditshme ju shpërqendrojnë.

AKREPI – Duke qenë se jeni një person i cili gjithmonë është i lidhur fort me të kaluarën e tij, ju pëlqen ideja se edhe muzika mund t’ju sjellë përsëri në kohë. Kolonat zanore të filmave janë në gjendje të përcjellin të njëjtat ndjenja që ndien gjatë shikimit me shpirtin e pasionuar dhe përfshi këtu edhe një thriller apo një komedi romantike. Ju jeni shumë interesant kur tregoni kulturën tuaj muzikore dhe kinematografike. Por mbani mend se jo të gjithë kanë të njëjtën kënaqësi kur dëgjojnë këtë lloj muzike që pëlqeni ju.

SHIGJETARI
– Përsa i përket muzikës gjithmonë doni të ecni me hapin e kohës. Ju jeni gjithmonë të vetëdijshëm për grupe të reja ose zhanre të reja muzikore që po shfaqen dhe për të gjetur hapësirë të mjaftueshme në radiot si dhe në rrjetin mediatik. Shpirti juaj alegër dhe festiv ju bën të preferoni zhanre muzikore si hip hop ose R n’B (Rhythm and Blues). Këngëtarët si Mary J. Blige ose Jasmine Villegas ose Ne-Yo marrin të gjithë admirimin dhe nderimin tuaj. Duhet të rezistosh që të mos krijosh fjalë kur të këndosh këngët e tyre!

BRICJAPI – Edhe sikur të keni reputacionin e të qenit një person i cili ia kushton jetën tërësisht punës së tij, edhe ju keni nevojë të argëtoheni dhe të mbushni kohën tuaj të lirë me pak muzikë që do t’ju shkëpusë nga angazhimet tuaja të përditshme. Një lloj muzike që ju pëlqen është muzika country. Kjo është arsyeja që në dokumentet e zyrës tuaj mund të shihni albumin e John Denver ose Alan Jackson apo Taylor Swift.

UJORI – Për ju jeta është muzikë dhe ju nuk mund të jetoni pa të! Shumë persona të shenjës tuaj kanë vendosur t’ia përkushtojnë jetën e tyre muzikës. Ju pëlqen të lëvizni midis zhanreve të ndryshme dhe mund të gjeni diçka të bukur tek të gjitha. Një zhanër muzikor që ju përshtatet veçanërisht mund të jetë muzika rap, veçanërisht kur teksti i këngës është jokorrekt. Ideja se muzika mund të shërbejë për t’u rebeluar kundër një sistemi shoqëror që nuk punon përshtatet me idealet tuaja!

PESHQIT – Edhe pse në pamje të parë ju jeni një person shumë i qetë, por brenda jush vetëm ju e dini se çfarë kaosi qarkullon. Në muzikë, kërkoni një instrument për të kuptuar më mirë botën tuaj të brendshme. Një zhanër muzikor i aftë për të vënë në lëvizje atë që keni brenda mund të jetë jazzi. Ritmi dhe improvizimet që karakterizojnë këtë zhanër ju sjell ndjesi të tilla që nuk mund t’u rezistoni. Dhe sigurisht për t’iu bërë të lumtur do të mjaftonte një biletë për në koncert.

gazeta-Shqip.
 
Pikerisht!! :)
DEMI – Ju jeni një person i qetë, i butë dhe madje edhe kur është fjala për muzikë, vështirë se mund të propozoni diçka shumë të lartë dhe shurdhuese për veshët tuaj. Zhanri muzikor më i përshtatshëm për nevojat tuaja është muzika lirike. Tonet e larta të zërit të këngëtarit që pëlqejnë dhe ju apasionojnë. Ju pëlqejnë gjithashtu elementët teatror që shpesh shoqërohen me këtë lloj muzike. Paganini, Rossini dhe Verdi shoqërojnë me kënaqësi mbrëmjet tuaja, ndërsa ju relaksoheni në divan dhe pini diçka.
 
mua me pelqejne te gjitha zhanret e muzikes, dhe me kesaj times i paska rene ne koke.
 
bach.. yahhh!!
 
Horoskopi, yjet ju tregojnë se çfarë muzike ju përshtatet
PESHQIT
– Edhe pse në pamje të parë ju jeni një person shumë i qetë, por brenda jush vetëm ju e dini se çfarë kaosi qarkullon. Në muzikë, kërkoni një instrument për të kuptuar më mirë botën tuaj të brendshme. Një zhanër muzikor i aftë për të vënë në lëvizje atë që keni brenda mund të jetë jazzi. Ritmi dhe improvizimet që karakterizojnë këtë zhanër ju sjell ndjesi të tilla që nuk mund t’u rezistoni. Dhe sigurisht për t’iu bërë të lumtur do të mjaftonte një biletë për në koncert.

gazeta-Shqip.
Thinjat më dolën nga kjo fjala mundet.
Edhe horoskopi nuk i kupton peshqit, yyyyy
Kaosin e brendshëm e rregullon vetëm metal, hard rock, por pse jo edhe opera ose jazz ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top