Horoskopi: Parashikimi Serioz

Horoskopi ditor, e hënë 14 dhjetor 2020​


Shiko fotografinë 1768362

Dashi

Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin propozime pa fund. Mire është te marrin kohen e duhur për te bere seleksionime para se te vendosin. Ne planin financiar yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do ju ndihmojnë te dilni nga situata delikate.

Demi

Do kaloni çaste te lumtura sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do dëshironi te ndaheni asnjë çast prej tij. Ndjenjat do i shprehni si kurrë me pare. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme gjate secilës mund te mërziten tej mase. Me financat duhet te bëni sa me shume kujdes qe te mundeni. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni te pamatur sepse situata do ju dale jashtë kontrollit.

Binjaket

Surprizat do jene te njëpasnjëshme gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione te paimagjinueshme. Beqaret do ndihen gati te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm e vetëm qe te gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo sektor. Gjendja e financave do jete me e mire se kohet e fundit dhe do arrini te kryeni disa shpenzime me tepër.

Gaforrja

Dite tejet harmonike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do I zgjidhni qe ne mëngjes disa dyshime qe keni pasur dhe do jeni te qete. Beqaret duhet ta hapin zemrën dhe te pranojnë çdo ftese qe do iu behet. Vetëm ne këtë mënyrë do mund te ndryshoni status. Ne planin financiar mundohuni te tregoheni me te arsyeshëm sepse gjendja do jete e paqëndrueshme.

Luani

Ne jetën tuaj ne çift nuk duhet te tregoheni autoritare. Partneri nuk do jete shume ne humor dhe mund te mos e duroje dot sjelljen tuaj. Beqaret do kenë një dite tejet pasionante dhe te mbushur me ftesa nga persona te ndryshëm. Do jete ne dorën e tyre çdo lloj zgjedhjeje. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani te ekuilibruar. Dëshira për te shpenzuar do jete tejet e madhe.

Virgjeresha

Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar aspak për te nesërmen. Mundësitë për aventura do jene te shumta për te gjithë ata qe janë beqare. Financat do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Gjithçka do jete ndryshe nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni për te ardhmen.

Peshorja

Asnjë planet nuk do ndikoje ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite kështu qe bëni ato qe do ndieni pa menduar aspak se çfarë do thonë te tjerët. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por do mund te fillojnë edhe lidhje interesante dhe emocionuese. Ne planin financiar nuk duhet ne asnjë mënyrë te ndërmerrni rreziqe sepse situata nuk do jete e favorshme.

Akrepi

Jeta ne çift nuk do jete aspak e mire gjate kësaj dite. Do keni debate te shumta me partnerin dhe nuk do ndiheni rehat pranë tij. Flisni dhe shprehini gjithçka. Nuk ia vlen te kesh një lidhje kur nuk ndiheni mire. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi te mira për takime, por nuk do përfitojnë. Financat do jene te qëndrueshme, por për te bere me tepër shpenzime duhet te prisni.

Shigjetari

Dita e sotme do jete shume e kënaqshme për ata qe janë ne një lidhje dhe ne çdo çast do e shprehin lumturinë qe do ndiejnë. Beqaret do fillojnë romanca te këndshme dhe emocionet do jene te fuqishme. Shpesh do ju duket vetja si ne ëndërr. Ne planin financiar gjerat do ecin mire nëse dini sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë.

Bricjapi

Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla. Mos kërkoni gjithmonë qe te dale e juaja sepse do keni mosmarrëveshje. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim por as sot nuk do e gjejnë personin e duhur. Mos e humbisni besimin. Financat nga ana tjetër do jene te stabilizuara. Mund te bëni pa problem edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Ujori

Do qëndroni shume besnike sot juve qe jeni ne një lidhje dhe as qe do tundoheni te shikoni dike tjetër. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe do humbin mundësi shume te mira. Dikush tjetër do tregohet me i shkathet dhe do ua rrëmbejë nga duart. Financat do jene te mbrojtura. Nuk do keni asnjë lloj tronditjeje kështu qe mund te jeni te qete ne këtë pike.

Peshqit

Do kërkoni me shume liri ne jetën tuaj ne çift sot, por këtë nuk do e bëni ne mënyrën e duhur. Atmosfera do filloje te elektrizohet dhe mosmarrëveshjet do jene te mëdha. Beqaret duhet te maten disa here para se te hedhin hapa sepse me vone nuk do ketë kthim mbrapa. Financat për disa do jene te mira, ndërsa për disa te tjerë do duhet pak kohe qe gjendja te stabilizohet.
 
@Senseo na paska qellu lool

Do qëndroni shume besnike sot juve qe jeni ne një lidhje dhe as qe do tundoheni te shikoni dike tjetër. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe do humbin mundësi shume te mira. Dikush tjetër do tregohet me i shkathet dhe do ua rrëmbejë nga duart. Financat do jene te mbrojtura. Nuk do keni asnjë lloj tronditjeje kështu qe mund te jeni te qete ne këtë pike.
 
  • Haha
Reactions: D.
Ne jetën tuaj ne çift nuk duhet te tregoheni autoritare. Partneri nuk do jete shume ne humor dhe mund te mos e duroje dot sjelljen tuaj. Beqaret do kenë një dite tejet pasionante dhe te mbushur me ftesa nga persona te ndryshëm. Do jete ne dorën e tyre çdo lloj zgjedhjeje. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani te ekuilibruar. Dëshira për te shpenzuar do jete tejet e madhe


Autoritare kam lindur dhe e till do vdes; eshte karakteri im i papershtatshem me 99,99periodik % te botes lol

Kurse pasioni do jet duke flejt gjum lol
 

Horoskopi ditor, e martë 15 dhjetor 2020​

Shiko fotografinë 1768513

Dashi
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prandaj do ndiheni gjithë kohës mire. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer gjithmonë dhe do bien ne melankoli. Jupiteri nga ana tjetër do sjelle fat me shumice ne planin financiar. Do
dilni nga situata delikate ku kishit rene.

Demi
Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Tregohuni shume te kujdesshëm sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment. Beqaret do jene tërheqës dhe do bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi dhe probleme. Do jeni te qete kur te kryeni çdo
investim te nevojshëm.

Binjaket
Duhet te luftoni fort sot kundër rutinës ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te përjetoni serish kënaqësi si ne fillim. Mund te lodheni pak, por do ndiheni te plotësuar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si ata e kishin menduar. Ne planin financiar do keni vetëm disa probleme te vogla te cilat do
zgjidhen menjëherë. Do ndiheni me te qete me vone.

Gaforrja
Çështjet e zemrës do ecin me se miri gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh si duhet me personin qe keni ne krah dhe as qe do ju besoni intrigave qe do thurin te tjerët për t’iu ndihmuar. Beqaret duhet te tregohen me te vëmendshëm sepse përndryshe do ju shpëtojnë mundesi te mira. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate edhe për pak kohe.

Luani
Dite e mire për te dashuruarit, por e shkëlqyer për ata qe janë ende beqare. Këta te fundit do përjetojnë emocione te paimagjinueshme dhe do mahniten nga disa persona qe do i joshin. Ata qe kane prej kohesh një partner do kalojnë momente te këndshme dhe jo problematike. Ne planin financiar duhet te respektoni disa rregulla nëse
nuk doni qe situata te përkeqësohet.

Virgjeresha
Mëngjesi do jete i qete për ata qe janë ne një lidhje, por duke filluar qe nga mesdita e deri ne pret e darkës emocionet do jene te fuqishme dhe kënaqësitë te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret nuk do duan te ndryshojnë statusin edhe pse mundësitë do jene te mira. Ne planin financiar do e dini mire
çfarë hapash te hidhni.

Peshorja
Do jeni shume te zënë me pune dhe me çështjet familjare gjate kësaj dite prandaj ka rrezik te mos i kushtoni vëmendjen e duhur parterit tuaj. Mire është qe për gjithçka te flisni hapur me te. Beqaret do ndihen te plotësuar sepse do e gjejnë qe ne mëngjes personin për te cilin do iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar mund te keni
ndonjë problem te vogël për shkak se nuk do rezistoni dot pa shpenzuar.

Akrepi
Me ne fund, pas një periudhe delikate qe keni kaluar, do mund te rivendosni dialogun ne jetën tuaj ne çift. Do afroheni edhe pak me shume me partnerin tuaj. Beqaret do njihen me një person gjate një feste te organizuar nga miqtë dhe do e pëlqejnë tej mase. Ne planin financiar çdo gjë ka për te ecur ashtu si e kishit menduar. Ju e dini
mire çfarë hapash te hidhni qe te mos keni probleme.

Shigjetari
Duhet te tregoheni besnike dhe te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjithçka t’iu ece mire. Po joshet dike tjetër dhe po thuret gënjeshtra ndaj atij qe keni ne krah do keni probleme serioze. Beqaret do bien koke e këmbë me një te panjohur dhe do fillojnë te ëndërrojnë për te. Me financat tregohuni sa me te matur sepse
po filluan problemet nuk do kenë te ndalur.

Bricjapi
Konfigurimi i yjeve do jete i shkëlqyer sot për jetën sentimentale te çifteve. Çdo gjë qe keni dëshiruar do mund t’iu plotësohet me ne fund dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës me disa persona dhe ne fund nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Financat do fillojnë te stabilizohen, fale ndihmës se te afërmve, por edhe
për shkak te maturisë suaj.

Ujori
Do e shihni me kujdes jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shume atë. Do bini ne te njëjtën mendje me partnerin. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asnjë te re. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Financiarisht do jeni te favorizuar nga yjet. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e dëshiruara
dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për te ardhmen.

Peshqit
Do tregoheni te arsyeshëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj te zemrës. Beqaret do ndihen gati ta pranojnë propozimin qe ju ka bere dikush dhe do fillojnë shpejt një lidhje. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do arrini ta ndryshoni menjëherë gjendjen ne te cilën ndodheshit.
Shume shpejt do bëni edhe disa investime
 
Peshqit
Do tregoheni te arsyeshëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj te zemrës. Beqaret do ndihen gati ta pranojnë propozimin qe ju ka bere dikush dhe do fillojnë shpejt një lidhje. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do arrini ta ndryshoni menjëherë gjendjen ne te cilën ndodheshit.
Shume shpejt do bëni edhe disa investime
cila do me propozoje sot?
 
Ujori
Do e shihni me kujdes jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shume atë. Do bini ne te njëjtën mendje me partnerin. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asnjë te re. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Financiarisht do jeni te favorizuar nga yjet. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e dëshiruara
dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për te ardhmen.
Marshalla :p
 
Virgjeresha
Mëngjesi do jete i qete për ata qe janë ne një lidhje, por duke filluar qe nga mesdita e deri ne pret e darkës emocionet do jene te fuqishme dhe kënaqësitë te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum.
Jalla ??
 
  • Haha
Reactions: WxP

Luani
Dite e mire për te dashuruarit, por e shkëlqyer për ata qe janë ende beqare. Këta te fundit do përjetojnë emocione te paimagjinueshme dhe do mahniten nga disa persona qe do i joshin. Ata qe kane prej kohesh një partner do kalojnë momente te këndshme dhe jo problematike. Ne planin financiar duhet te respektoni disa rregulla nëse
nuk doni qe situata te përkeqësohet.
Do kesh gabuar horoskop se un ket muj jam : me rrini larg se e hengret turive lol
 

Horoskopi ditor, e mërkurë 16 dhjetor 2020​



Shiko fotografinë 1768648

Dashi
Do ngrini shume pikëpyetje gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe atmosfera ne çift mund te behet here pas here elektrizuese. Beqarët do fillojnë një lidhje afatgjate e cila ne shume momente do i beje te ndihen si mbi re. Ne planin financiar duhet te prisni edhe pak kohe para se te kryeni investimet e menduara. Gjendja ende nuk është aq e qëndrueshme sa duhet.

Demi
Do dashuroheni si kurrë me pare sot me atë qe keni ne krah dhe do përjetoni kënaqësi te forta. Partneri do dije si t’iu beje te ndiheni mire. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë sepse me gënjeshtra nuk mund te shkojnë askund. Financat do jene te qëndrueshme nëse nuk kryeni shpenzime te konsiderueshme ne çdo moment.

Binjaket
Do përjetoni kënaqësi te njëpasnjëshme sot ju qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me fat qe keni partnerin ne krah. Mesdita do jete e veçante. Beqaret do afrohen mjaft me dike i cili prej kohesh i vazhdonte dhe kishte simpati. Ne planin financiar mos u tregoni te paduruar sepse mund te bëni gabime te pandreqshme. Edhe huat lërini për me vone për t’i shlyer.

Gaforrja
Gjate gjithë ditës do merrni bekimin e yjeve dhe gjerat do ju ecin për mrekulli ju te dashuruarve. As vete nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjithçka mund te ndryshonte kaq shpejt. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës me miqtë e ngushte dhe nuk do ndiejnë nevojën për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar bëjini mire llogarite ne mënyrë qe te mos ju lindin probleme me vone.

Luani
Pasioni ne çift do shtohet fuqishëm gjate gjithë kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri e dashuroni fort njeritjetrin dhe doni qe gjithçka t’iu ece sa me mire. Beqaret nuk do kenë me shume fat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten serish vetëm. Ne planin financiar nuk do gjendeni ne një situate te zakonshme, por nuk do ndaleni derisa ta gjeni një zgjidhje sa me te mire.

Virgjeresha
Mos u druani aspak gjate kësaj dite, por shprehjani sa te mundni ndjenjat atij qe keni ne krah. Vetëm kështu do e ruani te ngrohte atmosferën ne çift. Beqaret do përzgjedhin tej mase dhe nuk do mund te fillojnë një lidhje ashtu si e kishin menduar. Gjendja e financave do jete goxha me e mire se me pare. Do merrni disa shpërblime te hershme.

Peshorja
Dita do jete shume e mire sot për te gjitha ata qe janë ne një lidhje. Do i kuptoni gabimet e bëra me pare dhe do mundoheni sa te mundni qe t’i ndreqni ato. Edhe beqaret do kenë me ne fund dashuri me shikim te pare. Gjithë e ardhmja do ju ndryshoje brenda disa sekondash. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te hidhni hapa sepse mund te tronditeni fort.

Akrepi
Shtojini pak me shume dozat e fantazisë sot ju qe jeni ne një lidhje dhe do e shohin qe çdo momente do jete fantastik dhe plot kënaqësi. Beqaret nuk do ndalen se kërkuari princin e kaltër, por nuk do mund ta gjejnë dot atë. Merkuri fatmirësisht do sjelle fat ne planin financiar dhe do ju ndihmoje t’i zgjidhni problemet qe keni pasur. Do jeni me te qete kur te blini gjerat e domosdoshme.

Shigjetari
Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet akoma me shume gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do jete ashtu si e keni dëshiruar gjithmonë. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë me tepër sesa aq. Financat po nuk i menaxhuat me përkujdes e maturi do keni probleme te mëdha. Nëse keni mundësi kërkoni ndihmën e ndonjë specialisti.

Bricjapi
Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe realiteti do ju duket akoma me zhgënjyes. Ata qe kane pasur zënka do vazhdojnë te jetojnë ne një ambient elektrizues. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë sepse mundësitë me te mira do jene pas disa ditësh. Financat do jene interesante dhe tejet delikate. Mos kryeni asnjë lloj shpenzimi.

Ujori
Ndajini te gjitha mendimet dhe idetë qe keni për lidhjen ne çift sot dhe mundohuni qe për gjithçka te bashkëpunoni se bashku. Beqaret do jene te ngarkuar me pune dhe nuk do kenë mundësi te dalin me personat qe do i ftojnë. Me financat tregohuni sa me vigjilente qe te mundeni te paktën derisa gjendja te stabilizohet disi. Ju mund ta bëni këtë.

Peshqit
Do mbylleni ne vetvete sot ju te dashuruarit dhe nuk do keni një marrëdhënie te mire me partnerin. Beqaret do kërkojnë pa fund dhe ne çdo vend qe do shkojnë për princin e tyre te kaltër. Vetëm një pjese e vogël do mund t’ia arrije qëllimit. Gjendja e financave do jete kryesisht e kënaqshme për shkak te ndihmës se madhe qe do ju ofrojnë disa te afërm.
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top