Holbrooke: Serbia të kushtëzohet me njohjen e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Holbrooke, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të mos pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë në kuadër të proceseve integruese në BE, përderisa Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Holbrooke, po qëndron në Prishtinë. Pas takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësit e institucioneve qendrore, Holbrooke tha se ndihej shumë i gëzuar që kishte rastin të vizitonte Kosovën e pavarur.

Ambasadori amerikan tha se kosovarët duhet të jenë të kënaqur me faktin se Kosova është njohur tashmë nga 46 vende. “Marrë parasysh diplomacinë agresive të Rusisë kundër pavarësisë dhe njohjes së Kosovës, shifra prej 46 vendeve është shumë e mirë”, u shpreh ambasadori Holbrooke.

Tash, shtoi Holbrooke, "është më e rëndësishmja që Kosova të njihet edhe nga vendet fqinje, sidomos nga Maqedonia dhe Mali i Zi".

Ai tha se presidenti serb, Boris Tadiq, është një demokrat që tash edhe duhet të dëshmohet para se të pretendojë të shtyjë vendin e tij drejt BE-së.

Ambasadori Holbrooke i ka sugjeruar lidershipit të Kosovës që të mos përqendrohet vetëm në numrin e njohjeve, pasi që tani, siç tha ai, është me rëndësi që në Kosovë të ketë një përparim ekonomik. /REL/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top