Holanda ankohet për numrin e madh të turistëve

Pritet që në vitin 2030 Holandën ta vizitojnë rreth 42 milionë turistë, ndërsa në vitin 2018 këtë shtet e vizituan 18 milionë njerëz. Bordi holandez për turizmin ka filluar të shqetësohet.

Ky bord tashmë do ta bëjë një ndryshim të madh. Në vend se ta promovojnë vendin e tyre si destinacion turistik, ata po mundohen ta menaxhojnë numrin e madh të turistëve që po vijnë në Holandë me aeroplanë, trena dhe vetura.



“Ne themi se më shumë nuk nënkupton patjetër më mirë, vërtet jo gjithkund. Për të qenë të aftë për t’i kontrolluar vizitorët, duhet të fillojmë të marrim masa që tani. Në vend të promovimit të turizmit, është koha për menaxhim të turizmit”, thuhet në njërin nga dokumentet e këtij bordi.

Sipas një dokumenti të kësaj strategjie, turistët duhet të bindem për të mos i vizituar disa vende dhe duhet të merren masa tjera, përfshirë mbylljen e vendeve tërheqëse për vizitorët dhe zbatimin e një takse për turistët. Thuhet se standardi i jetës së holandezëve në zona të caktuara është nën presion nga turistët.

“Turizmi nuk është qëllim. Disa qytetet dhe rajone janë shumë të ngarkuara dhe ka shumë turistë kinezë të interesuar për t’i vizituar zonat turistike”, tha një zëdhënëse e bordit për turizëm, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
 
Redaktimi i fundit:
Euu,mireqenia ekonomike ne pergjethesi te ben te "besh cicrra ne hell" kur themi.
Tani dhe keta nuk varen nga turizmi me sa duket,keshtu qe munden lirisht te vene kushte |taks" rregullore,ngarkes per turistin qe te futet ne nje kontur me kontrollues nga ana e menaxhimit me te lehte te tyre.
 
Për mendimin tim, Holanda është vendi më i bukur dhe e kuptoj këtë fluks të turistëve atje.
Por si një vend me sipërfaqe të vogël që është, nuk mund t'i përballojë dot kaq shumë njerëz...
 
une them qe ca turisteve qe blejne pakete per ne hollande te ju behet e ditur qe egziston edhe shqiperia me malet e saj plot blerim mbuluar
 
une them qe ca turisteve qe blejne pakete per ne hollande te ju behet e ditur qe egziston edhe shqiperia me malet e saj plot blerim mbuluar
Ata që nisen për në Holandë, duan të shohin zhvillim dhe arkitekurë të bukur. Shqipëria nuk shquhet për këto.

Në Shqipëri vijnë vetëm ata që janë kureshtarë, se si është ky vend. Për Shqipërinë të huajt kanë më pak informacion se për vendet e tjera.
 
Ata që nisen për në Holandë, duan të shohin zhvillim dhe arkitekurë të bukur. Shqipëria nuk shquhet për këto.

Në Shqipëri vijnë vetëm ata që janë kureshtarë, se si është ky vend. Për Shqipërinë të huajt kanë më pak informacion se për vendet e tjera.
artini se kisga per ate pjese turistesh e kisha per ato qe ikin per bar
 
Meqe jan anku holandezkat un kisha nder mend me shku por nuk shkoj . :D :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top