HIV/AIDS, më shumë të prekur këtë vit në Shqipëri.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Vitin e fundit është rritur në mënyrë dramatike numri i presonave me Hiv/Aids në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik raporton 65 raste te reja, 3 prej të cilëve fëmijë.

Kjo është shifra më e lartë vjetore identifikuar ndonjëherë që nga shfaqja e rastit të parë në vitin 1993. Tanimë zyrtarisht në Shqipëri numri i personave Hiv pozitiv arrin në 478 raste. Cfarë bie në sy është se vazhdon të mbizotërojë transmetimi i virusit përmes rrugës seksuale. 92% e rasteve janë infektuar në këtë mënyrë. 82% e tyre janë heteroseksualë, ndërsa 10% homo ose biseksualë. Shumica e rasteve janë shumë të reja në moshë, 25-45 vjeç. 70% e tyre jane meshkuj dhe 30% femra.

Fatkeqësisht numri i fëmijëve mbërrin në 24 të prekur dhe këtë vit janë shënuar edhe dy vdekje të moshës pediatrike. Numri i testimeve vullnetare mbetet ende i ulët, çka tregon se shifrat e raporuara zyrtarisht janë vetëm maja e ajzbergut.

Në të gjithë botën raportohet se numri i personave që jetojnë me Hiv/Aids është 34 milionë dhe trajtimi përmes terapisë ka bërë që të rritet ndjeshëm jetëgjatësia e të prekurve. Që nga viti 1995 është parandaluar në këtë mënyrë vdekja e rreth 2.5 milionë njerëzve.

Megjithatë, sfida mbetet vaksina për shërimin e saj. Të dhënat e kërkimeve shkencore raportojnë arritje të suksessme dhe më në fund shpresë. E përditshmja amerikane “The Herald Sun”, duke i’u referuar kërkimeve të Duke University, Institutit të Shkencave dhe Matematikës në Karolinën e Veriut, tregon se arritjet për vaksinën parandaluese kanë arritur në një fazë shumë shpresëdhënëse.

Ky institut, i cili është pjesë e rrjetit kërkimor shkencor në të gjthë botën, raporton se zgjidhja është shumë më afër nga sa mendohet. Afatet akoma nuk bëhen të ditura, por të dhënat garantojnë se brenda pak vitesh, epidemisë më të madhe të shekullit, do t’i vijë fundi.


world+aids+day+ribbon.jpg
top-channel.tv
 
Pe: HIV/AIDS, më shumë të prekur këtë vit në Shqipëri.

Si nuk po gjendet sherim per kete semundje,.Nga njehere mendoj se ekziston por interesat e fshehta te nje oligopoli te fshehte qe drejtonjn boten ne fshehtesi me vendime arbitrare ne lidhje me boten ne interes tyre,,u intereson qe kjo vaksin te mos qarkulloj!
Gjynaf sidomos femija,..o zote duhet te jete e tmerrshme per prinderit qe jane te infektuar,.dhe te sjellin ne jete nje qenie qe sdo kete jete,..:(,..per mos te fole per filizin qe sdo rritet kurre.
 
Pe: HIV/AIDS, më shumë të prekur këtë vit në Shqipëri.

Te prekur nga virusi vdekjeprures ne Shqiperi jane te identifikuar 251persona,nga grupet me ne nevoje si homoseksuale,perdorues te drogave me injektim,rome etj...

30 NENTOR 2007- Sipas spesialisteve,"edhe pse ende ne shifra te uleta,infeksionet nga virusi HIV ne Shqiperi po shtohen me ritme te shpejta.
Vetem gjate2007/es jane diagnostikuar 40 raste te reja."Nga te dhenat mbi rastet e identifikuara87% e te infektuarve e kane marre virusin nepermjet marredhenieve seksuale te pambrojtura.
Nga studimet kane rezultuar se60%e rasteve jane infektuar ne emigracion dhe40% ne vend,ndersa ne qytet jane67%e te prekurve dhe 33% ne zonat rurale.Por ende ne vend nuk ka nje qender trajtimi per personat e infektuar.
Madje shoqeria ne mungese te informacionit sesi perhapet virusi tregohet izoluese ndaj rasteve te njohura si persona te prekur,ngjarja e dy femijeve ne nje shkolle ne kryeqytet ku prinderit e femijeve te tjere kerkonin vecim te tyre nga kolektivi i femijeve.
Ndersa ne vend numri i dhuruesve te gjakut ka qene ne ulje,per rrjedhoje edhe numri i personave qe testohen eshte ulur ndjeshem.Specialistet mjeke apelojne jo vetem per marredhenie te sigurta seksuale por edhe per nje trajtim me human te personave te prekur nga HIV.

Love= Ps: [MENTION=12250]gocqejfi[/MENTION] Ku eshte burimi i ketij informacioni ju lutem?
Nga cila faqe eshte marre?
 
Last edited by a moderator:
Pe: HIV/AIDS, më shumë të prekur këtë vit në Shqipëri.

Lexova sot ne gazete qe infektimi nga AIDS eshte me i larte ne vendjet e Europes Lindore eshte rritur ne 10 vitet e fundit me 250%.Kjo per shkake se te rinjte nuk perdorin mbrojte gjate raporteve me njeri tjetrin dhe nga ndryshimi i shpeshte i partnerve. Perfundimisht te pakten ne keto 10 vjetet e fundit eshte thyer tendenca e afrikes gjithmone ne rritje infektimi.
 
Pe: HIV/AIDS, më shumë të prekur këtë vit në Shqipëri.

Edhe un e lexova tek edicioni informativ se Kina me duket eshte me njerzit me shum te prekur nga kjo semundje.


Mbrohuni o njerez e mos jini mendjelehte ne marrdheniet tuaja....cdo gje ka pasoja.
 
Titulli: HIV/AIDS, më shumë të prekur këtë vit në Shqipëri.

Me sa kuptoj une gjithcka behet sepse ekonomia nuk eshte ne formen e duhur sikur ishte ne vite me perpara ku shtet investonin ne publicitete dhe ''awareness'' per parandalimin e kesaj semundje. Tani ne si komunitet duhet te flasim me hapur me njeri tjetrin dhe mos ta marrim si shaka..........
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top