*Historiku i Rock N` Roll`it

Yellow Redhead

angels walk among us
V.I.P
Historia e rockut ka nje cilesi mistike sepse flet per diskriminimin racional dhe "perleshjen" qe po ndodhte midis 2 rrymave - stilit
afro-amerikan dhe muzikes te se bardheve ne Ameriken e viteve 50.
Megjithe rezistencen negative te te bardheve per onvazionin e kultures se "zeze", nuancat e muzikes afro-amerikane, te cilat kishin rrenje me
te thella shpirterore, po dominonin ne periudhen Pre-Rock te pasluftes.
Shum te bardhe filluan ta admironin kete muzike te re, pavaresisht nga diskriminimi social qe shoqeronte "muziken racore".
Nga gjiri i te bardheve doli nje rryme te cilen e perqafuan aktin e krijimit te rockut - rryme qe ecte paralel me ate burimoren.
Ky brez lindi si nje ndasi midis dy brezave, si proteste apo rebelim i adoleshenteve ndaj preinderve te tyre qe preferonin te degjonin stilin e dale mode Tin Pan Alley, ne dallim me te rinjte qe ishin te joshur nga muzika racore e mbarsur me nota ndjellese seksuale dhe clirimtare te qenesishme.
Rock n Rolli i viteve 50 do te ndryshonte muziken folk/populore pergjithmone.
Ne mars te 52 Alan Freed nga Cleveland, dhe koncertin e pare te rock n rollit, ku audienca perbej nga nje perzjerje rracash.
Ne fund te dhjetevjecarit qe pasoi, rocku ishte shperhapur ne te gjith boten, deri ne Australine e larget.
Ishte po Alan Feerd qe e emertoi Rock N Roll per te pershkruar me mire muziken "argetuese" Rhythm & Blues te te zinjve.
Termi rock n roll esht i gjere, me kufinj te shtrire, shpesh te papercaktueshem - nga shtrati zanafillor kane dale rryma bijeza : muzika
soul, heavy metal, punku, rocku progresiv, rocku alternativ, rocku klasik, instrumental, madje edhe hip popi.
 
Roku ishte nje "toke" e sigurt ku mund te strehoej cilido qe donte te rebelohej, dhe te shprehte kundershti ndaj sistemit te sofistikuar
social dhe politik, qekerkonte ti nenshtronte dhe ti shfrytezonte njerezit, pa i lejuar te nxirrnin ze.
Muizi ka rock ka heronjte e saj, sic ka edhe viktimat te cilet u sakrifikuan, shpesh te rinj.
Rocku isht enje fush-beteje artistike, madje shpesh e ashper, amdje sic thoshte Morrison :
Veterane te lufterave pushtuese
Ne jemi luftetare
E lufterave te rock n rollit
Me tej perplasja behet nje beteje numrash dhe ideshe ne nje bote te pabarabarte ndaj nje kundershtari qe ne cdo cast mund te nxjerri armet
dhe te qelloje.
PPor nje gje smund te mohohet, ate qe nuk e bene hordhi te tera pushtuesish, qe nga mongolet e ne vazhdim, e beri muzika Rocku - pushtoi
mbare boten !
Perplasja me e fuqishme midis 2 kulturave ndodhi kur rocku cau rrugen per ne lindje, ne vende te tilla ekzotike si India, Bangladeshi,
Afganistani dhe Kashmiri; por edhe kombinime te tjera te rocku me zhanre apo kultura te tjera muzikore folk provuan te ishin te suksesshem.
Shum gruper kane krijuar kenge apo pjese instrumentale te frymezuara nga ato "zona" ku shkrihen nuancat, dhe krijesa e re esht nje hibrid me
cilesi te reja qe te mahnisin.
Ngjarja me e madhe e rockut dhe celebrimi inje brezi u krye ne Woodstock me 1966 - nje fushe e madhe plot me te rinj qe e kishin per zemer
kredon shpirterore " dashuri paqe dhe muzike " ose per me hedonistet "seks, droge dhe rock n roll" per ti permbledhur ne nje fjale te vetme
"liri" qe per fat te keq interpretohej si e pakufizuar, pra e pamundur.
Pati seks, droge dhe shume muzike dhe si pasoje u raportuan shum lindje femijesh, Woodstock ka mbetur i paharruar ne mendjen e cdo pjestari e
cdo pjesmarresi si "festa" e "brezit te luleve" qe donin ta ndryshonin boten me revolucionin e "bute"
Por performanca me mbreselenese, qe edhe permbysi/vulosi kete "orgji" te stermadhe, ishte ajo e Hendrix-it.
Tinguj te padegjuar me pare buronin nga kitara e tij e bardhe, dhe shperhapeshin mbi kokat e ekzaltuara te turmes.
Ky cast i ngrire ne kohe, percaktoi perfundimisht thelbin e interpretimit te Rockut me kitare elektrike - liri totale, vetvetishmeri dhe
simbioze me instrumentin.
Hendrix kishte shkuar me larg se kaq, duke damkosur idealin dhe shpirtin e kohes.
Ne fakt legjenda e tij vazhdon te frymezoje breza te tjere kitaristesh, dhe ai esht me popullor tani, se ne kohe te tij, pikerisht per
transhedencen e aktit te krijimit.
Janis Joplin, kengetarja e bardhe me ze zezakeje, isht eme shum se nje interpretuese.
Ajo u be simbol i nje fryme ndryshimi ne menyren e jeteses se vajzave amerikane te asaj kohe, duke futur shum elemente revolucionar per me
shum te drejta dhe pavaresi.
Jim Morrison, i fundmi i poeteve te mallkuar, e coi rockun pertej ne anen tjeter, ku askush nuk kishte shkuar me pare - aty ku cdo gje esht
kaq e pamate dhe e lire. Personazhet e kohes pikturoheshin nga Morrison si autostopiste te perjetshem, "Ne rruge", qe tregonin me gisht
drejtiin nga do te shkonin - drejt autostrades se perendimit sepse : "perendimi esht me i miri".
Megjithe admirimin si artist, fundi i tyre ishte i trishtueshem dhe tragjik, aspak per tu marre si shembull.
Fotografite e tyre diku nga fundi i jetes, tregojne shenjat e lodhjes, dekadences dhe abuzimit - rrudhat dhe poret ne fytyre flasin me shum
se fjalet. Po ajo qe i mbajti gjalle, i vrau ne fund. Ato donin te ndryshonin boten, por ne fund gjeten se e vetmja gje qe mund te benin
ishte te ndryshonin vetet.
The Who te kenga My generation kendonin "...shpresoj te vdes para se te plakem..." - ishte cmenduria dhe gjenialiteti i nje brezi te tere.
"Mos ki frike te jetosh pak" - thonin Iron Butterfly.
Megjithate nga ajo kohe ende kane mbetur disa fosile te gjalla. Tere qenia a tyre dukej si e skalitur nga hedonizmi i pafre i 70-es.
Pjestaret e gruit Rolling Stone, jane emblema me domethene e asaj kohe.
Jimi Hendrix thoshte : "Qe te ndryshoni boten, duhet qe ne fillim te keni ne rregull koken tuaj". Dhe me tej vazhdonte : "Muzika esht gjeja
me e rendesishme per mua. Po mendoj per te ardhmen time, dua dicka te re, mbas enje orkester me muzikante te talentuar, te cilen do ta
drejtoja un vete. Dua te luaj nje muzike qe te populloje boten dhe hapesiren perreth. Muzika nuk genjen. VETEM NEPERMJET MUZIKES BOTA MUND TE
NDRYSHOJE". Por nuk pati kohe te realizonte endrren e tij-u konsumua para kohe.
Disa nga artistet e rockut shkuan me tej. Ne lirikat e tyre ka mesazhe te kulluara shprese per nje bote pa urrejtje, thuajse nje bote magjike
qe ata kishin te drejte te enderronin, sepse ne fund te fundit gjithcka vjen nga imagjinata.

Muzika e re, muzika, muzika e re
E delira muzike do te na hape syte
Mbare boten do ta ndricoje
Ne te gjitheve mund te na shpetoje
Cat Steven

Kur degjon muzike telashet zhduken
Mund ta ndjesh magjiken
Tek pezull ne ajer rri ?
Nese do fitoje, nese do kendoje,
Nje kenge dashurie
Kaq hyjnore
Rrolling Stone
Zoti vepron ne rruge misterioze
Nje njeri, nje qellim, nje mision
Nje zemer, nje shpirt, nje zgjidhje
Nje rreze drite, nje Zot, nje vizon
Queen

Oh po ne do perpiqemi
Deri ne fund te kohes
Fredi Mercury
Si shume nga heronjte qe e kishin frymezuar, Morrison shkoi me larg se te gjite - ne "...nje univers brenda trupit...". Te kesh kete
dimension te vetdijes, do te thote te jesh shum prane Vetedijesise - dhe pikerisht Morrison kendonte se si ai kalonte shum ohe ne meditim
prane Mendjes Universale.
Vete muzika rock e ka misionin e larte si cdo forme tjeter e artit, jo thjesht per te bere art per hir te procesit, por per te cliruar vetet
tona, e me tej tere shoqerine.
Rocku kisht eperparesine te te qenit i ri, plot jete, ideale, romantizem, sfidues e permbytes, vrullor, dramatik dhe poetik, i dukshem e ap
shum ekuivoke, antikonformist dhe vizionar, psikologjik e shpirteror.
Si i tille e plotesoi misionin per te cilin lindi, dhe he-per-he nuk pritet ndonje zhvillim cilesor qe te trondite boten - kjo sepse edhe
brezi aktual ka pak ideale dhe qellime afat-gjata. Vertet qe shfaqja ndryshon dhe leviz me dinamike, or nga artiste me nje pasuri prej
milionash, qe dhe pozojne ne cdo cast mirqenien e tyre, veshtir te shpresosh se ata duan te ndihmojne te tjeret me artin e tyre. Shembulli me
domethenes esht ai i Michael Jackson - se si artisti zvetenohet nga fama dhe parate e tij.
"Ka dicka qe nuk shkon ne bote sot, por se gjej dot se cfare" - thot grupi Aerosmith.
Cdo krijim i jashtzakonshem ishte nje dere ( The Doors) apo dritare (Windows) qe hapej, nje mur (The Wall) qe cahej apo shkermoqej.
 
Rockabilly

Ka shum debate se cili nga muzikantet e kohes regjistroi hitin e pare te rockut.
Disa nga kandidatet jane : Bill Haley me kengen e famshme Rock around the clock, Chuck Berry apo Fats Domino te dy te zinj, Louis Jordan apo
Benny Carter - per te permendur disa prej pionereve te pare
Rock around the clock ishte nje risi qe trazoi skenen muzikore, duke arritur vendin e pare ne klasifikimet amerikane si dhe u be disku me i
shitur i kohes
Ne te gjithe historine e zanafilles se rockut, muzika afro-amerikane luajti nje rol te rendesishem
Chuck Berry u quajt si "poeti laureat i muzikes se rockut", i cili se bashku me perfaqsues te tjere te Blues dhe Rhythm & Blues shtroi rrugen
per nje dyzine artistesh qe pershtaten elemente te muzikes country.
Nga viti 1954 nje yll i rovku filloi te debutonte, per tu bere nje nga me te ndritshmit. Amerika kishte nevoje per nje hero te bardhe dhe jy
ishte Elvis Presley, qe ne fillimet e karieres se tij u prezantua me hitin That's all right mama. Presley lindi si kunderpeshe e fames se
muzikanteve me ngjyre, te cilet ne ate kohe shiheshin me armiqesi dhe shpesh dhunoheshin ne forma te ndryshme nga publiku i bardhe.
Elvis-i interpretoi nje perzjerje te rockut me country qe u quajt Rockabilly, duke u ber ekeshtu nje nga muzikantet me te famshem te kohes
Rhyth & Blues i perfaqsuar nga Fat Domino dhe Jonhny Otis, te cilet sollen nje ritem me te forte dhe nje stil agresiv, fitoi popullaritetin
ne publik dhe pati ndikime te fuqishme ne pjesen tjeter.
Po nderkohe muzika me ngjyre ende ishte nje tabu qe nuk transmetohej ne shum radio. Shpesh thuhet se muzika afro-amerikane e shpetoi e bardhe
nga merzia, ose te pakten amerikanet e bardhe i jane borxhlinj atyre per pasurimin kulturor qe morren nga amerikanet e zinj.
Tema e rebelimit rinor ishte e pranishme midis heronjve te rockut, te cilet imponuan nje gjuhe dhe vetedije te re sociale.
Rock N Rolli i krijoi mundsi te rinjve qe te protestonin kunder konformizmit te kohes, mendesive konservatore te kohes dhe ku mbeti
lejtmotivi qe do te frymezonte brezat qe do vinin.
 
Rocku Britanik

Rocku amerikan do te kishte nje efekte zinxhir, te menjehershem ne mbare boten, sidomos ne Mbreterine e Bashkuar ku ekzistonte nje mjedis i pershtatshem kulturor, rinor dhe pa probleme te mprehta te dallimeve raciale.
Shume prej te rinjve britanike degjonin dhe ishin fansa te rockut dhe muzikes Rhythm & Blues nga pertej oqanit.
Disa filluan te krijonin grupet e para sipas nje modeli origjinal, duke u bere shpejt qendra boterore e rockut, qe pasoi dyndjen britanike nga 1958 deri ne 1969.
Ne vitin 1958 tre te rinj krijuan nje grup rocku dhe e quajten Cliff Richard and the Shadows. Grupi incizoi kengen Move It duke shenjuar fillimin e nje tingulli ndryshe, ate te rockut britanik me disa elemente te reja si psh. prania e kitaristit kryesor dhe atij bas.
Grupi frymezoi shume te tjere duke paraprire keshtu epoken Beatlemania, ose manise per grupin Beatle.
Nga fillimi i viteve 60 grupet britanike po dominonin skenen boterore te rockut.
Fillimisht ata ripershtaten melodite amerikane, per te kapercyer ne kompozime te reja qe do te revolucionarizonin thelbesisht thelbin origjinal.
Me te shquarit midis tyre ishin The Beatles qe u bene te vetmit dhe me ndikuesit ne historine vijuese te rockut.
The Beatles sollen nje fryme te reduke mpleksur imazhe, stil muzikor dhe personalitet individual dhe grupor.
Pas suksesit te menjehershem ne Mbreterine e Bashkuar, grupi u drejtua per nga amerika ku u prit nga nje publik i dalldisur, fennomen qe shpejt do te quhej Beatlemania.
Pas Beatles pasoi nje nga grupet legjendare britanike, qe u hodhen ne amerike per te korrur sukses - keta ishin The Rrolling Stones,qe pqercmuan antaret e grupit The BEatles si djem mamash te krehur me kujdes. Ata paraqiten nje imazh me te erret dhe me mbizoterues.
Shum shpejt u krijuar grupe po aq legjendare si : The Animals dhe Yardbird (qe me von do quheshin Ledd Zeppelin).
Pergjate viteve 60 amerika dukej qe ishte mahnitur nga rocku britanik.
Me Rolling Stone dhe Beatle u bashkuan grupe te reja si The Who dhe The Kinks qe paraprine dallgen e dyte te dyndjes britanike drejt amerikes ne fund te viteve 60.
The Beatle dhe grupet e tjera te rockut qe pasuan, zbuluan nje menyre te re te krijimit te muzikes, ku e tera, ne nje fuqizim sinergjik, ishte me e madhe se shuma e pjeseve perberese.
Grupet e rockut perfituan nga talentet individuale te cdo pjestari duke krijuar nje njesi krijuese, te nderthurur, ku cilido kontribuon ne kompozimin e nje kenge.
Te punoje sebashku kesisoj, do te thoshte te bije dakortmbi disa qellime themelore dhe vlera themelore qe duheshin arritur.
Pastaj, edhe simpatia midis antareve te grupit kishte nje rol te rendesishem ne produktin dhe ne jetgjatesine e grupit.
Prania dhe puna ne grup ka te beje me temen e ngahershme te lirise se Rockut.
Ne kete rast bashkpunimi ne grupkrijonte nje mundesi per tu cliruar nga izolimi dhe per te ndjere nje forme komuniteti.
 
Bob Dylan dhe Rock Folku


Ndersa dyndja britanike e udhehequr nga Beatles ishte ne piken me te larte, nje rryme tjeter autoktone e incizuar nga Bob Dylan po fillonte
te formezohej ne amerike.
Rreth viti 1963 22-vjecari Dylan kishte pershtatur disa stile te muzikes vendase, duke krijuar nje zhaner te ri qe shpesh njihet si
rock-Folk.
Ndikimet t ij te hershme ishinBuddy Holly, Little Richard, Woody Guthrie apo Robert Johnson, si paradigamet baze ku do te projetktohej heroi
me i ri ne historine e Rockut.
Dylan dhe disa te tjere e pane fenomenin Beatles ne nje kendveshtrim komercial, po natyrisht duke vleresuar melodite origjinale, stilin
energjik dhe popullaritetin e tyre. Me 1963 Dylan nxorri albumin The Times They Are A-Changing (Kohet kur ata po ndryshojne) i cili isht enje
cast vendimtar ne lindjen e nje rryme te re ne rock, me lirika poetike dhe bashkshoqerim idealesh me me te medhenjte e brezit Beat.
The Beatles e degjuan kete album parreshtur - mbresat nga kenget e albumit i cuan ata pertej temave romantike, nderpersonale te krijimeve te
tyre te meparshme.
Dylan nderkohe futi nje lloj ritmi novator dhe instrumenta elketrik - e tere kjo risi kulmoi ne superhitin Like A Rrolling Stone, qe e shtyu
rockun ne zona te reja, te lirikave pasionante dhe strukturave eksperimentale, te cilat do te ndryshonin rrenjesisht panoramen ne te dy
brigjet e Atlantikut.
Bob Dylan bashkpunoi edhe me artiste qe nuk ishin muzikante te mirfillte, por mbase me shum se aq.
Shkrimet dhe poetika e brezit Beatpaten nje ndikim te pamase ne krijimtarin e Dylan, qe me imazhet dhe transhedencen ndryshi cilesisht
traditen e muzikes se meparshme.
Kjo ishte puna e nje artisti te vertet dhe te realizuar - aftesia per te krijuar nje zone ndarese midis gjendjes se brendshme te vetedijes
dhe asaj te jashtme, objektive apo realitetit te jashtem.

"Krijimtaria ka te beje shume me pervojen,
vezhgimin dhe perfytyrimin, dhe nese njeri
prej ketyre elemnteve mungon, nuk ecen. Tashme
esht e pamundur per mua te vezhgoh dicka pa
qene i vezhguar"
Bob Dylan
 
Lindja e nje nen-kulture
1967 - 1974

Si pjese e procesit shoqeror qe po ndodht ene Amerike dhe Europe, Rocku solli ndryshime ne shume rrafshe te dukshme dhe te padukshme.
Nga mesi i viteve 60, imazhi i Rock n Rollit fitoi nje dimension te ri nga format e tjera te meparshme te artit.
The Rrolling Stones njifen si grupi i pare qe ne skene vishnin lloj-lloj rrobash te cuditshme, gje qe ngjalli shume reagime ne publik.
Floket e tyre ishin te gjata dhe te shpupurisura - kjo menyre e re e paaqitjes isht enje thyerje e tradites bashkekkohore te grupeve te hekurosura dhe te kostumosura.
Por me 1967, nje album do te sillte nje shtyse thelbesore per rockun : Sgt. Pepper's Lonely Heart Club Band i Beatles nuk ngjante me asnje album tjeter qe kishte dale me pare.
Ishte e qarte se horizonte te reja ishin hapur per te ardhmen e Rockut.
 
Hipite (ne kerkim te rrugedaljes)


Brezi Beat kishte krijuar nje imazh te shendetshem te "arratisjes" nga rendi i kontrolluar shoqeror dhe ndaj maktheve te vetes me ane te meditim dhe praktikave te reja religjioze
Ne te njejten kohe ishtekrijuar edhe nje figure tjeter paralele e nje personi "qe le lesht e kokes per nje dore mall"
Te dyja keto perpjekje beheshin per te harruar presionin qe shoqeria kapitaliste ushtronte mbi qytetaret, sidomos te rinjte qe kerkonin ndryshime radikale dhe me shume liri.
Nje territor shpresedhenesshtrihej tej ne religjionin dhe filozofine Lindore :gurute e kohes tregonin se pergjigjet mund te gjehen tek udhetimi vet, sesa te ajo qe mund te arrihet, pra destinacioni.
Natyrisht qe pati edhe keqkuptime dhe shume "kerkues te shpirtit" eksperimentuan ne te dy shtigjet qe koha ofronte : meditimin dhe drogen - praktika qe smund te shkojne dot sebashku.
Besoj se ndricimi vjen nje cast, pas nje udhetimi te gjate, por do te ishte mire qe ti jepej nje dore vetes me pak "acid" qe te kapejk jo zone e mendjes - megjithese ne Budizem thuhet qarte se meditimi i perjashton drogat.
Shume te rinj nisen udhetime te gjata ne Orient per te gjetur "te verteten": Indi, Afganistan, Katmandu, Marok, Nepal apo Bangladesh.
Shume prej tyre perfunduan ne burgjet vendase perperdorim droge, por ajo qe ka rendesi esht ndikimi i kultures dhe i mistikes Lindore ne kulturen dhe
artin e Perendimit.
Pati edhe shum individe nga Lindja qe erdhen ne Perendim, te veshru me rroba shfran, te cilet filluan te kendonin dhe kercenin ne rruget e qyteteve, duke shperhapur harene e tyre, pa care koke per zakonet
vendase.
Ky vershim i dyanshem pati ndikime te fuqishme edhe ne muzike - nder te paret ishin The Beatles qe madje sollen ne Amerike nje nga gurute e Indise, si shenje e ndikimit te tyre spiritual.
George Harrison filloi te perdorte ne disa prej kengeve, nje instrument muzikor te sjelle nga India te quajtur "sitar".
Veshtiresia qendron edhe ne faktin se muzika indiane ka nje sistem te ndryshem nga muzika perendimore, qe
pritet ti zgjase kenget. Disa nga kenget qe u mbeshteten mbi kete sistem kishin monologje te gjata ne kitare - nje lloj meditimi apo vibracioni qe disa mjeshtra i interpretuan persosmerisht.
Nje sentece e njohur e kohes qe bazohej mbi konceptin Zen thoshte : "Nese degjon dicka ne menyre te perseritur, ne te njejten kohe mendja jote ndryshon strukturen e saj sa her qe e degjon ate"
Kjo ide u kap nga Mike Oldfieldkur ai interpretoi "shtresat" muzikore ne albumin Tubular Bells.
Ne terma lirike, ishte kenga e Beatles All You Need Is Love qe permbante gjith ndjesite dhe pershtypjet e jehonave lindre, ne shtratin e filozofise se "brezit te luleve"
Grupe si King Crimson dhe Jethro Tull gjithashtu eksperimentuan me elemente qe kishin zanafillen nga lindja dhe hinduizmi.Njerezit ishin te etur per dije pafund, dashuri dhe paqe - yjet e Rockut u bene guru, edhe madje pati guru qe u bene protagoniste ne Rock.
Maharishi Mahesh Yogi, qe u sol ne Amerike nga Beatles, debutoi me grupin The Beach Boys ne nje tur koncertesh.
Cfare mbeti ne fakt nga kjo perplasje kulturash, idesh dhe praktikash ?
Muzikante si Pete Townshend dhe Carlos Santana qendruan me gurute e tyre pergjate viteve 70-te, ndersa te tjere si Linda Thompson dhe Cat Stevens u konvertuan ne Islame.
Bob Dylan rilindi ne nje kristian te mire dhe te tjere artiste ende vazhdojne te meditojne.
Per nje periudhe kohe idete lindore sollen nje fryme revolucionare ne stilin e jeteses, dhe ne nje kontekst me te gjere te moralit dhe autoritetit.
Kjo kulture e ndihmoi Rockun te zgjerohej ne zona te reja, pertej kufinjve tradicional - ne strukture dhe ne lirika.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top