Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

ShkodranNe

Dwell in possibility
free-wallpaper-5.jpg


Si organizohet vrasja, sa para marrin, dhe mënyrat për të kryer këto krime?

Për ta është një punë që duhet të bëhet, pasi në xhep marrin shuma të mëdha parash. Qëllimi i tyre është të qëllojnë mbi objektivin për të cilin janë paguar. Por jo vetëm kaq, nuk duhet që të lënë gjurmë, kjo për të realizuar një “punë të pastër”, siç thuhet në gjuhën e tyre. Sipas raporteve të Policisë së Shtetit janë identifikuar një numër i madh personash, të cilët kanë marrë para në dorë për të kryer një vrasje, apo edhe grabitje të ndryshme të cilat kanë sjellë pasoja të rënda. Ata nuk e njohin viktimën e tyre, dinë vetëm emrin, banesën si dhe aktivitetin. Vetëm kaq ju mjafton për të kryer punën e paguar nga persona të tjerë. Por, sipas policisë, nuk janë vetëm këta personat e cilësuar si autorë të paguar, pasi uniformat blu janë duke punuar për të zbardhur edhe vrasje të tjerë të kryera nga profesionistë, vrasës të paguar.

Vrasës me pagesë
Një shumë të hollash në adresë të tyre i bënë ata killera profesionistë. Njerëzit e gatshëm nuk kanë asnjë njohje apo konflikt me personin që kanë në shënjestër të tyre. Po kush janë këta? Mosha e tyre, por jo vetëm kaq, të akuzuar dhe të identifikuar si vrasës me pagesë, disa prej tyre janë vrarë pikërisht nga dorë e paguar. Ata që dikur kanë vrarë për dikë, kanë qenë vetë viktimë e pagesës.

Si organizohet vrasja
Mund të quhet një punë e kryer mirë për dërguesin, pasi killeri me pagesë kryen porosinë duke mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes. Punë e mirë për ekzekutorin është edhe kur policia nuk arrin që të zbardhë vrasjen. Sipas organit të akuzës, vrasësit e paguar ose siç mund të quhen ndryshe edhe profesionistë, janë të kujdesshëm kur kryejnë vrasjen, duke mos i lënë shteg uniformave blu për identifikimin e tij. Burimet pohojnë se zakonisht killerat e paguar përdorin pistoletë me silenciator, madje për të zhdukur çdo gjurmë vënë në përdorim edhe eksplozivin. Këta janë të rrallë dhe aktualisht pothuaj të panjohur. Objektivi është “heqja qafe” e personave që kanë hasmëri dhe nga të cilët u rrezikohet jeta apo këta janë konkurrentë në të njëjtën fushë biznesi.

Mënyrat
Janë nga më të ndryshmet, por të menduara fare mirë nga autorët. Kjo për të mos lënë asnjë gjurmë dhe për të bërë siç thuhet në gjuhën e tyre “një punë të pastër”. Një nga mënyrat më të përdorshme nga autorët e këtyre vrasjeve është përdorimi i pistoletës me silenciator. Vendosje e një moszhurmuesi në qytën e pistoletës së armës bën që autorët e një krimi të kryejnë vrasjen e më pas të largohen në mënyrë fare të qetë për të mos u vënë re nga personat përreth. Një tjetër mënyrë që përdoret është ajo e snajperit. Një vrasje farë perfekte, pa lënë asnjë grimcë gjurme që policia apo edhe prokuroria ta zbulojë. Një shënjestër me anë të një dylbiu në zemër të viktimës e kryen këtë krim në mënyrë perfekte. E jo vetëm kaq, në fund të punës autorët shpërblehen. Por, nëse do të mos lësh as nishan në vendin e ngjarjes, eksplozivi është fare mirë.

SILENCIATORI
Pothuajse në të gjitha rastet kur kryhen vrasje me pagesë, përdoret pistoleta me silenciator, për të fshehur të paktën zhurmën.

SNAJPERI
Një armë që ka një shënjestër mjaft të saktë dhe distanca e largët nga e cila mund të qëllohet me të, humb çdo gjurmë të autorëve.

EKSPLOZIV
ثshtë përdorur për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi. Po ashtu është përdorur dhe për vrasjen e gjykatësit vlonjate Skerdilaid Konomi.

PARATE
Paguhen shuma të mëdha parash të cilat i jepen autorit që ka kryere vrasjen. Kjo bëhet pasi ai të ketë kryer “punën” e tij dhe të ketë përfunduar ashtu siç e kanë porositur.

Shuma më e madhe e paguar për vrasje
Deri më sot policia ka arritur të vërtetojë se shuma më e madhe që paguhet një killer është 150 mijë euro, ndërsa më e vogla 5 mijë euro. Ndërkohë, nuk përjashtohet edhe shuma të tjera. Madje sipas burimeve disa persona në nevojë për para arrijnë të kryejnë vrasje edhe për shuma qesharake parash.

Killerat
Vrasja me pagesë ndodh kur një kontraktor privat apo qeveritar punëson dikë për të vrarë një person të caktuar apo persona për një shumë të caktuar parash. Vrasësit janë të punësuar për punë të ndryshme. Zakonisht një kontratë e tillë përfshin një sindikatë krimi që i duhet të punësojë një vrasës profesionist dhe që ka termin a hit man (goditësi). Nga ana tjetër, edhe qeveritë dhe individët po ashtu kontraktojnë për të vrarë, megjithëse kjo është pjesë e disa organizatave kryesore që mbahen si të heshtura. Një ekzekutues nuk ka të bëjë fare me konceptin e vrasjes me kontratë, megjithëse një ekzekutues në të vërtetë është thjesht për të vrarë njerëz. Diferenca është që një vrasës me pagesë zakonisht punësohet për të vrarë një person të veçantë, ndërsa ekzekutuesi vret për të ndëshkuar një krim.
Në shumë vende me sisteme gjyqësore, kontrata për të vrarë një person është e padetyrueshme nga ligji (në sensin që klienti nuk mund të padisë për një performancë specifike dhe vrasësi me pagesë nuk mund të padisë për pagesën e tij). Të dy, dhe vrasësi aktual dhe klienti i tij, nuk mund të gjenden fajtorë për vrasje. Kontratat e vrasjes janë shpesh, megjithëse jo gjithmonë, të shoqëruara me krimin e organizuar, kryesisht sepse kriminelët me karrierë ka shumë të ngjarë që t’i njohin vrasësit me pagesë dhe që të besosh se do të punësosh një vrasës të mirë, kjo do të thotë që të pakësosh mundësinë për t’u kapur. Në varësi nga rajonet dhe koha, killers-at zakonisht janë përdorur për t’i bërë të heshtin dëshmitarët kundër kriminelëve apo të eliminojnë kriminelët rivalë apo politikanët që kanë refuzuar të marrin ryshfet (plata o plomo – një frazë spanjolle fjalë për fjalë për monedhë ose plumb). Përdorimi i vrasësve me pagesë anonimë lehtësohet kundër formacioneve dhe vazhdimin e vendetës nga njerëzit e viktimës, që kanë lidhje zakonisht me organizatat kriminale. Vrasësit me pagesë e bëjnë krimin e tyre që të ngjajë si një krim i dukshëm. Ata gjithashtu e bëjnë që vdekja të duket si një vetëvrasje apo edhe një aksident, apo mund të fshehin dhe shkatërrojnë trupin, kështu që nuk është e qartë për autoritetet që viktima është e vdekur, sepse zakonisht ata e kanë zhdukur. Në disa vende, ligji i detyron agjentët që ndonjëherë të pozohen si vrasës me pagesë për të arrestuar njerëz, që pretendojnë t’i punësojnë ata.
//tiranaobserver.al//
 
Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Snajper un di qe quhet ai qe qellon personi preciz quhet snajper jo arma .ndoshta gabohem.
 
Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Snajper un di qe quhet ai qe qellon personi preciz quhet snajper jo arma .ndoshta gabohem.

Ero e ngateron, une e di qe snajper eshte lloj arme .

Ky materiali me duket sikur kerkon te thot '' si te behesh vrases me pagese''
 
Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Shqiptaret dhe injoranca vazhdon ne tregimin tjeter.
 
Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !


SNAJPERI
Një armë që ka një shënjestër mjaft të saktë dhe distanca e largët nga e cila mund të qëllohet me të, humb çdo gjurmë të autorëve.
//tiranaobserver.al//

Ai qe e ka shkruar kete ka bere budallalleqe me shumice ose ka qene nje amator fare i thjeshte. Ne radhe te pare, SNAJPERI, eshte term internacional i cili kryesisht perdoret per perdoruesin e armes me dylbi ngase arme me dylbi kemi nga me te ndryshmet, nga me te fuqishmet dhe secila nga to ka emrin e vet. Nga armet me dylbi kemi edhe arme gjuetie siq eshte Mauser.

Budallalleku me i madhe qe ka bere ky zoteriu eshte se thote humbe cdo gjurme. Sikur te ndodhte kjo para 100 vitesh hajde, hajde por sot nje fjale e tille eshte cilimillek. Sot, nga shume rethanor: vrima hyrese e plumbit ne trupin e viktimes, vrima dalese ne trupin e njeriut, pozicioni renes i viktimes, shpejtesia e plumbi, demtimi i tij dhe shume faktor tjere qe mirren me keso raste percaktohet me saktesi vendi nga erdhi dhe kur percaktohet qarte vendi nga erdhi percaktohen edhe shume gjera tjera. Pra sot me e mundshme se kurre eshte te gjendet nje vrases. Eshte ceshtje tjeetr nese kemi ekspert apo duam te zbulojme vrasjen.


Pastaj ky fare budallai permend largesin. E di ky zoteriu se te vrasesh njeriun nga 1500 metra eshte veshtire edhe me arme snajperike apo vetem ka degjuar ky per armet. Hajt mora armen ne dore dhe vrava. Te vrasesh dike nga largesi te medha behet vetem nga njerez profesionist dhe jam shume i bindur se te tille ne Shqiperi apo edhe ne cdo popull ka fare pak dhe zakonisht shteti ka njohuri per keta njerez se kush jane.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

type99sniper4xb.jpg
TYPE 99 (M99), 12.7MM

Nder armet me dylbi me te lehta per perdorim ngase nuk shkakton fare dridhje gjate gjuajtjes (sistem i amortizimit te dridhjes gjate marrjes dhe leshuarjes se fishekut). Edhe pse plumbi i saj ka nje levizje deri ne 3.5 kilometra, aftesia e saj vepruese eshte deri ne 1500 metra dhe te rrallet jane ata qe munde te vrasin ne kete largesi apo me shume.

Pesha nga 12.5 deri 17 kilogram.
Karikator me 10 fishek
Menyra e gjuajtjes: nje nga nje
Nuk preferohet te perdoret ne njerez por ne mjete motorike madje edhe te blinduara.


Veprim negativ: gjate gjuajtjes shkakton zhurme te madhe dhe armiku shume lehte munde ta dalloj se nga ku behet gjuajtja dhe nuk praktikohet te behen me shume se dy gjuajtje nga i njejti vend.


Te gjitha keto: Nga pervoja personale e perdorimit te saj.
:p
 
Pe: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Killer= Vrases....sa vdekje e kam kur lexoj fjale te huaja ne artikuj shqip!
 
Pe: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

O ku nuk kam nje bombe atomike ti bie malit qe z'ban zan....
 
Pe: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Habitem me keta njerez,se si mund te jene te tille...Te vrasesh dike pa e njohur ne gjakftohtesi...
 
Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Keto sigurisht paskan pyetur nje (apo me shume) profesionist ne kete fushe. Artikulli shume i dobishem. Do doja pak me shume informacione rreth pageses. Dmth, nese vendos te ndrroj profesion cilat jane tariaft qe duhet te ve, dhe ne çfare bazash vendosen keto tarifa. Faleminderit.
 
Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Po gje i fjale tjeter per te ber dallimin midis Snajperit dhe "snajperit" :D:D. Ata qe perdorin Snajper i qujm "Snajpersit", Si thoni jeni dakord :D
 
Pe: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Ka shume menyra te tjera per te vrare,
ja p.sh nje, merr nje pipez nga ato qe pini cocacola vendosni brenda nje strument te vogel i cili permban helm mobilizues dhe ne te njejten kohe vdekjeprures dhe efekti eshte i garantuar pasi ti keni fryre pipezes dhe gjilpera del jashte dh nglulet ne mish viktiam nuk mund te leviz dmth nuk mund te flase dhe brenda 20 sekondash vdes, kjo ka nje gje te "mire" se mund t'ia ngulesh ku te duash ne trup gjilperen me helm. Por ka edhe menyra te tjera ....

Pse vrasin do thoni ju? eheh nuk kam kohe
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Tani ky artikulli eshte shume i bukur etj etj...Po ska lidhje fare me temen e tij, e para kjo dhe e dyta informatat qe jan aty disa jan te marre nga wikipedia dhe disa jan degjuar ne konferencat e policise. Dy shembujte konkrete jan dy vrasjet e fundit me eksploziv qe eshte bere nami, po kush jan keta vrasesit shqiptar me pages, kush jan autoret, sa mendojne keta, sipas ketyre informacioneve qe kan, jan pagur ata??? Dihet vetem: Pistoleta me silenciator, "Snajper" (qe snajper eshte personi LOL) edhe eksplozivi, sipas ketij eshte kaq??? Po mund te permendi dhe ate jeep-in e permbysur ne rruge te drejte, me personin qe "ishte goditur me nje gure pas veshit, gjate permbysjes". Mund te permendi trupa qe sjan gjetur akoma, si dihet ku jan. Pjesa e fundit komplet e perkethyer nga artikuje qe flasin per organizata Hit Man-esh. Shume e thjeshte te behesh nje gazete dhe gazetar me te mbledhur informacione andej dhe ketej dhe ti vesh nje firme ne fund.
Le qe tiranaobserver ca mund te presesh nga keta, nipat e shokve te miqeve te se di me ca dolen me Balluket, qe vjet shanin Ermelen qe te fitonte Neda me Ogrenin. Imagjino deri ku shkuan LOL LOL LOL LOL LOL :).
 
Pe: Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Keto sigurisht paskan pyetur nje (apo me shume) profesionist ne kete fushe. Artikulli shume i dobishem. Do doja pak me shume informacione rreth pageses. Dmth, nese vendos te ndrroj profesion cilat jane tariaft qe duhet te ve, dhe ne çfare bazash vendosen keto tarifa. Faleminderit.


ahaah Elushe ,,,nga Kina po i bije ,,,ti po kerkon dike ta angazhosh me duket ...kush ta ka bere borxh,,,kam dhe une nje rast ndoshta na bejne oferte:008:
 
Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Keto sigurisht paskan pyetur nje (apo me shume) profesionist ne kete fushe. Artikulli shume i dobishem. Do doja pak me shume informacione rreth pageses. Dmth, nese vendos te ndrroj profesion cilat jane tariaft qe duhet te ve, dhe ne çfare bazash vendosen keto tarifa. Faleminderit.

LOL Elushe sapo te marim info te tjera nga zyrat e policise ,do tregojme gjithe taktikat si te behesh vrases me pagese,nuk kemi sekrete ne i deklarojme te gjitha info qe jane te dobishme ne jeten e perditshme :p

ps.Tani nje gje nuk kuptova prap une ,snajper eshte lloj arme ? eshte koncept qe perdoret ne fjalorin e balistikes apo eshte qitesi ?
 
Titulli: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

LOL Elushe sapo te marim info te tjera nga zyrat e policise ,do tregojme gjithe taktikat si te behesh vrases me pagese,nuk kemi sekrete ne i deklarojme te gjitha info qe jane te dobishme ne jeten e perditshme :p

ps.Tani nje gje nuk kuptova prap une ,snajper eshte lloj arme ? eshte koncept qe perdoret ne fjalorin e balistikes apo eshte qitesi ?

Sipas fjalorit te gjuhes shqipe (ati te vjetrit :confused:)


SNAJPER m. sh.

Qitës i aftë, që shtie me përpikëri të madhe,
zakonisht me një pushkë me dylbi.
Snajper i mirë (i shkëlqyer).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top