Historia e parfumeve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Historia e parfumeve
Industria franceze e parfumeve dhe e kozmetikës është industria më e sofistikuar dhe më e suksesshme në botë. Kjo nuk është një rastësi…

Pranverën e kaluar, fushat e Grasse-it, një qytet i vogël jo shumë larg Mesdheut, ishin të mbuluara nga ngjyra të shumëllojshme. Ajri ishte i mbushur me aroma lulesh e bimësh të ndryshme, lule portokalli, mimoza, jaseminë, trëndafila, vjollca e shumë e shumë bimë aromatike të tjera, të cilat të distiluara dhe të paketuara në shishe të stiluara në mënyra nga më të larmishmet, gjejnë rrugën për në parfumeri ekskluzive dhe sallone bukurie që nga Parisi tek Patagonia, nga New Jorku tek Nagoi.
Grasse është vendi i lindjes së industrisë së parfumit dhe, megjithëse në shumë vende të tjera tashmë kultivohen lule dhe bimë aromatike për idustrinë e parfumit, Riviera e Grasse, mbetet vendi me diellin më të mirë, kushtet klimatike dhe gjeografike më të përshtatshme për rritjen e shëndetshme të esencave të parfumeve. Kur ato distilohen për parfum, japin aroma shumë tërheqëse dhe të këndëshme si për meshkujt ashtu dhe për femrat. اdo njeri, në një kohë të caktuar, mban erë jo të këndshme apo një përzierje erërash që bezdis edhe vetë personin si dhe të tjerët prezentë. Nganjëherë një aromë parfumi ju kujton një person tepër special, apo situatë të rëndësishme të jetës, të fshehur në brazdat e kujtesës që në një moment kur ndieni aromën, rikthehet në kujtesë. “Stilimi, shkenca dhe joshja” kjo parullë, është krijuar nga Christian Dior për parfumin “ Poison” që përbëhet vetëm nga esencat e industrisë franceze të parfumeve. Stilimi në kombinim me substanca kimike e bën një parfum të veçantë dhe tërheqës për individin. Shkenca është shumë e përzier në krijimin e një produkti që nuk është as shumë i fortë por as i dobët dhe që ruan aromën për një periudhë kohe të caktuar.

Përse përdorim parfumin
Joshja, është arsyeja kryesore pse njerëzit janë të dhënë pas produktit parfum. Në Egjiptin e lashtë, parfumi lindi në nderim të perëndive. Vetë fjala “perfum” mendohet se origjinën e ka nga fjala latine “per fumum” nga tymosja. Zbulimet arkeologjike të varreve dhe hieroglifet tregojnë se parfumi dhe make-up ishin shumë të rëdësishme për gratë që në kohën e piramidave. Në shumë pllaka varresh janë gjetur gjurmë enësh ku vendoseshin aromatikë për të shoqëruar shpirtin në botën e përtejme. Ovidi kompozoi “traktakt mbi produktet e bukurisë së femrës” dhe zbuluesi i kremrave ishte greko-romani Galen, një nga baballarët e ilaçeve dhe të farmacisë. Por, modernizimi në industrinë e nxjerrjes së këtyre produkteve nisi nga shekulli 12-të dhe ishte pikërisht lëkura e përpunuar në doreza. Në këtë periudhë gratë filluan të mbronin duart e tyre me doreza prej lëkure dhe për të larguar erën e rëndë që lëshonte lëkura e kafshëve, u zbulua një mënyrë evitimi,- gjatë punimit të tyre, të shtoheshin koncentrate nga bimë aromatike. Ishte pikërisht efekti i këtyre koncentrateve që më pas çoi në zbulimin e parfumit, në standarde me higjienën personale. Për një kohë të gjatë mendohej se aromatikët ishin luftues të infeksioneve virusale. Portokalli, molla e të tjera fruta e agrume, besohet se reduktojnë rrezikun e infeksioneve.

Kur erdhën parfumet në modë
Familja e parfumeve mori një përhapje dhe zhvillim në Europë në shekullin e 17-të. Në shek. 18-të, kur Parisi u bë qendra e modës, elegancës, prodhimtaria e parfumeve arriti nivele të reja. Pas një periudhe kohe të shkurtër, gjatë revolucionit francez, prodhimtaria e parfumit u bë shumë më popullore. Napoleoni ishte themelues i “Eau –de- Colongne” ndërsa Josephine preferonte parfume me aroma tepër të rënda. Në shek. 19-të, dolën emra si Pinadi. Guerlani, Roger dhe Gallet, Molinard dhe Worth, tashmë janë të fiksuar në histori dhe edhe sot njihen si themeluesit e salloneve të bukurisë. Frencois Coty dhe Renee Lalique, një artist francez i prodhimit të xhamit, bashkëpunuan së bashku në vitin 1900 në stilimin e shisheve të parfumit. Industria e modës në degën e aksesorëve, ndër më të rëndësishmit njohu parfumin. Sot Franca është vendi i shumë shtëpive parfumerike. Në Paris gjenden industri prodhimi dhe stilimi të parfumeve si; “Christian Dior”, “Charles Jourdan”, “Givenchy”, “Chanel” “Yves St. Laurent” dhe “Nina Ricci”. Këta të gjithë kanë parfumet e tyre, një segment shumë i rëndësishëm i biznesit ndërkombëtar. Kozmetika sot është një industri multi-billionë dollarëshe, ku përfshihen jo vetëm parfumet por edhe make-up, kremrat e lëkurës, produkte mbrojtëse të flokut, sapunat dhe preparate të tjera të tualetit, deodorante etj. Shumë
nga produktet më të famshme të kozmetikës vijnë nga Franca.

Parfumi, jo vetëm joshje
Industria franceze e parfumeve, tani ka punësuar më shumë se 30.000 njerëz, dhe mendohet që me rritjen e kërkesave të parfumerisë, do të rritet edhe numri i të punësuarve. Kur del një parfum i ri, zgjedhja e titullimit nxjerr probleme, dhe përsa i përket parfumit “Poison” Christian Dior shpjegon se ai vetë u thoshte njerëzve që ishte një emërtim i koduar sepse asnjeri nuk besonte që ne mund të vinim një emërtim të tillë. “Poison “ ishte një prodhim shumë i suksesshëm. Në 15 muajt e parë të daljes në marketet ndërkombëtare kapi një shumë prej 200 milionë dollarë.
“Charles Jordan”, një emër shumë i famshëm nga Parisi tek “Beverly Hills”, nga Buenos Airesi në Dubay për këpucët dhe për aksesorë të ndryshëm lëkure, veshjet për femra si dhe për burrat si dhe për parfumet. Por, shumë shtëpi parfumesh dhe prodhimesh kozmetike kanë marrë drejtime të veçanta aksesori, në fusha të ndryshme të modës. Gjithsesi koorporata në shumë vende të ndryshme janë përpjekur të imitojnë shtëpitë parfumerike franceze dhe kanë patur suksese të ndryshme. Franca mbetet vendi që ka njohuri më të shumta, përbërësit, ekpertizat,dhe “ sekrete” për ta vazhduar traditën e parfumit, traditë të cilën ata e udhëheqin prej shumë kohësh. Shumë veçori, por kryesisht Grasse, i lejon që ta mbajnë vendin kryesor përgjithmonë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top