Historia e letërsisë shqipe: çfarë dhe kur?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sesioni shkencor “Historia e letërsisë shqipe”, para do ditësh në Prishtinë, e riktheu në qendër të vëmendjes një nga problemet më të rëndësishme të letërsisë shqipe: historinë e saj. Edhe kësaj here u pa që jemi larg përpilimit të një historie të tillë

Ag APOLLONI

Problemi për rishkrimin, apo përpilimin e “Historisë së letërsisë shqipe” ka nxjerr krye disa vjet më parë, porse viteve të fundit ai është bërë më i dukshëm, si rrjedhojë e debateve dhe prononcimeve të ndryshme. Në mesin e atyre që e kanë problematizuar bujshëm këtë temë, ani pse vetëm me prononcime okazionale, janë Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja, me ç’rast i pari, duke e parë problemin nga prizmi i shkrimtarit, është deklaruar se historia e letërsisë shqipe duhet të rishkruhet, ndërsa i dyti, duke e parë të njëjtin problem nga prizmi i historianit të letërsisë, është deklaruar se Historia e letërsisë shqipe nuk duhet të rishkruhet, por të korrigjohet.

Ky problem u tematizua edhe në fund të muajit tetor në një sesion shkencor të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku kumtesat e tyre i lexuan studiues të njohur shqiptarë nga Kosova, Shqipëria etj., natyrisht duke mënjanuar ndonjë studiues emblematik që nuk shihet me sy të mirë nga ASHAK. Sidoqoftë, në kumtesat e tyre të gjithë u pajtuan që nevoja për ta (ri)shkruar historinë e letërsisë shqipe është urgjente. Të gjithë e kanë bërë, pse ne – jo?

Tematizimi i kësaj “historie” ka qenë njëherësh edhe problematizim i saj. Referuesit me këtë rast kanë parashtruar pyetje që duhet të merren në konsideratë nga perpiluesit e historisë së letërsisë. Ne duhet ta kemi historinë e letërsisë sonë, por me cilin duhet ta fillojmë, kë duhet ta fusim e kë ta nxjerrim prej saj? A fillon letërsia shqipe me humanistët shqiptarë që shkruanin latinisht? A fillon me “Mesharin” e Buzukut që është një vepër fetare e përkthyer për qëllime praktike? A mos fillon me “bejtexhinjtë”, rolin e të cilëve historia vazhdimisht pa të drejtë e ka injoruar? Apo, mos fillon me romantizmin, kur gjuha shqipe pastrohet nga latinizmat e orientalizmat? Pastaj, problem tjetër është si të radhiten ata: sipas moshës, sipas shkollës (e, mjerisht, historia e letërsisë do të fillonte nga shekulli njëzet, ndoshta me “Shkollën e Prizrenit” (!), siç u shpreh njëri nga kumtuesit që e sugjeronte këtë klasifikim), sipas qarqeve (fatkeqësisht, kjo teori i dështoi edhe Eqrem اabejt, porsa filloi ta aplikonte te letërsia e romantizmit), sipas vlerës (ku, sipas dikujt, “Gjergj Fishta është shkrimtari më i madh i shekullit XX”), sipas periudhave (që është një kriter të cilin e ndjekin edhe letërsitë e tjera që kanë traditë më të vjetër se ne), apo sipas “jaranive” (që është një traditë tipike e jona)?

Të gjitha këto kritere të sugjeruara në këtë sesion shkencor natyrisht flasin për këndvështrime të ndryshme, për një qasje pluraliste ndaj problemit, porse ato, shpesh, duket sikur e turbullojnë natyrën e vërtetë të historisë së letërsisë, e cila, tek e fundit, nuk është (dhe as që duhet të jetë) vlerësuese, por thjesht njoftuese, dëshmuese e shpërndërrimit të praktikave dhe funksioneve të shkrimit nëpër kohë. Një histori nuk është një antologji. Në të nuk duhet të futen vetëm më të mirët, por të gjithë ata që për ndonjë arsye (edhe jashtëletrare) me shkrimet e tyre kanë ndikuar (qoftë për mirë, qoftë për keq) në fizionominë e kësaj letërsie.

ثshtë fakt që një histori e letërsisë shqipe duhet të bëhet tash në demokraci, sa për t’i filtruar historitë ideologjike të letërsisë që janë bërë në kohë diktature në Shqipëri. Dhe kjo “histori” duhet të shkruhet duke ndjekur modele të letërsive më të mëdha e jo duke shpikur kritere, thuajse jemi komb i veçantë në planet. Nëse shohim modelet amerikane dhe angleze, do ta kuptojmë me sa lehtësi e bëjnë ata këtë punë, sepse nuk e kanë problemin e egos (për ta bërë gjithçka vetëm një person), por e punojnë në mënyrë ekipore, me një konsensus. Gjithashtu, ata e bëjnë lehtë historinë e letërsisë së tyre, që është shumë më e komplikuar se e jona, sepse nuk e kanë frikën se mos po bien në pozitivizëm, pasi që vetë ideja për shkrimin e historisë së letërsisë është pozitiviste, por jo në kuptimin negativ të fjalës. Aty teksti dhe konteksti janë bashkë. Historianët e letërsive tjera nuk janë arbitrarë si ne, prandaj kanë histori të letërsisë, madje jo një, por disa. Këtë shembull do të duhej ta ndiqnim edhe ne, pra për t’i shkruar disa histori të letërsisë, dhe kjo do të ishte mënyra më e mirë për t’i ftohur gjakrat dhe për t’i informuar lexuesit shqiptarë dhe të huaj për zhvillimin e letërsisë shqipe nëpër histori. Së paku për studiuesit e huaj që çuditërisht merren me letërsinë tonë, duhet urgjentisht të shkruhet një histori e tillë.

Të mos harrojmë që ne kemi nevojë për disa histori të letërsisë, jo për një histori. Një histori e letërsisë sado e mirë që të jetë, është një dhe, si e tillë, e përjashton alternativën. Ne duhet t’i ndjekim modelet e të tjerëve, që së paku t’u afrohemi. Porse, ky seminar, me disa kumtesa, dëshmoi që ne duam t’ua kalojmë.

Të mos e harrojmë faktin që letërsia është gjithmonë e hapur. Një histori nuk mund dhe nuk duhet kurrë ta mbyllë atë. Prandaj, si e tillë, “historia e letërsisë” gjithmonë ka nevojë për një “refresh”, për plotësime, jo për gërshërë.

B:b.Shqiptar
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top