Historia e lashtë e Shahut

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Histori të lashtë

2000 vite më parë

Shahu është lojë strategjike për dy lojtarë e luajtur mbi tabelë. Në këtë lojë vetëm ngjyrat e figurave, që përcaktojnë filluesin e lojës, i takojnë fatit, kurse të gjitha veprimet tjera i mbesin aftësive mendore të lojtarëve.

Qëllimi i lojës së shahut është marrja e figurës së mbretit të kundërshtarit. Loja e shahut luhet në një tabelë katrore e cila ndahet në 64 (8x8) fusha katrore. Këto fusha janë të radhitura në 8 radhë me nga 8 fusha. Fushat alternojnë ngjyrën mes të bardhës dhe të zezës. Lojtarët i ndajnë 32 figura, nga të cilat 16 janë të bardha dhe 16 të zeza. Ndër 16 figurat, tetë janë figura "ushtari", dy "kali", dy "oficeri", dy "torra", një "mbreti" dhe një figurë "mbretëresha". Figurat zakonisht janë nga druri ose plastika por për adhuruesit ndërtohen edhe nga materialet tjera dekorative.

Betejë
Shah në Persinë e atëhershme quhej Mbret. Mat ishte fjala që deklaronte të vdekurin. Shahu është një lojë me histori të lashtë e që nuk është ende identifikuar. Para shumë vitesh njerëzit filluan të shpikin lojëra prej druri dhe t'i zhvendosin ato duke i vënë në vende specifike lart ne një "tabela". Në të kishin vizatuar vija të drejta duke përshkruar kështu dhe terenin. Këto lloj vizatimesh janë gjetur në Egjipt (4000) dhe në Indi 2000 vite më parë. Përsa i përket origjinës së shahut siç duket sot asgjë nuk është e sigurt. Në bazë të kërkimeve të shahistit Juri Averbakh thuhet se Shahu filloi si lojë në Indi dhe ka të gjitha karakteristikat e ushtrisë së atëhershme. Një "kaste" (aristokratet) e saj kohe loznin me zara dhe jepnin kaq rëndësi saqë ky show ishte si betejë e vërtetë. Duelet, në kohë pa luftë, bëheshin në karroca me kuaj. Ky lloj dueli u transferua dhe në lojën e shahut të asaj kohe dhe njihet sot si "Ksatriya`s war game".

Pa zara
Më pas loja filloi të ketë ndikime nga jeta e ushtarëve të asaj kohë dhe futen shumë karakteristika të tjera siç janë luftëtarët mbi elefantë, kavaleri e këmbësore. Mbasi mbaroi dhe kjo periudhë kishte ardhur koha ku veprimet e lojtarit të bëhen pa zara. Ky si këndqëndrim thyente atëherë traditat e Indisë dhe filozofia mbrapa lojës filloi të ndrroj. Mjafton të themi se atëherë e gjithë India besonte (dhe beson akoma) në "Karma" dhe ky evoluim ishte shumë i pa pritur. Nga ajo kohë e pastaj fati i lojtarit ishte në dorën e tij...


Rev Ne per ju
 
Dicka kam degjuar per zbulimin e perdorimit te shahut ne qytetin epirioto-roman te Butrintit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top