Historia e Kishes Ortodokse Shqipetare

alfonci

Veri investigatio
Vendosja e nje Kishe Autoqefale Ortodokse Shqipetare ka qene nje nder objektivat kryesore te patrioteve Shqipetare qe nga viti 1880. Sami Frasheri e kishte radhitur ate pas gjuhes shqiper persa I perket rendesise. Ai u bente thirrje Shqipetareve qe te ndaheshin nga varesia e kishes Greke, Serbe dhe Bullgare - vecanarisht asaj Greke – dhe per te krijuar kishen e tyre me prifta shqipetare dhe liturgji ne gjuhen shqipe. Duke qene se kjo ishte e pamundur ne Shqiperi duke llogaritur kundershtimet e Patriarkeve dhe qeverise Turke, nje perpjekje ishte bere per te perdorur vetem Gjuhen Shqipe gjate sherbimeve Kishtare. Kur kjo perpjekje deshtoi, patriotet Shqipetare menduan per krijimin e nje Kishe Shqipetare jashte Shqiperise dhe Turqise. Bukureshti ne ate kohe dukej si vendi me I pershtatshem per t’ia arritur qellimit te tyre.
Levizjet kishtare ne Bukuresht filloj te shfaqet ne fillim te shekullit. Me 27 Maj 1900 Drita (Gazete Shqipetare ne Rrumani) pati si pike te pare ne programin e saj ndarjen e kishes Shqipetare nga Patriarket Greke dhe prezantimin e Gjuhes Shqipe ne liturgji. Nje vendim per te ngritur nje kishe Shqipetare ne Bukuresht u ndermor. Sic duket vendimi nuk u be I njohur deri dy vite me vone kur nje perpjekje e pafrutshme u ndermor.

Kisha e pare Ortodokse shqipetare eshte krijuar ne Shtete e Bashkuara te Amerikes. Me 22 Mars te vitit 1908 ne vendin e quajtur “Knights of Honor Hall” ne Boston, eshte celebruar liturgjia e pare ne gjuhen shqipe. Kjo ngjarje eshte pasuar nga nje incident I rende. Ne vitin 1907 nje I ri Shqipetar vdiq ne Hudson ne shtetin e Masacusets dhe prifti lokal Greke refuzoi qe te kryente sherbimet fetare tek funerali I te ndjerit duke theksuar qe I riu ishte nje Nacionalist Shqipetar dhe si I tille “I perjashtuar perfundimisht nga Kisha.” Incidenti provokoi zemerim nder shqipetare e Masacusetsit te cilet vendosen te lajmerojne nje konference ne te cilen vendosen qe te kishin nje prift Shqipetar qe te sherbente. Ato ftuan Fan S. Nolin per te kryer misionin dhe ai nxitoi per ta pranuar kerkesen. Platon, arqbishopi Rus I Nju Jorkut, e shuguroi prift me 8 Mars, 1908 ne moshen 26 vjecare. Kisha Ortodokse Shqipetare ne Amerike e cila u krijua me urdherin e Fan S. Nolit I autorizuar si prift per te celebruar meshen ne Shqip, ka qene nje kishe misionare nen mbikqyrjen e kishes Ortodokse Ruse. Eshte njohur si nje diocese e pavarur ne vitin 1919.

Krijimi I kishes Ortodokse Shqipetare ne Amerike ka qene nje inisjative e fuqishme per te rritur nacionalizmin kombetare. Me prezantimin e Shqipes ne liturgji, kisha u pa si nje shenje me karakter kombetar. Fan S. Noli beri perkthimin e meshes nga Greqishtja dhe e perdori per urdherin e tij menjehere pas perfundimit. Me vone ai ka perkthyer gjithashtu shume libra liturgjik ne gjuhen e paster dhe te bukur Shqipe. Fan S. Noli shenderroi katedren e kishes ne nje tribune per fjalime nacionaliste. Priftat e tjere qe sherbyen famullive te tjera ndjeken te njejtin shembull qe I shennderroi ato nga prifta te Kishes Greke, por nacionalist te mencur shqipetare. Keshtu qe funksioni I kishes Ortodokse Shqipetare nuk mbeti thjeshte per sherbimet fetare por edhe patriotike. Si nje institucion fetar Kishes Ortodokse Shqipetare I interesonin vetem besimtaret Ortodoks Shqipetar. Si institut eshte krijuar per ti ndare nga Patriarku I Konstandinopolit, rregullat e te cilit ishin qe te helenizonin dhe ti bashkonin me Greqine, gje mori nje kuptim me te gjere nacionalist. Aspekti I dyte I kishes Ortodokse Shqipetare ne Amerike eshte se nuk ju interesonte vetem Ortodokseve shqipetar por edhe bashkatdhetareve katolik dhe mysliman. Aktiviteti I kolinive shqipetare ne Amerike u zgjerua ne periudhen pas krijimit te Kishes-pas vitit 1908. PP161-163, Rilindja Shqipetare, 1878-1912, Stavro Skendi, Princeton University Press, 1967.

Ne Shqiperi ne vitin 1922 Kongresi I Beratit u organizua per te diskutuar mbi pavarsine fetare. Kongresi, I parregullt ne menyren e formimit, deklaroi Kishen Ortodokse Shqipetare qe te jete kishe autoqefale dhe vendosi qe te perdorej shqipja ne vend te Greqishtes ne liturgji. Mungesa e hierarkis (Nuk kishte bishop) e beri vendimin te paoperueshem ne mase te gjere; por me 1926, presidenti I asaj kohe dhe pastaj mbret, Zogu, krijoi interes per ceshtjen dhe bashkpunoi per te krijuar nje kishe autoqefale funksionare. Kjo u be e mundur me ndjekjet legale te pasuar ne Konventen e Shkurtit te vitit 1929 e nje keshillimi me mbretin zog ne vilen e mbretit Zog e cila u pranua perfundimisht pasi me 13 Prill 1937 patriarku I Konstandinopolit e pranoj kishen Ortodokse Shqipetare si Kishe Autoqefale. PP 170-171, Historical Dictionary Of Albania, Raymond Hutchins, The Scarecrow, Lanham, MD and London, 1996.

Marrur nga: frosina.org
Perkthyer nga une, mirepres korrigjimet per perkthimin.355.jpg

302.jpg

Fannoli.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Historia e Kishes Ortodokse Shqipetare

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=wJ9u4WGfwzc&feature=related]YouTube - Kisha Ortodokse (Orthodhokse) Autoqefale e Shqiperise 2008 part 22.MP4[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=6M6nmIZuysw&feature=related]YouTube - Kisha Ortodokse (Orthodhokse) Autoqefale e Shqiperise 2008 part 12.MP4[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top