Historia e Ermirës nga Shijaku

AnGeLiC

VIP
V.I.P






Fiks Fare risjell sot historinë e Ermirës nga Shijaku, një nënë që ka dhjetë urdhëra mbrojtjeje nga gjykata ndaj bashkëshortit dhe vjehrrës.
Me 10 urdhëra mbrojtjeje, Ermira bashkë me tre fëmijët e saj ndihet çdo ditë e kërcënuar, pasi jeton nën të njëjtën çati me dhunuesit e saj. Ajo kërkon vetëm strehim , që të largohet para se të jetë shumë vonë për të dhe fëmijët e saj.
Fiks fare trasmetoi sot me pamje sesi vjehrra e kërcënon me thikë këtë grua në banesën e saj në prani të forcave të policisë, në sy të fëmijëve të mitur të cilët qajnë të frikësuar për fatin e mamas së tyre. Pas 9 urdhëra mbrojtje që mori kundrejt bashkëshortit të saj që aktualisht është në burg me akuzën dhunë e përsëritur në familje. Urdhërin e 10 Ermira e mori kundrejt vjehrrës me të cilën banon në të njëjtin pallat. Ky urdhër mbrojtje mbaron më datë 22 nëntor , ndërkohë që një ditë para, në datën 21 nëntor, vjehrra e kërcënon me nje thikë në dorë në sy të policisë dhe fëmijëve. Edhe pse të pranishëm 2 efektiv policie gruaja nuk heziton të kërcënojë dhe fyej Ermirën. Kërcënimet nuk ndalen me kaq, edhe pse pas qelive të burgut, burri i Ermirës e ka gjetur mënyrën për ta kërcënuar sërisht. Ermira kërkon vëtëm një strehim, për t’u larguar njëherë e mirë nga banesa ku është komshie me vjehrrën dhe e detyruar ta ndaj atë me burrin në lirimin e tij. Në të kundërt shprehet ajo jo vetëm jeta e saj është në rrezik, por edhe e fëmijëve të mitur.tOP can3l
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top