Arfenilla
Themelues i Forumit
Një grua në Kinë është vlerësuar nga opinioni publik si një heroinë, pasi është bërë publike historia e saj.
Lou Xiaoying, tani 88 vjeç, e shtruar në spital për shkak të problemeve në veshka, ka gjetur dhe ka rritur më shumë se 30 bebe, që i ka gjetur të flakura në rrugët e Jinhua, ku ajo jeton duke mbledhur plehra.
Ajo dhe burri i saj, Li Zin, që ka vdekur 17 vjet më parë, i kanë mbajtur katër prej fëmijëve të gjetur, kurse të tjerët i kanë shpërndarë në familje të tjera ose tek miqtë e tyre.
Fëmija më i vogël është Zhang Qilin, tani vetëm shtatë vjeç.
“Edhe pse e dija që jam shumë e vjetër, sërish nuk mund ta injoroja atë bebe dhe ta lija të vdiste në plehra. Dukej aq i ëmbël dhe aq në nevojë. E mora me vete në shtëpi dhe tani ai është një djalosh i shëndetshëm dhe i lumtur,” thotë ajo.
“Gjithçka nisi kur gjeta fëmijën e parë, një foshnjë vajzë në vitin 1972. Ishte mes plehrave në rrugë. Do kishte vdekur po të mos e ndihmoja. Duke e parë të rritej, më jepte një gëzim të jashtëzakonshëm. E kuptova se dashuria e vërtetë ishte tek rritja e fëmijëve dhe kujdesi ndaj tyre,” shton ajo.
Lou ka vetëm një vajzë biologjike, që tani është 49 vjeç.
Në Kinë mijëra bebe braktisen në rrugë nga prindërit e varfër.
“ثshtë turp për qeverinë, shkollat dhe njerëzit që nuk bëjnë asgjë,” tha një kinez.
Po ashtu politika kineze e një fëmije në familje ka sjellë shtimin e braktisjes së fëmijëve në rrugë.
Vetëm pak ditë më parë një bebe u gjet në një qese të mbyllur, në një kosh plehrash. Për fat mjekët e mbajtën në jetë, pasi fëmija ishte nisur për në botën e përtejme.telegraf.