Heshtja zgjedhore, jo deklarata politike

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Sot është dita e heshtjes zgjedhore, e cila duhet respektuar nga të gjitha partitë politike deri në përfundimin e procesit të votimit në orën 19. 00 të datës 28 qershor.
Pas mitingjeve përmbyllëse nga dy partitë e mëdha, PD dhe PS-ja në sheshet kryesore të Tiranës, mesnata e mbrëmshme shënoi edhe nisjen e asaj që njihet si heshtja zgjedhore.
Në bazë të nenit 77 të Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve dhe heshtja përfundon në momentin e mbylljes së procesit të votimit.
Në respektim të ligjit, në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore si nga organet e medias, partitë politike apo veprimtari të tjera në funksion të këtij procesi.
Bazuar në regjistrin kombëtar elektronik në zgjedhjet e së dielës janë thirrur për të votuar 3.1 milionë shqiptarë të cilët do të shprehin vullnetin politik me anë të votës së fshehtë.
Zgjedhjet do të nxjerrin 140 deputetë, por për herë të parë, ata do të zgjidhen me sistem proporcional-rajonal.
Vendi është ndarë në 12 rajone dhe votat do të llogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit rajon. Ndërkohë që të regjistruar si subjekte elektorale janë 34 parti dhe një subjekt i pavarur.Shekulli
dont-speak.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top