Harvard:Ruhet nje studim mbi eposin shqiptar

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ata kanë ndjekur rrugën e njëri-tjetrit, kanë ecur në gjurmët e secilit, për të ndjekur rrjedhën e studimeve që për një arsye apo një tjetër mund të mos jenë çuar deri në fund. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e Albert Lord dhe Milman Perry, historia e së cilëve fillimisht është frymëzuar nga linguistët më influencues të shekullit XX, që kanë treguar interes për eposin ballkanik, të cilin e gjejmë në Shqipërinë Veriore, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë dhe Kroaci. ثshtë interesante të ndjekësh linjën e këtyre figurave të shquara, sepse ato lidhen me linguistin e famshëm Ferdinand de Saussure, i cili, së bashku me Charles Sanders Peirce, konsiderohen themeluesit e linguistikës moderne. Ferdinand de Saussure ishte një linguist zviceran (nga pjesa franceze) i cili, në Evropë, dhe veçanërisht në Francë, njihet si ati i linguistikës moderne. Termat linguistike, "shenjë" dhe "shënjues" përdoren sot sipas perspektivës Saussure-ane. Një nga studentët e Saussure ishte edhe Antoine Meillet, i cili sipas Enciklopedisë Britanike njihet si një nga linguistët më influencues të kohës së tij. Nëpërmjet metodës krahasuese ai shpjegoi sistemin e hershëm linguistik indo-evropian dhe gjurmoi historinë e tij. Antoine Meillet theksonte vazhdimisht se çdo përpjekje për të ndryshuar gjuhën duhet të marrë parasysh faktorët shoqërorë. Në Sorbonne të Francës, Antoine Meillet pati një student nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të quajtur Milman Parry, i cili pati studiuar traditën gojore të Jugosllavisë në vitet 1933 dhe 1934. Në një nga udhëtimet e tij në Novi Pazar ai pati regjistruar disa lahutarë shqiptarë të cilët këndonin serbisht dhe shqip. E në fakt, Eposi shqiptar i Veriut, ose Cikli i Kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve pikërisht para një shekulli. Ai u shfaq në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë". Letërsia shqiptare lindi e u zhvillua për një kohë të gjatë si letërsi heronjsh. Ata që nuk e dinin se eposi i kreshnikëve ekzistonte në formën tradicionale gojore, u përpoqën të krijojnë vetë "epope imagjinare" dhe t‘i paraqitnin si trashëgimi orale. Më pas pati përpjekje për rikrijimin e një epopeje integrale, sipas modeleve të poemave antike. Kështu ndodhi që në vitin 1937, pasi mësoi pak shqip në Dubrovnik, Milman Parry udhëtoi nëpër katundet Bogë të Malësisë, Theth të Dukagjinit, Tropojë e deri në Kukës, ku mblodhi rreth 100 këngë, disa të shkurtra, por disa 500 deri në 1000 rreshta. Ai vuri re se këngët e Gjeto Basho Mujit dhe Gjergj Elez Alisë këndohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Serbi e Kroaci. Në udhëtimet e tij të mëvonshme, Milman Parry u shoqërua edhe nga Albert Lord, i cili atë kohë studionte në Harvard. Albert Lord, profesor i gjuhës sllave dhe letërsisë krahasuese në Universitetin e Harvardit, pas vdekjes së parakohshme të Gilman Parry vazhdoi deri në fund të jetës së tij (1991) studimet dhe hulumtimet për eposin ballkanik. Lord në vitin 1960 publikoi në Amerikë librin "The Singer of Tales". Pas vdekjes së tij, në vitin 1995, bashkëshortja, Mary Louise Lord, publikoi dorëshkrimin "The Singer Resumes the Tale", në të cilin gjenden edhe përfundimet e Lordit për sa i përket eposit ballkanik. Po ashtu edhe etnologu Arnold van Gennep pati sugjeruar se këngëtarët ballkanas përdorin një set të kufizuar shprehjesh, të cilat ata i përziejnë në kombinime të ndryshme për të krijuar këngët e tyre. Parry dhe Gennep në fakt dukej sikur e shinin në mënyrë sipërfaqësore traditën gojore të Ballkanit. Ndryshe mendonte Albert Lord. Ai ishte më i avancuar në shkencën relativisht të re të linguistikës, prandaj në traditën gojore të Ballkanit profesori i Harvardit gjeti shumë më tepër sesa linguistikë. Ai vuri re se për shumë fëmijë ballkanas që jetonin në një vend të uzurpuar nga injoranca anadollake, këngët e kalorësve ishin morali, argëtimi, historia dhe civilizimi përtej anadollakizmit. Për ata fëmijë, standardet shoqërore e kulturore të imponuara nga jeniçerët turq shprisheshin e shkatërroheshin vetëm nën tingujt e lahutës. Këtu ata gjenin prehje, duke përjetuar atë botë që dëshironin të jetonin, por që u ishte
mohuar nga pushtuesit turq. Jutbina dhe Lugjet e Verdha në imagjinatën e tyre mbijetuan në realitetin e kohëve të errëta të Ballkanit të imponuar nga pushtimi turk. Mbijetesa e kësaj kulture para-jeniçere u bë objekt i shumë studimeve të françeskanëve dhe jezuitëve shqiptarë, të studiuesve të huaj profesionistë të përmendur më sipër, deri edhe tek Edith Durham e Robert Elsie. Ndërsa ndër antropologët shqiptarë veçohen Bernardin Palaj, Donat Kurti, Shtjefen Gjeçovi dhe Aleksandër Sirdani. Cilësia e kontributit të tyre megjithatë ka mbetur thuajse e pastudiuar. At Gjergj Fishta e "shfrytëzoi"epikën më shumë se cilido shkrimtar shqiptar para dhe mbas tij. Por edhe Ernest Koliqi, Martin Camaj, Azem Shkreli, Ismail Kadare etj., kanë treguargjurmë të frymës epike në krijimtarinë e tyre.


Express
 
Koleksion i Epikës në Universitetin e Harvardit
Link: Milman Parry On-Line Collection

Nik Leshai
Disa nga linguistët mâ influencues te shekullit 20të kanë tregue interes per Eposin Ballkanik i cili gjindet në Shqipninë Veriore, Mal të Zi, Serbi, Bosnje, dhe Kroaci. آsht interesante me ndjekë linjen e këtyne figurave të shqueme sepse ato lidhen me linguistin e famshëm Ferdinand de Saussure, i cili sëbashku me Charles Sanders Peirce konsiderohen themeluesit e linguistikës moderne.
Ferdinand de Saussure ishte nji linguist Zviceran (nga pjesa Franceze) i cili, në Europe, dhe veçanarisht në Francë, njihet si Ati i linguistikës moderne. Termat linguistike shenjë dhe shenjues perdoren sot simbas përspektives Saussureane.

Nji nga studentët e Saussure ishte edhe Antoine Meillet, i cili simbas Enciklopedisë Britanica njihet si nji nga linguistët mâ influencues to kohës se tij. Nepermjet Metodës Krahasuese ai spjegoi sistemin e hershem linguistik Indo-European dhe gjurmoi historinë e tij. Antoine Meillet theksonte vazhdimisht se çdo përpjekje me ndryshue gjuhën duhet të marri parasysh faktorët shoqnor—nji kshillë që linguistët shqiptarë duket se nuk e kanë marrë parasysh.
Saussure_de_Ferdinand.gif
shenja_shenjuesi.jpg

Milman_Parry..bmp
Në Sorbonne të Francës Antoine Meillet pati nji student nga Kalifornia e Shteteve të Bashkueme të Amerikës të quajtun Milman Parry i cili pati studjue traditën gojore të Jugosllavisë ne vitet 1933 dhe 1934. Në nji nga udhtimet e tij në Novi Pazar ai pat regjistrue disa lahutarë shqiptarë të cilt këndonin shkjenisht dhe shqip.
Në vitin 1937, pasi msoi pak shqip në Dubrovnik, ai udhtoi nëpër katundet Bogë te Malcisë, Theth të Dukagjinit, Tropojë, e deri në Kukës, ku ai mblodhi rrethi 100 kangë, disa të shkurtra, por disa 500 deri 1000 rreshta. Ai vuni re se kângët e Gjeto Basho Mujit dhe Gjergj Elez Alisë këndohen ne Shqipni, Serbi dhe Kroaci. Në udhtimet e tij të mavonëshme, Milman Parry u pat shoqnue nga Albert Lord, i cili asokohe studjonte në Harvard.
Arnold_van_Gennep.gif
Etnologjisti [ame="http://www.amazon.com/Rites-Passage-Arnold-van-Gennep/dp/0226848493/ref=sr_1_2/104-6623038-8341531?ie=UTF8&s=books&qid=1190858765&sr=1-2"]Arnold van Gennep,[/ame] i biri i nji Hollandezi dhe i nji Francezje, pat sugjerue se kangtarët Ballkanas perdorin nji set të kufizuem shprehjesh të cilat ata i pëziejnë në kombinime të ndryshme për të krijue kângët e tyne.
Parry dhe Gennep ishin të dy preskriptivistë, që do me thânë se ata e shikonin traditën gojore të ballkanit si "gjeli nga mâja e plehut".
Albert Lord, ishte mâ i avancuem ne shkencën relativisht të re të linguistikës, prandaj në traditën gojore të Ballkanit, ai gjeti shumë mâ tepër sesa linguistikë. Për shumë fmijë Ballkanas që jetonin në nji vend të uzurpuem nga injoranca anadollake, Kângët e Kalorësve ishin morali, argëtimi, historia, dhe civilizimi përtej anadollakizmit. Për ata fmijë, standardet shoqnore e kulturore të imponueme nga janiçerët turq shprisheshin e shkatrroheshin vetëm nën tingujt e lahutës. Këtu ata gjenin prehje duke përjetue atë botë që deshironin me jetue, por që u ishte mohue nga anadollakët. Jutbina dhe Lugjet e Verdha në imagjinatën e tyne mbijetuen realitetin e kohëve të errta të Ballkanit të imponuem nga injorance turke. Mbijetesa e ksajë kulture para-janiçiere u pat bâ objekti i studimeve intensive të françeskânve dhe jezuitve shqiptarë, të studjuesit të huaj profesionistë të përmendun në kët faqe, deri edhe të hobistve të tillë si Edith Durham e Robert Elsie.
Antropologjistët Shqiptarë Ndër antropologjistët shqiptarë mund të veçohen Bernardin Palaj, Donat Kurti, Shtjefen Gjeçovi, dhe Aleksander Sirdani. Cilsia e kontributit të tyne asht e pastudjueme për arsye që dihen. Fatkeqsisht puna e tyne i âsht nënshtrue vjedhjes, perdhunimit, e keqinterpretimit nga studjues shqiptarë dhe të huaj këto 60 vitet e fundit.
Epika ne Krijimtarinë Shqiptare
Fishta e pat "shfrytzue" Epikën mâ shum se cilido shkrimtar shqiptar para dhe mbas tij. Por edhe Ernest Koliqi, Martin Camaj, Azem Shkreli, Ismail Kadare, etj, kanë tregue gjurmë të frymës epike në krijimtarinë e tyne.
Epika dhe Standardi Gjuhsor
Në nji bisedë private, Dr. Prof. David Luka më tha se linguisti Justin Rrota dhe disa pasues të tij patën hjedhë idenë e vënjes së dialektit të Malcisë në bazë të gjuhës shqipe ngase ai ishte ma i pastri dhe ma autentiku. Por politika ndryshoi dhe në vënd të Malcishtes u vu Laberitja, e cila si e folmja mâ a varfën ne Shqipni, ka vetëm rreth 2.500 fjalë origjinale. Kjo Mângsi leksike dhe strukturore e bâni mâ të lehtë punën e linguistëve shqiptarë—kjo mund të jetë arsyeja pse ata vazhdojnë me ngulm me i muhue arsenalit linguistik shqiptar gegnishten.
Standardi i Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, e bâni Epikën Shqiptare pothuaj të paligjëshme nepërmjet shenjimit të shprehjeve, frazeologjisë, dhe të folmeve tipike gege si arkaike, dialektale, dhe anakronike.
Diskursi dhe Tradita Shqiptare
Palaj, Kurti, Gjeçovi dhe A. Sirdani patën mbledhë atë kulturë të hershme shqiptare e cila mbijetoi errsinën turke. Fishta, Koliqi, Camaj, Shkreli dhe Kadare, ushqyen imagjinatën e tyne në lumin e Epikës Shqiptare. Por, ndoshta në nji shkallë mâ të nâltë, qëndrojnë Harapi e M. Sirdani, të cilt themeluen filozifinë e të qenunit shqiptar dhe diskursin historik shqiptar mbi bazat e moralit, ligjit, dhe traditës shqiptare (të pasunueme me traditën e mendimit europjan, sidomos atij gjerman ku ata patën krye studimet). Në nji farë mënyre, Harapi dhe Sirdani rehabilituen konshiencen e shqiptarit intelektual si europjan, në të njajtën mënyrë si Fishta dhe shkrimtarë të tjerë rehabilituen konshiencen e poetit shqiptar nga bejtexhi ne kângtarë epik.
Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë Studime mbi Epikën janë bâ edhe në Shqipni, por siç vërehet nga emni i Institutit (Kulturë Popullore) shprehje e cila gjatë regjimit Obskurantist te Enver Hoxhës konotonte mungesë sofistikimi, amarotizëm, dhe injorancë, puna nuk ka qenë serioze dhe studimet janë bâ nga njerëz jo kompetent, për mos me thânë amatorë, të cilët i shikonin aventurat e اetave te Jutbinës ashtu si fëmijët shikojnë filmat vizatimorë—vetëm si aventura, pa kuptue domethanjen e tyne morale, historike, ligjore, dhe identifikuese to prototipit shqiptar.
Instituti Albanologjik në Prishtinë.
Emni i këtij instituti konoton kujdes, respekt, dhe pergjegjsi. Puna e bâme kohët e fundit ne Institutin Albanologjik të Prishtinës i hijezon të gjitha institucionet tjera me larminë, cilsinë, the sasinë e kângve të mbledhuna.
 
E kam shkruajt dhe pare ketu qe esht kekrkue te eliminohej gjuha shqipe duke i hequr dy krahaet e saj me te fort nga te cilat Gegnishtja mban peshen me te madhe dhe Camerishtja.Gjuhes shqipe me 1972 i futen sharen ne mes hard diskut te saj duke lene vetem ate pjes e cila sot ka evoluar si rastet e trupave njerezor me deformime te disa gjymtyreve duke i sjell asaj nji shfytyrim te paimagjinueshem.Dhe kur flasin ca leshko gjuhetare te sotem autore te kesaj katrahyre me vjen t'ua thyej turinjte e tyre te qelbur idiotike.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top