Harun Yahya në Spiegel Online

Kresha

A pretty face can never trick me
Ekzistojnë 100 milionë fosile të cilat e vërtetojnë krijimin dhe këto kurrë nuk kanë ndryshuar në asnjë aspekt.





Adnan Oktar mban një kostum nga mëndafshi i bardhë, butona të arta mansheti dhe ka një mjekër të rregulluar me shumë kujdes. "Për 20 vjet", ai thotë me një zë serioz, "njerëzimi do të hyjë në një epokë të artë".

Adnan Oktar (i njohur si Harun Yahya) është njëri nga ithtarët kryesorë të kreacionizmit në Turqi dhe beson se teoria e evolucionit e Darvinit është punë dreqi. Në një intervistë për Spiegel, ai shpjegon se si planifikon të mposhtë darvinizmin.

Sipegel: Pothuajse secili biolog i respektuar në botë e konsideron teorinë e evolucionit si ndoshta teorinë shkencore më të vërtetuar ndonjëherë, së bashku me njohurinë se bota është e rrumbullakët.Si do të vërtetoni se këta e kanë gabim?
Adnan Oktar: Së pari, ka 100 milionë fosile, të cilat e vërtetojnë krijimin. Dhe, këto kurrë nuk kanë ndryshuar në asnjë aspekt. Për shembull, peshqit gjithmonë kanë qenë peshq, karkalecat gjithmonë kanë qenë karkaleca dhe gaforret kanë qenë gaforre. Dhe, fosilet e tyre mund të shihen në secilin kënd të botës. Ne i kemi shfaqur ato edhe në Turqi dhe njerëzit i kanë parë me sytë e tyre. E para dhe më kryesorja, kjo është një dëshmi e qartë. E dyta, në kontrast me krijimin, darvinizmi nuk ka asnjë dëshmi të vetme, e cila demonstron teorinë e evolucionit. Ithtarët e saj nuk kanë kurrfarë dëshmie nga fosilet, të cilën do të ishin në gjendje ta tregojnë.

Spiegel:
Vitin e kaluar,Këshilli i Evropës madje kërkoi nga shtetet anëtare të saj të mos lejojnë mësimin e kreacionizmit së bashku me teorinë e evolucionit në shkolla. A e konsideroni këtë gjë si disfatë?
Oktar: Darvinizmi është nën mbrojtje zyrtare nëpër tërë botën. Asnjë ideologji në histori, asnjë ide tjetër, kurrë nuk është mbajtur nën mbrojtje kaq të rreptë zyrtare. Të bësh çfarëdo deklarate që kritikon darvinizmin shkakton një reagim zyrtar. Sidoqoftë, pavlefshmëria e darvinizmit dhe aktualiteti i kreacionizmit janë fakte shkencore. Kushdo që shikon ose shfleton "Atlasin e krijimit" tim do të arrijë te ky mendim. Darvinizmi gënjen për shumë gjëra dhe mashtron njerëzimin. Ata kanë mashtruar tërë njerëzimin për 150 vjet.

Spiegel: Sa keni qenë të ndikuar nga lëvizjet e krishtera,të ashtuquajturat lëvizje të disenjit inteligjent në Evropë dhe SHBA?
Oktar: Mua, të them të drejtën, më duket i pandershëm koncepti i disenjit inteligjent. Ne duhet haptazi të përkrahim ekzistencën e Allahut, sinqerisht të përkrahim religjionin, islamin. Apo, nëse jeni të krishterë, duheni sinqerisht të përkrahni krishterimin. Kjo është një teori, e cila thotë se gjërat disi janë krijuar, por nuk dihet se kush i ka krijuar. Në fakt kjo më duket e pandershme, të them të drejtën. Pasuesit e disenjit inteligjent duhen të deklarojnë haptazi dhe qartazi ekzistencën e Allahut si krijues.

Spiegel: Richard Dawkins,njëri nga figurat më të spikatura të ateizmit të ri, tash vonë librin e tij, "Gënjeshtra e Zotit" e ka të përkthyer në gjuhën turke.Thuhet se në Turqi janë shitur 15,000 kopje.Në këtë libër ai shkruan se religjioni është njëri nga shkaqet e terrorizmit.
Oktar: Darvinizmi ka shtruar rrugën për fashizmin e Hitlerit dhe Mussolinit dhe për komunizmin e Stalinit. Dhe, kur shikojmë në ditët e sotme, ne shohim që të gjithë anëtarët e organizatave terroriste, edhe atyre që e portretizojnë veten si organizata myslimane, janë darvinistë, ateistë. Le të themi që një person besimtar, i cili lutet rregullisht, nuk shkon e vendosë bomba andej këndej. Thjesht ata janë njerëz të cilët shtiren si myslimanë, ata të cilët e përshkruajnë vetën si myslimanë, të cilët kryejnë
vrasje, apo darvinistë të cilët e bëjnë të qartë që janë terroristë, apo komunistë, e të cilët kryejnë vepra terrorizmi. Përfundimisht, të gjithë këta janë darvinistë.

Spiegel: A mendoni me të vërtetë që dikush si Osama bin Laden, i cili i justifikon aktet terroriste duke përdorur Kuranin dhe, sipas tij, pafeshmërinë e Perëndimit, po përcjell idetë darviniste?
Oktar: Gjërat nuk janë ashtu siç duken. Ju nuk e shihni këtë dukje dhe këtë stil te njerëzit e tillë kur ata janë të rinj. Mirëpo, kur feja e tyre shikohet me vëmendje, del që ata janë materialistë dhe darvinistë të vërtetë. ثshtë e pamundur për një njeri, i cili i frikësohet Allahut, të kryejë vepra terroriste, për shkak të fesë së tij. Vepra të tilla kryen nga njerëz të cilët janë edukuar jashtë, të cilët kanë pasur edukim darvinist dhe të cilët brenda pranuan darvinizmin, por të cilët më vonë e quajtën veten myslimanë. Kur vështrohen me kujdes, kur fjalimet dhe shkrimet e tyre analizohen me kujdes, ne shohim që ata njerëz janë darvinistë.

Spiegel: Kur jemi te Hitleri dhe fashizmi:Në faqen e juaj të internetit, ju e dënoni Holokaustin dhe e lidhni me darvinizmin. Por në fillim të viteve '90, ju e publikuat një libër për të ashtuquajturën "Gënjeshtra e Holokaustit."
Oktar: Libri "Gënjeshtra e Holokaustit" është shkruar nga njëri prej miqve të mi, Nuri ضzbudak, nuk është njëri nga librat e mi. Ai publikoi shkrimet e veta nën këtë titull. Më vonë, ne protestuam kundër kësaj nëpërmes noterit publik dhe ia deklaruam faktin publikut. Unë nuk ndërmora ndonjë tjetër aksion legal, por vetëm protestova nëpërmes noterit publik, sepse ai përdori emrin tim. Libri im, i cili shprehte idetë e mia, u publikua më vonë.

Spiegel: Vitin e ardhshëm,një pjesë e botës do të festojë 200- vjetorin e lindjes së darvinit dhe 150-vjetorin e publikimit të parë të librit "Mbi origjinën e llojeve." A do të festoni edhe ju, gjithashtu?

Oktar:
Në fakt, do të dalë se e tërë kjo do të jetë festim i shembjes së darvinizmit. Njerëzit do të tronditen kur t'iu kujtohet se si kanë besuar në darvinizëm. Ata do të mahniten me faktin se si janë mashtruar me vite. Gjithashtu do të çuditen me veten se si qindra, mijëra universitete përreth botës dhe qindra, mijëra profesorë kanë përkrahur një mashtrim të tillë dhe se si janë mashtruar nga ky komplot i satanit.

Spiegel:
Njëri nga librat e juaj quhet "Atlasi i krijimit," një vëllim masiv dhe qartazi shumë i shtrenjtë. ثshtë shpërndarë nëpër tërë botën dhe shumë kopje falas u janë dërguar mediave perëndimore. Si e financoni luftën tuaj kundër darvinizmit?

Oktar: Shtëpia botuese ka profit të madh, ngase unë nuk marr kurrfarë privilegjesh nga shitja e librave. Dhe, librat e mi po shiten në numra të shumtë edhe brenda edhe jashtë Turqisë. Vitin e kaluar në Turqi u shitën 8 milionë kopje dhe 2 milionë jashtë vendit. Këtë vit numri është edhe më i lartë, shumë herë më i lartë. Shitjet janë dyfishuar. Kjo numërohet si publicitet. Sidoqoftë, burimet financiare për këtë, ashtu siç kam thënë, ofrohen nga shtëpia botuese.

Spiegel: Në maj, nga një gjykatë turke ju u dënuat për krijimin e një organizate ilegale, për përfitime personale.

Oktar: Po, ka pasur një akuzë se gjoja kam krijuar një organizatë kriminele. Po, unë u akuzova se isha udhëheqësi i bandës. Më kanë dhënë një dënim me tri vjet burgim. Kjo duhet të miratohet nga Gjykata Supreme e Apeleve. Nëse Gjykata Supreme e Apeleve e miraton këtë vendim, mua do të më jepen tri vjet burg. Sidoqoftë, nuk ka dëshmi legale në kuptimin që unë e shoh të jetë i pranueshëm. Ngase dëshmia ime ishte marrë pa prezencën e avokatit tim, duhej të ishte e pavlefshme. Dëshmia ime, të cilën isha i detyruar ta jap nën shtrëngim, me forcë, është pranuar si e vlefshme edhe në Gjykatën Supreme të Apeleve, dhe gjithashtu në gjyq. Si rrjedhim i kësaj, mua m'u dha dënimi.


Gazeta express
 
T`lumt LoverboY shum shum Fantastike :D
 
MBETJET FOSILE
Ne shekullin XX, teoria e evolucionit u gjunjezua jo vetem para biologjise molekulare, por edhe para paleontologjise, d.m.th. shkences se fosileve. Qe prej kohes se daljes te teorise, ne germimet e bera ne te kater anet e rruzullit tokesor, nuk eshte hasur asnje lloje fosili qe te mbeshtese evoluimin. Fosilet jane mbetjet e gjallesava qe kane jetuar ne te kaluaren. Skeletet e gjallesave, kontakti me ajrin i te cileve eshte nderprere papritmas, kane ardhur deri ne ditet tona te paprishura. Keto mbetje na njohin me historine e gjallesave qe kane jetuar mbi Toke. Per kete arsye, pyetja e pare qe lind, lidhet me ate, se si kane dale per here per here te pare keto gjallesa, qe percaktojne mbetjet fosile?

Sipas teorise se evolucionit te Darvinit, gjallesat vinin nga nje paraardhes i perbashket. Ndersa, shfaqja e ketyre gjallesave te ndryshme nga njera-tjetra, ka ardhur per shkak te ndryshimeve te vogla, te shtuara gradualisht, brenda nje kohe shume te gjate.

Sipas teorise, se pari jane formuar gjallesat njeqelizore, e keto, brenda nje perjudhe prej qindra milion vjetesh, ukthyen ne gjalesa detare jovertebrore e, me pas, ne peshq.Ketapeshq, duke dale ne toke, kane formua zvarraniket.Sipas te njetit pretendim,shpendet dhe gjitaret gjithashtu kane evoluar nga zavarraniket.Sikur kjo ide te kishte qene e sakte, ne histori do te duhej te ekzistonin nje shumesi "formash kalimtare", te cilat kane kryer rolin lidhes midis gjallesave te ndryshme. P.sh., nese me te vertete zogjte jane forma e evoluar e zvarranikeve, ne histori do te duhej te jetonin me miliarda gjallesa gjysmezog e gjysmezvarranik. Dhe, ne te njejten kohe keto gjallesa duhet te ishin te pajisura me organe te mangeta, ende te paperfeksionua ra. Darvini i emertoi keto gjallesa imagjinare me emrin "forma kalimtare". Nderkohe qe e dinte se, per te vertetuar teorine e tij, mbeturinat e ketyre formave duhet te gjendeshin patjeter ne mbetjet fosile. Ne librin e tij, "Origjina e specieve...", ka shkruar:

"Nese teoria ime eshte e vertete, duhet te kene jetuar patjeter specie kalimtare te panumerta, te cilat kane lidhur speciet me njera-tjetren. Verifikimi i ekzistences se ketyre specieve mund te behet vetem midis mbetjeve fosile". (Carls Darvin, "Origjina e specieve...", fq. 179, botimi i pare, ne anglisht).

Por, Darvini ishte ne dijeni te mosekzistences se formave kalimtare imagjinare, midis fosileve te gjetura. Per kete arsye, ne librin e tij, "Origjina e specieve...", ketij problemi i ka rezervuar nje vend te veçante, dhe ka ngritur keto pyetje plot shqetesim: "Nese , me te vertete, nje lloj eshte shumuar nga nje lloj tjeter, me shenderrime te vogla, atehere, perse nuk hasim ne forma kalimtare te panumerta? Nese nevojitet ekzistenca e ketyre formave, atehere, perse nuk i gjejme te groposura ne shtresat e tokes?" (Carls Darvin, "Origjina e specieve...", fq. 172, 1964).

Kur Darvini i studioi me hollesisht mbetjet fosile, supozoi se do te gjendeshin format kalimtare imagjinare. Per kete arsye, pasuesit e rruges se tij, per 140 vjet me radhe kontrolluan shtresat gjelogjike ne te kater anet e botes, per gjetjen e fosileve te formave kalimtare. Por, te gjitha keto perpjekje perfunduan me nje zhgenjim te madh. Format imagjinare, te enderruara nga Darvini, vazhduan te mbeten vetem nje frut i imaginates se tij.

Paleontologu i degjuar anglez, Derek Ager, megjithese perkrahes i kesaj teorie, e pranoi kete te vertete me keto fjale: "Problemi yne eshte ky: kur i studiojme me me hollesi mbetjet fosile, qofte sipas klasave, qofte sipas llojeve, vazhdimisht hasim ne te njejten te vertete-shohim grupe gjallesash te formuara njeheresh mbi Toke, e jo te zhvilluara shkalle-shkalle".(Derek Ager, "Proceedings of the British Geological Association", vol 87, p. 133).

Shtresa tokesore me e vjeter, ne te cilen hasen fosilet e gjallesave te pathjeshta, eshte shtresa Kambrijen, e cila llogaritet te jete 530-500milion vjeçare. Ne shtresat me te lashta se Kambrijeni, nuk hasen veçse fosilet e gjallesave njeqelizore. Ndersa ne periudhen Kambrijen shfaqen papritmas lloje gjallesash mjaft te ndryshme nga njera-tjetra. Shfaqen njeheresh mbi 30 lloje gjallesash jovertebrore si p.sh. kandilat e detit, yjet e detit, trilobitet, kermijte, etj. Keto gjallesa kane organe mjaft te nderlikuara dhe sisteme trupore komplekse si qarkullimi i gjakut. P.sh., syri i trilobiteve eshte nje mrekulli skicimi, qe funksionon me sistem dylupesor, dhe qe eshte formuar nga qindra gjashtekendore te nd ryshem-eshte nje gje krejt e habitshme.

Ky eshte syri i pare i shfaqur mbi Toke, dhe e ben kategorikisht te pavlefshme idene e Darvinit, sipas se ciles, gjallesat kane evoluar nga me primitivet tek me te zhvilluarat. Per me teper, ky sistem gjashtekendor i syve te triloviteve, ka ardhur deri ne ditet tona, per rreth 530 milion vjet pa ndryshuar. I njejti ndertim syri vihet re edhe tek insektet e diteve tona, si p.sh. te bleta ose te pilivesa. Sipas teorise se evolucionit, llojet e gjallesave duhet te kishin evoluar nga gjallesa te tjera primitive; meqe para trilobiteve dhe gjallesave te periudhes Kambrijen nuk ka patur asnje gjallese te nderlikuar, gjallesat e periudhes Kambrijen u formuan njeheresh, pa pasur asnje paraardhes.

Njeri nga mbrojtesit me te degjuar bashkekohore te teorise se evolucionit, zoologu anglez, Riçard Daukins, rreth kesaj teme ben kete pohim:" Gjallesat e periudhes Kambrijen jane formuar per here te pare aty ku ndodhen tani, tamam, sikur te mos kete pasur ndonje histori evoluimi". (Riçard Daukins, "The Blind Eatchmaker", p. 229, 1986).

Kjo gjendje e ben te pavlefshme teorine e evolucionit, sepse Darvini, ne librin e tij, "Origjina e specieve", ka shkruar keshtu: "Nese vertetohet qe, nje shume e madhe llojesh, qe i perkasin se njejtes klase, e kane nisur jeten bashkarisht, ne te njejten kohe, kjo, do te perbente nje goditje vdekjeprurese per teorine time te evoluimit prej nje paraardhesi te perbashket, me perzgjedhje natyrore".

(Carls Darvin, "Origjina e specieve...", fq. 302, 1964, botim ne anglisht).

Goditja vdekjeprurese, se ciles i frikesohej Darvini, vinte qe nga fillimi i mbetjeve fosile, pra, nga periudha Kambrijen. Edhe llojet e gjallesave ne shtresat fosile, pas periudhes Kambrijen, jane shfaqur njegeresh dhe me stuktura perfekte. Grupet themelore te gjallesave si: peshqit, amfibet, sfungjeret, shpendet, gjitaret dhe, nder to, me qindra mijera lloje gjallesash te ndryshme, kane dale mbi Toke njeheresh ne menyre perfekte. Mes ketyre grupeve nuk ndodhet as edhe nje shembull i formave kalimtare te imagjinuara nga evolucionistet.

Kjo e vertete, vulosur nga mbetjet fosile, na bind per krijemin veç e veç te llojeve te gjallesave, nga ana e ALLAHUT.

Perkrahesi i teorise se evolucionit, palentologu Mark Czarnecki, e sqaron keshtu kete te vertete: "Mbetjet fosile kane perbere gjithmone nje pengese per vertetimin e teorise. Keto mbetje asnjehere nuk kane shfaqur gjurmet e formave kalimtare siç ka supozuar Darvini. Llojet e gjallesave formohen njeheresh, dhe kjo gjendje e papritur mbeshtet mendimin e krijimit sipas se cilit, llojet e gjallesave jane krijuar nga ana e ZOTIT".(Mark Czarnecki, MC Lean's, p. 56, CAPut!January 1981).

Per me teper, nuk gjendet as ndryshimi me i vogel ndermjet fosileve qe u perkasin qendra miliona vjeteve me pare e te sotem. P.sh. shohim te njejten strukture trupore midis peshkaqenit modern e atij te para 400 milion vjeteve. Nuk vihet re asnje ndryshim ndermjet milingones se sotme dhe asaj 100 milion vjeçare, e as piliveses apo breshkes 100 milion vjeçare e asaj moderne, ose lakuriqit te nates, 55 milion vjeçar dhe atij modern. Pra, speciet jane krijuar nga ana e ALLAHUT, dhe, qe prej dites se krijimit e deri me sot, nuk kane pesuar asnje evoluim.

Per disa fosile, te supozuara nga evolucionistet si shembuj te formave kalimtare, u vertetua shkencerisht se, ne te vertete, nuk percillnin ne asnje menyre veçorite e ketyre formave. Nje nga me te rendesishmit e ketyre shembujve ishte fosili i nje peshku te quajtur colekant (coelacanth). Lidhur me kete peshk, te cilit i ishte gjetur vetem fosili, evolucionistet pretenduan per me vite me radhe se, permbante veçori te ngjashme me ato te gjallesave te tokes, p.sh., kembe primitive dhe gjysmemushkeri. Keto shpjegime, rreth colekantit, evolucionistet i treguan si te verteta shkencore, dhe vizatimet imagjinare, te cilat tregonin kalimin e gjalleses nga uji ne toke, hyne deri ne tekstet mesimore. Ne vitin 1938, evolucionistet pesuan nje tronditje te madhe, kur nje colekant, raca e te cilit me ndohej ae qe zhdukur, u kap i gjalle ne Oqeanin Indian, dhe u vu re se peshku nuk kishte asnje ndryshim nga peshku i sotem.......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top