Harroni ato që dinit për pinguinët, janë krejt ndryshe!

Love

βeℓℓe â๓e
Të dashuruar, të gatshëm për sakrifica dhe besnikë. Në imagjinatën kolektive, edhe falë filmave që kanë përshkruar udhëtimet e gjata e të vështira për t’u kthyer në shtëpi, pinguinët janë simboli i monogamisë.

pinguin-300x199.jpg

Por një tjetër e vërtetë ka dalë në pah pas zbulimit të një studimi të kryer një shekull më parë. “Pinguinët meshkuj të Adelie bëjnë seks me njëri-tjetrin, përdhunojnë pinguinët femra, vrasin të vegjlit, madje nganjëherë kryejnë marrëdhënie edhe me femrat e ngordhura”. Kështu shkruante një shekull më parë natyralisti anglez, George Murray Levick, në një raport që u mbajt mbyllur që nga vitet 1900 për të mos skandalizuar Britaninë.


Shënimet në greqishten e lashtë

Eksploratori Levick ishte njëri nga shkencëtarët e ekspeditës së Robert Scott në polin e jugut. Ai kaloi rreth dy vjet në Antarktidë, ku vëzhgoi pinguinët e Adelies, në zonën e kepit Adare. Shënimet e tij për jetën seksuale të pinguinëve janë shkruar në greqishten e lashtë në mënyrë që pakkush t’i lexonte në atë kohë. Ato janë zbuluar 100 vjet më vonë, për një botë ndoshta më të gatshme për të pranuar “të vërtetat e tmerrshme”.

Letrat sekrete

Fletët që flasin për jetën seksuale të pinguinëve u shkëputën nga blloku i vëzhgimeve me t’u kthyer në Londër. Pjesa e titulluar “Jeta seksuale e pinguinëve të Adelies” ka qarkulluar në ambiente të ngushta dhe është gjetur kohët e fundit nga një prej kuratorëve të Muzeut të Historisë Natyrore në Londër, Dagllas Russell.

Vëzhgimet

Russell i ka publikuar shënimet e gjetura në revistën “Polar Record”. “Pamfleti është nj vëzhgim dhe komentim i shpeshtësisë së aktivitetit seksual dhe sjelljes autoerotike të pinguinëve “beqarë”, meshkuj dh femra, dhe përfshin nekrofilinë, abuzimin seksual te femrat dhe te të vegjlit si dhe sjelljet homoseksuale. Vëzhgimet janë të kujdesshme dhe të besueshme”, thotë ai

Bandat e të fortëve

Një nga sjelljet më dramatike që del në pah në shënimet e Levick është ajo e bandave të formuara nga 6-7 individë, të cilët vijnë vërdallë duke ngacmuar pinguinët e tjerë. Në shënime përshkruhen femra të përdhunuara nga pjesëtarë të kësaj bande, të cilët shpesh abuzojnë me të vegjlit para syve të prindërve të tyre, shpesh duke i vrarë më pas.

Nekrofilia

Një nga vëzhgimet më tmerruese për studiuesin anglez është ai i një pinguini mashkull që çiftëzohet me një femër të ngordhur. Levick shprehet i shokuar nga sjella e zogjve antarktikë, të cilët mesa duket kanë të përbashkët me njeriun më shumë sesa qëndrimi mbi dy këmbë.
Burimi: shekulli
 
Titulli: Harroni ato që dinit për pinguinët, janë krejt ndryshe!

Kohrat kanë ndryshuar sështë e thënë që ndodhin akoma këto gjëra. Unë para ca kohe
kam parë një dokumentar dhe skishte asnjë episodë të tillë..kjo varet sduhët të ndodhi
patjetër.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top