Haradinaj, “Qytetar Nderi” i Fierit

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur të hënën për vizitë zyrtare treditore në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Gjatë tri ditëve të ardhshme, sipas agjendës së tij, ish-kryeministri Haradinaj do të takohet me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, liderin opozitar dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha dhe personalitete të tjera të larta të shtetit dhe të spektrit politik shqiptar.

Haradinaj po ashtu do të marrë pjesë edhe në manifestimet që organizohen për nder të 80-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare.

Në kuadër të po kësaj vizite, Haradinaj, të enjten do të qëndrojë në qytetin e Fierit, ku do ta marrë çmimin "Qytetar Nderi", të akorduar nga Bashkia e këtij qyteti.

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryetarit të Haradinaj në Tiranë, prej se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kaluar në opozitë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top