Hapen pas 25 vjetësh Termat Romake në Durrës

Pas 25 vjetësh, Termat Romake të shekullit të parë të erës sonë në Durrës, janë rikthyer në monument të vizitueshëm për turistët dhe publikun e gjerë. Ky monument i rëndësishëm i qytetit, i shtohet lashtësisë së Durrësit, si vlerë e turizmit kulturor, për turistët vendas dhe të huaj.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila pasi pa nga afër punën e bërë vlerësoi se Monumenti Antik,dëshmi e historisë, është një nga format e promovimit të trashëgimisë sonë kulturore e cila ndikon edhe në rritjen e turizmit në vend. Ajo u shpreh mes të tjerash se : “ثshtë një nga qëndrat më të rëndësishme të Durrësit. Jemi vetëm në fillim të punës me kryetarin, sepse me kryetarin e ardhshëm prapë do të vazhdojmë t’i ndjekim, zoti Dako nuk do të na lëshojë, sepse është në interes të Durrësit për t’i përfshirë monumentet e kulturës në itinerarin turistik dhe në interes të të gjithë trashëgimisë kulturore dhe të gjithë shqiptarëve që këto monumente, jo vetëm të mbrohen e të pasurohen, por edhe të promovohen për turistët dhe për vizitorët vendas”.

Projekti u bë i mundur në kuadër të bashkëpunimit dhe një marrëveshjeje ndërmjet DRKK- Durrës, Universitetit Lumiere Lyon2 në Francë, Institutit të Arkeologjisë dhe Bashkisë së Durrësit.u.s/noa.al

rj2gz6.jpg
 
Titulli: Hapen pas 25 vjetësh Termat Romake në Durrës

E mo mire,po Shpaten e Skenderbeut kur do e marrim ne?

P.s Shpata eshte qellimite shkruar me te madhe, vetem nje te tille kemi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top