Hannes Gellner: Shqiptarët, shumë miqësorë

Nga Rudina Hoxha

Regjisori dhe aktori austriak Hannes Gellner takoi të hënën studentët shqiptarë, gjatë qëndrimit prej 10 ditësh në Shqipëri në kuadrin e Festivalit të Frankofonisë.
Filmi i tij “Kujtesa e Fëmijëve”, që u shfaq në Tiranë dhe Korçë me rastin e Festivalit të Frankofonisë, solli kohën e Holokaustit dhe konkretisht deportimin e fëmijëve çifutë nga Franca. Por mësimet e tejçuara nga ky film janë shumë aktuale edhe për ditët e sotme, sipas Gellner. “Fatkeqësisht, që nga Lufta e Dytë Botërore kanë ndodhur shumë gjenocide, si në Kamboxhia, Ruanda apo Bosnjë. Patjetër që s’ka pasur dhoma gazi, por brenda kuadrit të luftës, bie në sy tendenca për konflikte etnike që mund të çojnë në masakra. Prandaj ne vazhdojmë ta transmetojnë këtë film”, - thotë ai.
Përse “La Mémoire des Enfants”?
Ky film u sugjerua nga Ambasada Austriake në Tiranë dhe u pranua nga Festivali i Frankofonisë në Tiranë. Ishte një surprizë e këndshme për mua. Ky film ka qenë një sukses dhe vazhdon të jetë i tillë. Përveç pjesëmarrjes së tij në shumë festivale filmi ndërkombëtare, ai është shfaqur edhe nga stacionet televizive austriake, gjermane, zvicerane dhe franceze. ثshtë një film kumbues.
Nga e morët frymëzimin për këtë film?
Ndodhi mbasi u takova me Serge dhe Beate Klarsfeld në Francë, të cilët ishin shumë të ndërgjegjshëm se kush ishin përgjegjësit kryesore për deportimin e çifutëve nga Franca. Ata arritën të zbulonin identitetet e vërteta të këtyre kriminalëve të luftës. Një ngjarje e tillë ishte në qendër të vëmendjes në Francë dhe në Gjermani. Kështu, ata më propozuan idenë nëse mund të bëja një film lidhur me fatin e fëmijëve çifutë në Francë. E ndava këtë ide me Thomas Draschan dhe ne vendosëm të bëjmë këtë film. Ne jemi miq prej 30 vitesh. Punova shumë me arkivën dhe, patjetër, nuk mund të zbulonim informacion për të 11.400 fëmijët çifutë në Francë, por për disa prej tyre.
اfarë kujtoni nga xhirimet?
Pas 12 javësh xhirim në Francë, ne filluam produksionin, i cili ishte shumë i vështirë sepse ne kishim shumë informacion dhe shumë intervista. Mbaj mend që ishte e vështirë të zgjidhnim midis dëshmitarëve, sepse ato që na ishin rrëfyer ishin të rëndësishme dhe me vlerë për ne. Ne nuk përdorëm teknikën e dramatizimit, por morëm dëshmitë e të mbijetuarve. Për shembull, patën rrëfimin e dy vajzave, njëra 14 dhe tjetra 16 vjeçe, të cilat ishin vërtet me fat që i shpëtuan Aushvitzit. Gjithashtu patëm edhe dy vajza të tjera që nuk patën fatin e të tjerëve për të përfunduar në dhomat me gaz. Dua të them se, ne nuk vendosëm muzikë në film, sepse menduam se do të ndikonte në ndjenjat e njerëzve.
Sipas mendimit tuaj, pse ky film vazhdon të jetë një sukses?
Ndoshta ngaqë ne treguam fatin e fëmijëve si një çështje universale. Ne jemi shumë dakord me disa historianë të cilët u morën me studimin e Holokaustit. Ata janë të mendimit se historia e Holokaustit dhe zhvillime të tjera në Europë para Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore çuan në shkatërrime masive. Ky mund të jetë një mësim për njerëzimin. Fatkeqësisht, që nga Lufta e Dytë Botërore kanë ndodhur shumë gjenocide, si në Kamboxhia, Ruanda apo Bosnjë. Patjetër që s’ka dhoma gazi tani, por brenda kuadrit të luftës, bie në sy tendenca për konflikte etnike që mund të çojnë në masakra. Prandaj ne vazhdojmë ta transmetojnë këtë film. Në Francë dhe në Austri, ne e transmetojmë këtë film nëpër shkollat e universitetet, që ato ta kuptojnë këtë mësim mirë. Nëse në vitet ‘40 gishti drejtohej nga njerëzit me origjinë çifute, sot mund të ketë kritere të tjera, sa u takon njerëzve nga Afrika, Azia apo vendet arabe. Kështu, nëse shoqëria drejtohet nga kahu i gabuar, ky fenomen mund të shfaqet përsëri. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë rrezik dhe të bëjmë ç’është e mundur për ta mënjanuar atë, sidomos në kohëra kur sundon kriza ekonomike, siç po ndodh aktualisht.
A keni qenë në Shqipëri më parë? A keni menduar të shfrytëzoni ndonjë histori shqiptare për filmin tuaj?
Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Kam qenë në Shqipëri 15 vjet më parë, gjatë luftës së Kosovës. Erdha me misionin që të bëja një reportazh për një organizatë humanitare franceze. Që në atë kohë, më tërhoqën shumë peizazhi, njerëzit, që m’u dukën shumë miqësorë, dhe ushqimi. Kështu, e kapa në ajër mundësinë për të ardhur përsëri në Shqipëri mbas ftesës së Festivalit të Frankofonisë në Shqipëri. Do të doja të vija përsëri në Shqipëri dhe nëse ndonjë projekt del në pah, do të isha vërtet i gëzuar ta merrja në “duart e mia”.
 
Titulli: Hannes Gellner: Shqiptarët, shumë miqësorë

Esht nje shprehje qe thot
"i miri te tjereve, i keqi vetes "
keshtu i bie edhe nkte rast me te tjert sillemi mir, kurse me veten cop-cop(ne marrdhenie me shqiptaret flas)
 
Titulli: Hannes Gellner: Shqiptarët, shumë miqësorë

Esht nje shprehje qe thot
"i miri te tjereve, i keqi vetes "
keshtu i bie edhe nkte rast me te tjert sillemi mir, kurse me veten cop-cop(ne marrdhenie me shqiptaret flas)

I paske rene pikes :D

Edhe avatarin tash e pash. Hallall.
 
Titulli: Hannes Gellner: Shqiptarët, shumë miqësorë

Ska thene ndonje gje te re.
Me te huajt jemi ndjere gjithmone inferior dhe kjo eshte arsyja qe jemi miqesor. Ndersa gjakut tone ja marrim jeten per nje pasqyre makine.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top