Hani: Kemi marrëveshje me Gruevskin për njohjen e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë do të ndodhë së shpejti, sepse partitë pjesëmarrëse në koalicionin qeveritar VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë marrëveshje sipas të cilës Shkupi do ta njohë pavarësinë e Kosovës menjëherë pasi të përfundojë shënimi i vijës kufitare mes dy vendeve, ka bërë të ditur deputeti i BDI-së Tahir Hani.

Deputeti i BDI-së, Tahir Hani konfirmon se partia e tij ka marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për njohje të pavarësisë së Kosovës pas përfundimit të demarkacionit.

“Informacionet tona flasin se njohja e pavarësisë së Kosovës ka qenë deri diku e kushtëzuar me demarkacionin e kufirit Kosovë-Maqedoni dhe në këtë drejtim mendoj se ka një ecje pozitive për arsye se shënimi i vijës kufitare në pikat më kontestuese ka shënuar një lëvizje dhe në këtë drejtim kemi një mirëkuptim në të dyja anët. Ne si partnerë koalicioni kemi mirëkuptim për këtë çështje dhe njohja e Kosovës është një nga pikat e marrëveshjes për koalicinim”, deklaroi Hani për gazetën “Lajm” në Maqedoni.

Ai thotë se Maqedonia nuk mund të tregohet e shurdhër ndaj thirrjeve të Bashkësisë ndërkombëtare për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Qeveria e Maqedonisë sipas Hanit, duhet të ketë parasysh deklaratën e fundit të ish ambasadorit amerikan Richard Holbrooke se njohja e Kosovës nga ana e Maqedonisë dhe Malit të Zi është domosdoshmëri kohore.

Duke pasur parasysh se demarkacioni i kufirit ka përfunduar në pjesën më problematike, kurse së shpejti pritet të përfundojë edhe në pjesën tjetër të kufirit, atëherë, sipas kësaj gazete, të mëdha janë gjasat të realizohen paralajmërimet se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë do të ndodhë më së voni deri më 23 shtator. Në këtë ditë është caktuar mbledhje e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, kur për palën kosovare është me rëndësi që në New York të udhëtojnë me njohje nga të gjithë fqinjët, përjashtuar Serbinë. /lajmpress/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top