Hamdi NUHIJUSunetimi edhe në spitalet shtetërore E shtunë, 27 Shtator 2008 14:45

con man

Anëtar i ri
Hamdi NUHIJUSunetimi edhe në spitalet shtetërore E shtunë, 27 Shtator 2008 14:45

Para disa ditësh nëpër mediat e Maqedonisë, ministri i shëndetësisë Bujar Osmani klinikës shtetërore ne Shkup i dha liçencë për aplikimin e fertilizimit artificial. Në deklaratën e tij dhënë mediave ai theksoi se shumë shpejt ligjërisht do të kryhet edhe një obligim fetar i komunitetit musliman te Maqedonisë siç është sunetimi. Detaje të mëtutjeshme se si do të realizohet ky obligim dhe në çfarë forme ministri nuk dha.

Ngelet në intuitën dhe apasionimin e publicistit që te gjurmojë rreth kësaj problematike. Problematik e këtillë e cila në syrin e një qytetari të thjesht duket sikur është në favorin e tij dhe se realizon interesat e tij në sistemin funksional dhe të brendshëm etiko-fetar.

Sunetimi përveç që është një obligim fetar i komunitetit musliman të Maqedonisë ajo është edhe një simbol i pastrimit shëndetësor të meshkujve të këtij komuniteti. Historikisht i aplikuar qysh në kohën e Profetit Ibrahim, sunetimi lidhë direkt njerëzit me Krijuesin e botrave. Ky akt ose obligim fetar është i urdhëruar në Kur`an dhe në Bibël! Porse si veprojnë komuniteti krishter në Maqedoni në këtë segment nuk është temë diskutimi në këtë shkrim.

Ky veprim i qeverisë së Republikës së Maqedonisë mund të vështrohet në shumë aspekte dhe segmente. Por, sipas planit esencial dhe kryesor të orientimit të kësaj qeverie dominon segmenti ekonomik dhe ky akt në këtë periudhë mund të jetë një strategji e qeverisë për taksimin edhe të kësaj veprimtarie profitabile. Megjithëate mund të konstatojmë se është një hap i mirë i realizimit të nevojave fetare të njerëzve të këtij vendi në mënyrë institucionale. Ky veprim i qeverisë mund të jetë edhe alibi për justifikimin e fertilizimit artificial dhe kyçjen e këtij sistemi në legalitet. Porse mbi të gjitha mund të dëmtoje komunitetin musliman të këtij vendi nëse pika e fundit është e vërtet. Fertilizimi artifilicial i cili është i ndaluar fetarisht kërkon që të "kompensohet" përmes futjes në sistem të një obligimi fetar të cilin obligim krejt komuniteti musliman në Maqedoni e kryejnë. Mendoj se hapat e këtillë janë mjaft të rrezikshëm dhe të frikshëm për shumicën e komunitetit musliman të Maqedonisë. Sunetimi i muslimanëve të Maqedonisë është kryer edhe atëherë kur qeveria nuk ka marrë një hap të këtillë, bile shumë organizata humanitare këtë obligim fetar për një pjesë të muslimanëve të varfur dhe familjeve të dëshmorëve të luftës e kanë bërë falas. Kjo është një solidarizim i cili nuk i dihet me këtë akt të qeverisë se a do të vazhdojë më apo do të mbyllet në dyert e spitaleve shtetërore. Sunetimi në spitalet shtetërore mund të ketë edhe përparësitë e veta si psh: kushte më të mira mjekësore, kostoja ( ndoshta) më e ulët ose fikse sa që të munden krejt familjet ta përballojnë, mbushjen e buxhetit të shtetit duke paguar taksa të ndryshme. Por në anën tjetër nuk është e definuar se si do të kryhet ky akt dhe mund dukshëm të dëmtojë komunitetin musliman të Maqedonisë në shumë aspekte. Ky dëmtim nuk do të jetë formal, por ka karakter më të thellë dhe me pasoja marramendëse! Ky hap i qeverisë mund të pasojë edhe me ndonjë hap tjetër të taksimit të taksës vjetore që japin muslimanët Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë. Muslimanët e Maqedonisë duke realizuar një të drejtë të tyre legjitime me aktin e sunetimit nëpër spitale shtetërore ato do të privohen prej shumë të drejtave tjera që lindin si pasojë e realizimit të kësaj të drejte. Dëmtimi i muslimanëve me këtë akt bëhet edhe në atë formë se sunetimin e muslimanëve mund ta kryej edhe një kirurg maqedon dhe këndej mjekët musliman do të duhet t`i marrin sëpatat e tyre dhe të vrapojnë pas specave dhe patatëve në fusha. Edhe pse ato janë specialist të kësaj lëmie dhe me përvojë dekadëshe ndoshta do të detyrohen që ato të dalin jashtë sistemit ndërsa veprimtaria e tyre të hyjë në sistem me realizim të kirurgëve maqedon. Unë jam mëse i bindur se ato mjek musliman të cilët nuk kanë qenë rigoroz në pagesat e këtij obligimi do të ngelin shumë keq financiarisht, ndërsa kirurgët maqedon mund edhe shumë lehtë të korruptohen e mos të flasim për lëshim në pagesë për pacientët e komunitetit musliman. Nga Nikolla Gruevski ndëgjuam se Maqedonia gjatë qeverisjes së tij paska përparuar në segmentin e korrupsionit dhe prej vendit 105 që ishte para dy viteve prej shteteve më të korruptuara në botë paska kërcyer në vendin 75. Kjo gjë mundet edhe me qenë e vërtet, por vendi 75 prej shteteve më të korruptuara në botë i jep alibi Nikolla Gruevskit dhe qeverisë së tij që të vazhdojnë më korrupsionin si në kohën e sistemit socialist, ku shefat kishin të drejtë të korruptoheshin, ndërsa puntorët e thjeshtë duhet të ishin të pastërt nga kjo sëmundje shoqërore.

Sidoqoft duhet të presim hapat tjerë të qeverisë se si do të veprojë më aplikimin e sunetimit nëpër spitale shtetërore!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top