“Hakmarrja për drejtësi” shpallet e pafajshme. Berisha: I liroi Rama

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Hakmarrja për drejtësi” shpallet e pafajshme. Berisha: I liroi Rama

gjykata-e-krimeve-te-renda_12.jpg

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë pafajësi për 10 anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, një proces gjyqësor i cili ka zgjatur rreth dy dekada.



Sipas Apelit, provat janë marrë nga policia në mënyrë të paligjshme.

Anëtarët e grupit, Kreshnik Spahiu, Orik Shyti, Laert Shyti, Altin Arapi, Gent Caka, Nikolin e Pasho Nevruzaj, Gëzim Gjoni, Roland Shyti dhe Dritan Hata, akuzoheshin për pengmarrje dhe shkatërrim prone.

Gjykimi i 10 të pandehurve, të akuzuar si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, ka nisur që në vitin 1998.

Gjykimi ndaj tyre është bërë në mungesë pasi pothujse të gjithë janë larguar jashtë Shqipërisë pas hapjes së burgjeve në vitin 1997, ku madje kanë fituar edhe azil politik.

Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh.

Të pandehurit janë dënuar nga gjykata shqiptare më dënime që variojnë nga 5 vite burg deri në burgime të përjetshme.

Pas vendimit reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për lirimin e tyre.

“Edvin Kristaq Rama, sot, ne perputhje me nje marreveshje elektorale te vitit 2013 me grupin terrorist “Hakmarrja per Drejtesi”, shpalli te pafajshem drejtuesit kryesor te grupit, vellezerit Shyti, djeme te xhelatit te diktatures komuniste Harejdin Shyti i denuar per genocid dhe krime kunder njerezimit nga gjykatat shqiptare.

Mbi kete grup vrasesish rendojne aktet terroriste dhe dhjetra krime me monstruoze, listen e te cilave e keni ketu me poshte. Pas ketij akti kriminal pritet qe kryebanditi Edvin Kristaq Rama te liroje, ne perputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe banden e tij, per te plotesuar keshtu radhet e banditeve qe i mungojne atij!

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veper kriminale te Edvin Kristaq Rames, u bej thirrje shqiptareve te bashkohemi me shume se kurre, dhe me revolucionin tone demokratik qe nis me dt 18 shkurt te shpetojme vehten, femijet tane shoqerine dhe Shqiperine nga sundimi i kryebanditit dhe bandave te tij!” shkruan Berisha, duke postuar ato që i quan krime të ‘Hakmarrjes për Drejtësi’.

17 KRIMET E “HAKMARRJES PثR DREJTثSI”
29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë
13.04.1993 Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë
15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte
11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja
12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja, Eduard Trimi
13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.
14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja
20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë
21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie
03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja
12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten
15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja
31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar
12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë
18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja
26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë
26.07.1996 – Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij.

g.mapo
 

Attachments

  • gjykata-e-krimeve-te-renda_12.jpg
    gjykata-e-krimeve-te-renda_12.jpg
    12.8 KB · Shikime: 0
Mblidhni mendjen njerez, nuk eshte vone per tu larguar nga Shqiperia!

Darius
 
Me ne fund triumfoi drejtesia.
Gjyqi ndaj te ashtuquajtures Hakmarrje per drejtesi ka qene nje farse pa fund.
Jane denuar pa piken e proves.
Skenar i pergatitur nga sala me bythelepiresit e tij.
Ne Zvicer donin fillimisht ti kthenin ne Shqiperi.
Kur i vajti dosja nga Tirana ne kohen qe ishte sala ne pushtet i dhane direkt azil dhe vune duart ne koke prokuroret zvicerane.
Uroj me gjithe zemer qe te demshperblehen per padrejtesite qe i jane bere dy vellezerve Shyti.
 
Me ne fund triumfoi drejtesia.
Gjyqi ndaj te ashtuquajtures Hakmarrje per drejtesi ka qene nje farse pa fund.
Jane denuar pa piken e proves.
Skenar i pergatitur nga sala me bythelepiresit e tij.
Ne Zvicer donin fillimisht ti kthenin ne Shqiperi.
Kur i vajti dosja nga Tirana ne kohen qe ishte sala ne pushtet i dhane direkt azil dhe vune duart ne koke prokuroret zvicerane.
Uroj me gjithe zemer qe te demshperblehen per padrejtesite qe i jane bere dy vellezerve Shyti.

Dhe te mendosh se ishin vetem adolishente kur i vune kte akuze ne kurriz.
Faji i vetem i tyre ishte se ishin djem oficeresh...e pale ku rrifte hakmarrja e vertete!
Enkeled Agaj e kam njohur personalisht dhe ishte nje djale qe vetem lidhje me terrorin skish.
Filloi te jetonte skutave derisa e vrane diku nga dajti.
Me ne fund le te shijojne e ata disa dite te qeta!
 
Redaktimi i fundit:
Kjo dite do te hyje ne histori e do te mbahet mend si me e korruptuara, mediokra dhe me e erreta!

Darius
 
Pjese e shkeputur....

Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991.
Aredin Shyti u dënua me 17 vjet burg për “vrasje me dashje indirekte” të 4 demonstruesve të civilë në 2 prill 1991 në Shkodër.


Besoj se edhe kaq mjafton per te kuptuar se cfare skenari makaber eshte perdorur ne kurriz te disa djemve , te cilet fati i keq i nxori perpara rruges se Sales e company!

Enveri vdiq fizikisht , por jo shpirterisht...historia vazhdon....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top