Hajt Bre Çka Po Ankohesh? Së Paku Nuk Të Vjen I Pimë N’shpi, Nuk Shkon Me Gra Tjera

Arfenilla

Themelues i Forumit


OldLadyShakingFinger.jpg


“Hajt bre çka po ankohesh? Së paku nuk të vjen i pimë n’shpi, nuk shkon me gra tjera e nuk harxhon para në bixhoz. Eheee çfarë burra ka.”

“Qysh e pastron dora e gruas, asnjëherë burri s’e ban.”

“Çfarë nane është ajo? Fëmija ka nevojë për afërsinë e kujdesin e nanës, s’mundesh ti me dal e me ba çka t’kujtohet e me e lanë fëmijën n’shpi. Baba është me të? Jo, baba është tjetër.”

“E ani de që nuk nuk ndihmon e rrin shtrit (sheh telefonin/televizorin), mjafton që nuk rrin rrugëve me humb kohë. Është lodhë, leje se gjynah.”

“Aaaah, burrat gërditen, ke hy n’filma, ata kurrë çekto punë s’kanë per t’i bo.”

“Edukaten fëmijës ia jep kryesisht nana.”

Këto fjali, për fat të keq, akoma i dëgjoj edhe nga gratë. Fakte shkencore e demantojnë secilën nga to. Jo, grua, nuk mjafton! Aspak nuk mjafton. Ty të nevojitet partner, jo parazit. Kujdesi duhet të jetë i ndërsjellë, obligimet, përparimi dhe kënaqësitë të jenë të përbashkëta, jo të njëanshme.

Hajde të shohim, a është kriterium për GRUA TË MIRË “Të mos pije, të mos shkoje me burra tjerë apo të mos haxhoje para në bixhoz”?

Madje, pse kemi aq pritje të ulëta bre nga burri? Çka është ky nënvlerësim i tyre e i vetes? Burrave nuk u mungon as tru, as gjymtyrë, as energji, as mundësi për organizim e as kohë për t’i ba gjërat që ti, grua, i bën vazhdimisht. Të tillë janë burrat në mesin tonë sepse me gjenerata nuk kanë lëvizë nëpër shpi, sepse jetojnë me prindërit derisa të martohen, asnjëherë nuk pavarësohen, sepse prej djalit të nënës bëhen fëmiu i gruas se vet. Po t’i kryejë edhe ai një kohë po njejtat obligime, do shohim si dinë t’i bëjnë të gjitha, ndoshta dhe më mirë.

Po të ishte e shkruar kjo “pamundësi” në gjenetikën e burrit, të gjithë do ishin të tillë, në tërë botën. Nuk janë.
Dhe është koha ti vetë kur t’a edukosh djalin tënd, t’ia mbjellësh përgjegjësinë ndaj shtëpisë në po të njejtën mënyrë si e mëson vajzën tënde./supergrate.net
/
 

Attachments

  • OldLadyShakingFinger.jpg
    OldLadyShakingFinger.jpg
    21.7 KB · Shikime: 0
  • OldLadyShakingFinger.jpg
    OldLadyShakingFinger.jpg
    21.7 KB · Shikime: 0
Arfe
Faleminderit per artikullin ❤
"Këto fjali, për fat të keq, akoma i dëgjoj edhe nga gratë."
Po... ashtu eshte. Nga gjyshe, nga nena, nga gra dhe vajza te reja. Justifikimi kryesor "epo eshte burre"

Don relaxin tat prej egoisti? Ateher mos krijo familje.
 
Mos Kujtoni Se femra eshte me e mire
sidomos ne ditet e sotshme 2020
po nderrojne rolet e sjelljet
Imagjinoni ka Burra qe depilojne gjoksin kembet qe heqin vetullat
Ka femra te cilat punojne gjithe diten te shkretat e burrat rrijne kembe mbi kembe

Bota po vjen drejt Fundit
 
Jam rrit nga babai Se nena ka punu gjith diten e pastaj pune shtepije,,, gati joegzisten,,, Flm Zotit qe kam pas nje baba te tille qe na formoj si karakter, Se lexova fare artikullin,,, sepse ne formimin e femise jane te dy te rendesishem.
Une e kam adhuru tim ate sepse respektonte nenen time ne maksimum.
Duke pas besim bilateral.
Edhe pse ishte burre dominant dinte ti jepte vendin gjithkujt.
Nena e ka instikt,,,, babai duhet ta ndjej edukimin e femijes.
 
Mos Kujtoni Se femra eshte me e mire
sidomos ne ditet e sotshme 2020
po nderrojne rolet e sjelljet
Imagjinoni ka Burra qe depilojne gjoksin kembet qe heqin vetullat
Ka femra te cilat punojne gjithe diten te shkretat e burrat rrijne kembe mbi kembe

Bota po vjen drejt Fundit
Dhe problemi i fundit te botes na qeka kujdesi per vetveten?
C'lidhje ka depilimi me dembelizmin dhe egoizmin?
Vinjol vinjol
 
  • Haha
Reactions: NGU
Sa me kenaqin keto jasht Shqiperise! i shkruajne kaq troc ca gjera. Pajtohem fjale per fjale!
 
Dhe problemi i fundit te botes na qeka kujdesi per vetveten?
C'lidhje ka depilimi me dembelizmin dhe egoizmin?
Vinjol vinjol
mendoj se ka dash te thoje se burri ne vend te punoje e te kujdeset per familjen rrine kembe per mbi kembe duke bere make up lol
 
mendoj se ka dash te thoje se burri ne vend te punoje e te kujdeset per familjen rrine kembe per mbi kembe duke bere make up lol
Prap si prap e shof cik diskriminues ket koment.
Si femra si mashkulli e kan per detyr te kujdesen per imazhin. Kjo nuk te ndalon te jesh aktiv ne familje.. perkundrazi, mesazhi qe percjell eshte pozitiv
 
Nje artikull pak i shperndare ne mendime.

Titulli fillon te preke tradhtine dhe problemet qe sjell pija. Me poshte flet per edukimin e femijeve qe duhet ta beje nena dhe me pas flet per barazine gjinore duke baltosur icik burrin.

Pra nje artikull i shperndare ashu si dhe vet jeta e shqiptareve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top