Gustave Klimt, shenjtori i epsheve artistike.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
gustav-klimt.jpg

Ndër më të virtytshmit, ai ishte më mëkatari. Nga ithtarët e “shkëputjes vjeneze”, më i pakapshmi. Ngjizi në jetë dhe në art një zotërim të ndjenjave dhe pasioneve. Anipse, me vetëmohimin e një martiri, kumtoi ****ualitetin si tharmin e magjisë në art, ai nuk do të njëmendësohej me vetminë në rrugën e shërbestarit të ndjenjave të stuhishme. Para, asokohe, në të pastajmen, tash në 150-vjetorin e lindjes, e deri në të sosun, ai s’u step së kumtuari rolin e femrës dhe sensualitetin kushtrues, si dimension i gjithëkohësisë artthënës. Gustav Klimt dallon nga të tjerët, sepse ai i dha krahë muzës së ndjenjave, duke e transformuar femrën në një limfë. Pa të, ai, thjeshtë nuk do të ekzistonte, dhe njiherash, do t’i mungonte krejt brezave mushti i kësaj dehje magjepsjeje.

Kungim dhe kumt

Gustav Klimt lindi më 14 korrik të vitit 1862 në Baumgarten, në rrethinat e Vjenës. I ati, emigrant nga Bohemia, dështoi në zanatin prej argjendari dhe fëmijët e tij u rritën në varfëri të skajshme. Familja e Klimt, ashtu si shumë të tjera vjeneze të 1860, gulçonte nën thundrën e një jete në buzë të greminës së mjerimit. Ata ngjiznin të tashmen e asokohshme në shtëpi të vogla, të errëta, duke ndryshuar shpesh adresë, gjithnjë në kërkim të një strehe të lirë. Kur ishte vetëm 14 vjeç, Gustav la shkollën, por arriti më pas të regjistrohej në një kolegj lokal për art dhe punime artizanale. Në kolegjin “B?rgerschule”, aftësitë e tij artistike u pikasën. Aplikoi dhe siguroi një vend në “Kunstgewerbeschule”, Shkollën e Artit dhe Punimeve Artizanale në Vjenë, një prej dy shkollave publike në kryeqytet. Ai ishte aq i talentuar, saqë fitonte duke hyrë në komisionet e pikturave në shkollë. Krijoi një shoqëri me vëllezërit Ernst dhe me një student tjetër, Franz Matsch. Deri në vitin 1890, kompania “Klimt-Matsch & Co.” fitoi shumë me anë të komisioneve për ndërtesat e reja që ngriheshin. Deri në fund të qëndrimit në “Kunstgewerbeschule”, Klimt së bashku me ortakët e tij themeloi edhe një shoqëri artistësh, “K?nstlercompanie”. Kur u largua nga shkolla në vitin 1883, Klimt dhe Matsch nisën të punonin me kohë të plotë për të pikturuar me porosi. Klimt dëshironte të konsiderohej si një piktor i dekoracioneve arkitekturore, një reputacion që vihej në dukej nga natyra e komisioneve të hershme në karrierën e tij, ku përfshihen punimet në kisha, muzeume dhe teatër. Disa seri pikturash si “Alegoritë” dhe “Emblemat” u prodhuan me kërkesën e një pronari. Pas këtij suksesi iu bë oferta për një tjetër seri që u realizua në vitet 1896-1900, ku përfshihet edhe “Tragjedia”. Në këtë pikturë, dolën në pah elementë që do ta karakterizonin artistin në veprat e mëvonshme: zona të përqëndruara në detaje, ngjyrat e arta, forma ndjellëse e femrës, simbolizmi klasik dhe hapësira abstrakte. Në vitin 1897, ai ishte figura kryesore në themelet e shkëputjes vjeneze, dhe pas pak vitesh ai kishte bërë përfaqësuesi më i mirë i stilit modern. Në vitet e mëvonshme, ai tregoi një vlerësim të avangardës, tendencave të ekspresionizmit. Talenti i jashtëzakonshëm i siguroi suksesin e punës që përmbante materiale të ndryshme shprehëse në një përbërje, duke kujtuar traditat gotike dhe bizantine, ndërsa gjithashtu duke parashikuar artin multimedial të shekullit të 20-të.

Dimensioni i artit “Klimt”

Gustav Klimt ishte një personazh i rafinuar dhe enigmatik, tekanjoz dhe ngulmues. Dukshëm pikasim në punët e tij penelin e ndjeshëm të peizazheve, qëmtimin e hollë dhe sensuale të mëtimit dhe kumtit artthënës. Në ciklet murale, ai dëshmon një kombinim të patëdytë i abstraktes dhe iluzionit dhe një aprovim i harmonishëm i elementeve të subjektit promovues brenda dimensionit artistik dhe estetik dhe ornamenteve. Në këtë qasje të pazakontë të kohës dhe mendësive, me të cilat u desh të përballej, ai e gjen veten, ndërsa ngjitet ngultas për nga kreshta e madhështisë, si vepër dhe si përvojë e një fund dhe fillim shekulli. Portretizimi i mjeshtrit është gjykuar të jetë i papërpunuar, i pamëshirshëm, dhe erotik. Kjo ishte çështja e tij. Subjektet e korpusit artistik, burrat lakuriq, të moshuarit, dhe gra të kapluara nga disponimi ****ual, të gjithë janë të shtjelluara me një ngarkesë emocionale me densitet të lartë. Ai u përkushtua zellshëm në ndërtimin e imazheve me tipare të dukshme bizantine, ku dominon njëherësh dhe abstraksioni simbolist. Etja në të kallur, u shoqërua prej një periudhe ku vërejmë se punët e Klimt do të jenë të shprehura nëpërmjet kompozimit piramidal. Tashmë ata janë të përmbytur me kthesa dhe spiralet, me vorbullat mistike dhe forma të ndryshme të ndritshme. Një botë e krijuar rishtazi duket rreth figurave qendrore. Josh shikuesin drejt thellësitë e pandërgjegjshme dhe labirintet e mendjes.

Femra dominuese

Në traditat të ndryshme, boshti vertikal është relativisht mashkullore (yang) në krahasim me boshtin horizontal femërore (yin). Këtu, Klimt ndryshoi simbolikën tradicionale dhe përshkruar qartazi dhe ngulazi nga njëra punë në tjetrën, në të shumtat pothuajse, ndikimin zotërues dhe dominues të gruas ndaj burrit. Kjo epërsi e gruas, ishte jo vetëm një nga temat e mëdha të fundshekullit, por dhe kurajë kalorësiake e këtij bohemi artistik. Klimt, siç dhe mëton në një perifrazë të tij se "I gjithë arti është erotik", në veprën që la, deshifrojmë huazimin e marrëdhënieve mashkull-femër nga gjuha simbolike e ëndrrave. Një hapësirë e zbrazët e ndjek. Një zbrazësi e frikshme, e mbushur me makth dhe panik, me aludimin e dështimit dhe ndarjes. Femra që ka marrë në dorë frerët e zotërimit të brendisë së mashkullit e ngjeth piktorin, e vë në dyshim potencën e tij ****uale, gjithnjë shikon pas në pamundësitë dhe zgafellet që ka mbjellur deri aty. Kjo është një ëndërr. Mbase, por zbrazësitë ku ai hedh yjet e tij të shndritshëm të dominimit dhe të skllavërisë së vullnetshme, kumtojnë atë ndjesi të çmbushur që ndjell. Nga ana tjetër kjo hapësirë e vrenjtur, pakaherë me kolorit të çelur e mbush me dritë dhe ndjesi kumtin. Megjithëse Klimt është përpjekur t’i mbushë këtë gojë të stërmëdha gllabërimi, me simbole dhe zbukurime, ata shpesh i ngjajnë afreskeve të gozhduar në një mur manastiri ku s’ka rënë dritë kurrë dhe ky myshku dhe errësira e mbajnë atë si një shkëlqim që nderet mbi supet e natës./nanda/

Ro2cWDkl7G0lqf2ti9CVmyBIeSWjBx2biLA9UNr7P_v66MgB-r.jpg

tumblr_static_gustav-klimt-painting2.jpg

Gustav_Klimt_024.jpg


gustav_klimt_danae_1907-8.jpg


Bisce-dacqua.jpg


Gustav_Klimt_021.jpg

Gustav-Klimt-paintings-3.jpg


il-pittore-e-la-modella-gustave-klimt.jpg


5537001_v1-1.jpg

t1Gt7QLlrkctbTSy5iktu0hbkWTc-cTUTzvXTWpoe8RBr1wHPg.jpg
 
Titulli: Gustave Klimt, shenjtori i epsheve artistike.

Adele%20Bloch%20Bauer%20I%20Gustav%20Klimt.jpg

Hommage-a-Gustav-Klimt-a18063032.jpg


Beech%20Forest%20I%20by%20Gustav%20Klimt%20OSA186.jpg
 

Attachments

  • Adele%20Bloch%20Bauer%20I%20Gustav%20Klimt.jpg
    Adele%20Bloch%20Bauer%20I%20Gustav%20Klimt.jpg
    168.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Gustave Klimt, shenjtori i epsheve artistike.

Ja vlen te shikosh ekspozitat e Klimt, pikturon shume bukur :)
 
Titulli: Gustave Klimt, shenjtori i epsheve artistike.

E paarritshme ;)

il-pittore-e-la-modella-gustave-klimt.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top