recetagatimi
Antarë i ri
Kohëzgjatja e pregaditjes: 40 minuta
Përbërësit (për 6-10 persona):
2 vezë
2 filxh. sheqer
2 filxh. vaj
2 filxh. kos
1 paqetë sheqer vanille
1 lëvore limoni
1 paqetë pluhur pjekje
11 filxh. miell
1 paqetë rrush të terrur
1-2 paqeta (sipas dëshirës) kakao
Pregaditja:
Në fillim vendosim në një enë 2 vezë, 2 filxh. sheqer dhe 2 filxh. vaj. I përziejmë pak dhe i shtojmë edhe 1 paqetë sheqer vanille, 1 paqetë pluhur pjekje dhe 11 filxh. miell.
I përziejmë mirë dhe shtojmë rrush të terrur. Pasi bëhet brumi, e ndajmë në dy pjesë - gjysmën e bëjmë me kakao dhe gjysmën e brumit e lëmë të bardhë, pa kakao.
Në fund, të dy pjesët i bëjmë në copa të vogla dhe i bashkojmë gjysmën e bardhe dhe gjysmën me kakao, duke i vendosur në tepsi. Tepsinë e vendosim në furrë në temperaturë 250 gradë për 15 minuta. Pas 15 minutave e nxerrim tepsinë dhe do të kemi gati Gurabinë e shijshme me kakao.
/Receta Gatimi/