Titulli: Gruaja myslimane shtatzënë sulmohet në Paris, humbet foshnjen
Për cfarë ndërrova mendim?
Dili në krahë një motre muslimane, kur duhet jo kot më kot, sepse lexon në një lajm apo fjali, që as nuk dihet është i vërtetë a jo, se ka një shami në kokë dhe direkt del në konkluzionin që është bërë për fenë se mbante shami, nga e ditke ti që ska qënë për qëllim përdhunimi? Ja qëlloi që ishte me shami dhe muslimane por ske si vë konkluzionin që ka qënë për fenë dhe jo një tentim përdhunimi .. këtu diskriminohet femra në përgjithësi i nderuar dhe jo vec ajo muslimane .. sepse ke frikë të dalësh në rrugë se do të agresojnë, do të përdhunojnë do të plackisin etj etj .. këtu në mes është femra dhe ska dallime me shami apo pa shami këtu është dhunuar një femër në radhë të parë... ngelët kudo duke futur fenë në cdo vend pa pikë lidhje ..
Unë nuk bie në asgjë grackë si të tjerët dhe njëherë më drejtohesh si ateiste njëherë si e krishterë .. vendosu pra cfarë jam dhe ma thuaj se unë di që nuk besoj në zot kështu që vendosi ti si do më quash ..
Unë aktin e dënoj dhe totalisht mund të lexosh në postimin tim të parë, por ju nuk po dënoni aktin ju filluat me fenë duke e futur këtë akt në akt ndaj fesë dhe femrës së mbuluar që as nuk është e tillë duke marrë parasysh kush jeton në ato periferi ku ka ndodhur krimi ..
Muslimanët këtu mo njëri i mirë, nuk janë ata që ti shikon e lexon nëpër librat e fesë ata muslimanët e mirë dhe të dedikuar zotit por janë ata që vjellin, shesin drogë fëijëve nëpër shkolla etj etj .. sidoëos kjo gjenerata e re e lindur ne Francë ..
Ngel me mendimin që ky është një krim si gjithë të tjerat që kanë ndodhur tentim përdhunimi dhe absolutisht jo fetar apo kundrejt shamisë ..
Rrjeti evropian kundër racizmit alarmohet për islamofobinë në rritje
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, që këtë vit u mbajt më 21 mars, Rrjeti Europian Kundër Racizmit (ENAR) shprehu shqetësimin për rritjen e islamofobisë në Evropë, në një raport të tij, botuar me datë 20. Raporti i përgjithshëm, bazuar në 26 raporte në shkallë kombëtare, përbën studimin e parë cilësor paneuropian mbi komunitetet myslimane në Bashkimin Europian.
Me një vëmendje të veçantë kushtuar islamofobisë, ENAR u bën thirrje institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare të ndjekin me vëmendjen e duhur këtë lloj të diskriminimit kundër myslimanëve, i cili tashmë është “mjaft i përhapur në shumë vende evropiane. Paragjykimet ndaj muslimanëve janë shpesh më të dukshme se ato që prekin dhe pakicat e tjera etnike dhe fetare”, nënvizon raporti.
Islamofobia promovohet nga partitë politike të së djathtës ekstreme, si dhe nga partitë tradicionale, për të fituar votat dhe për të rritur popullaritetin e tyre në përgjithësi.
Këto prirje vetëm sa janë ashpërsuar edhe më tej prej krizës ekonomike.
Xhamitë dhe gratë, caqe të preferuara
Islamofobia manifestohet si “formë e diskriminimit dhe dhunës ndaj myslimanëve, si vandalizëm që synon ndërtesat e kultit apo të veprimtarive islamike, si edhe kundërshtinë për ndërtimin e xhamive, madje edhe në vende të tilla si Polonia, ku bashkësi myslimane janë themeluar dhe integruar prej shekujsh.”
Gratë myslimane janë “më të prekura nga diskriminimi dhe urrejtja fetare në Evropë”, në veçanti për shkak të veshjes së tyre; ato janë një “objekt i dyfishtë diskriminimi – në bazë si të fesë, ashtu edhe të gjinisë së tyre”, thotë raporti i ENAR.
Emigrant, pra mysliman
Prirja anti-myslimane po barazohet gjithnjë e më shumë me atë anti-emigracion. Kështu “Eurabia”, një term alarmist, tipik i ligjërimit racist e islamofob, përdoret për të krijuar përshtypjen e një Europe në të cilën prania arabe është në rritje, për shkak të rritjes eksponenciale të popullsisë emigrante që po ndryshon kështu identitetin europian. Në Itali, një nga avokatët më të fortë të kësaj teze, Mario Borghezio, eurodeputet dhe anëtar i partisë Lidhja Veriore ka propozuar së fundmi një taksë për muslimanët me shumë fëmijë, për të ngadalësuar kështu, disi, islamizimin e Europës. Gjatë fushatës zgjedhore spanjolle të vitit 2011, mbështetja për partitë e ekstremit të djathtë është, sidomos në zonat me papunësi të lartë dhe një popullsi të madhe myslimane.
Sipas raportit, politikania konservatore Baroneshë Warsi deklaron se në Mbretërinë e Bashkuar islamofobia tashmë shihet si diçka normale dhe stigma sociale për shkak të paragjykimeve kundër muslimanëve nuk ka peshë të njëjtë me atë të shkaktuar nga paragjykimet kundër grupeve të tjera etnike dhe fetare.
Media e marrë peng
Media dhe rrjetet sociale janë bërë gjithnjë e më shumë hapësira të preferuara për shpërndarjen e ligjërimit ksenofob, islamofob dhe racist. Ato kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë për normalizimin e islamofobisë. Pavarësisht kësaj situate, masat rregullatore në internet janë qartësisht të pamjaftueshme dhe nganjëherë inekzistente.
Në Holandë për shembull, sipas Qendrës për Raportimin e Diskriminimit në Internet (MDI), formulimet më diskriminuese, postuar në faqet e internetit dhe rrjetet sociale, kanë përmbajtje islamofobe. Raporti i Maltës tregon për prani shqetësuese të thirrjeve raciste e islamofobe në ****ionet e komenteve të lexuesve në media.
Sipas të gjitha raporteve alternative të shqyrtuara, lajmet në media për pakicat etnike, në përgjithësi, janë negative dhe të shtrembëruar. Mediat priren të fajësojnë emigrantët dhe azil-kërkuesit për shkallën e lartë të papunësisë dhe krimit. Në Belgjikë, 51% e ankesave të diskriminimit kundër muslimanëve, marrë nga Qendra për Mundësi të Barabarta, janë të lidhura me mediat. Një tjetër prirje që del është se mediat bëjnë përgjithësime rreth Islamit të bazuar në rastet individuale, deri dhe ato që përfshijnë konflikte brenda familjeve myslimane.
Në media “terrorizmi trajtohet pothuajse gjithmonë në aspektin e xhihadit, ndërkaq që Europol, në 2010, raporton se aktet terroriste të kryera nga terroristët islamikë përfaqësojnë më pak se 1%,” theksoi raporti alternativ i Francës.
Shifra të frikshme
Në Irlandë një e treta e të pyeturve raportuan se kanë përjetuar forma armiqësie anti-myslimane. Gratë myslimane kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të jenë në shënjestër, krahasuar me burrat.
- Në Bullgari, ndërsa shkalla e përgjithshme e papunësisë është rreth 12%, ky raport është rreth 35-40% në mesin e komunitetit musliman.
- Në Gjermani, nxënësit myslimanë, në veçanti vajzat myslimane që mbajnë shami, përballen me ngacmime nga mësuesit.
- Në Lituani 39-40% e të anketuarve nuk do strehim për “çeçenët, refugjatët ose myslimanët”.
- Në Francë, disa mjekë apo punonjës të tjerë të shëndetësisë kanë refuzuar të trajtojnë pacientët për shkak të origjinës së tyre etnike ose fetare, dhe në disa raste u kanë kërkuar pacientëve prej pakicave etnike (zakonisht burra muslimanë me mjekra dhe gra myslimane që mbajnë shami) të veshin “rroba neutrale “.
Po ashtu, në Francë, femrat janë viktimat kryesore të islamofobisë, me 85% të akteve islamofobe që synojnë gratë.
“Vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Evropë” – konkludon raporti, me një ton jo edhe aq optimist. “Në të vërtetë, barazia nuk duhet të sakrifikohet në kohën e krizës ekonomike, por duhet mbrojtur si një e drejtë themelore dhe si një komponent thelbësor i demokracisë”.
e-zani/com
Te thote raporti ndonje gje ?
Njehere deklarove ne fillim se muslimanet e kane kryer denimin , tani pakez u terhjeke , e shpresoj se tani do bindesh se keto akte te dhunes kane pretendime religjioze diskriminuse dhe jane kryer nga islamofobet apo njerezit e semure ...!
Dhe sigurishte qe nuk mendon me , se nuk i kam dalur ne ndihme motrave muslimane ndaj dhunes dhe diskriminimit ndaj tyre ...! Kur e lexon kete raport kuptohet ?
E kuptoj qe je ateiste , ama duhet te jesh ateiste neutrale , jo me pas simpati ndaj nje feje te caktuar !
Edhe ti ngel ne mendimin se ne kur flasim per nje dukuri , nuk flasim ashtu kote , por bazohemi diku pastaj shkrepum ate shqetesimin tone per ate dukuri . A ende nuk na lexove mendjen se ne nuk falsim kurr kote , dhe pa argumente ?
E nderuara ateiste , ndoshta ateizmi mund te shtyj mos te pajtohesh me qendrimet tona , por realiteti eshte ky se muslimanet ne boten perendimore po diskriminohen , po dhunohen , po luftohen nga cdo aspekte vetem pse jane musliman . Vetem pse jane ndryshe ! Ky diskriminim sigurisht se e ka burimin , kjo urrejtje sigurisht e ka burimin diku . E Burimi per kete diskriminim dhe urrejtje ndaj Fese ISLAME eshte te ''shtetet-pushtetet laike demokratike te krishtera '' . Pse e thame kete fakte , se ofendoj askend une , vetem po e tregoj nje te vertete faktike . I pelqej dikujt apo nuk i pelqej se kam ndermend te shqetesohem aspak . Po te ishte e kunderta , qe keto shtete te krishtera , do ta kishin informuar populline per Fene Islame ashtu si eshte ne te vertete , urrejta per kete fe , diskriminimi dhe dhuna ndaj kesaj feje dhe pjestareve te saj nuk do te kishte ekzistuar .
Cdo te mire Atesite !