Gripi i derrit: Mali i Zi konfirmon rastin e parë

Kresha

A pretty face can never trick me
Mali i Zi ka konfirmuar rastin e parë të virusit të gripit H1N1.



Lajmin e ka bërë publik vetë ministri i Shëndetësisë, Miodrag Radunoviq, gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, virusi u konstatua tek një pacient, i cili kishte mbërritur nga Shtetet e Bashkuara, ku edhe studionte.

"Pacienti është një shtetas i Malit të Zi studionte në SHBA. Ai mbërriti me aeroplan nga New Yorku, me anë të Munihut në Podgoricë", tha Radunoviq.

Pacienti është në një spital dhe Podgoricë dhe gjendja e tij vjen duke u përmirësuar dhe nuk ka më temperaturë shumë të lartë.

Autoritetet malazeze kanë thënë se janë po mbajnë nën survejim njerëzit me të cilët ka qenë në kontakt pacienti, dhe janë gati t'i dërgojnë në spital nëse ata do të shfaqin simptoma të gripit.

Ende nuk dihet nëse shpërthimi i H1N1 në Malin e Zi do të ketë efekt në sezonin turistik për verën, duke pasur parasysh se ky vend gjeneron shumë të ardhura nga turizmi. /Shekulli/
 
Meq derri paska ardhur per pushime kendej :espuls::espuls:sezona turistike do shpallet e perfunduar akoma pa filluar :espuls::espuls:sa keq per ruset qe kan blere pothuajse tere bregdetin montenegrian:espuls::espuls:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top