Grimi pranveror e përtërin pamjen tonë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Pasojat e dimrit mund të vërehen shumë lehtë në lëkurën dhe flokët tanë. Por, mos u brengosni, ka zgjidhje

Flokët dhe lëkura pa shkëlqim, thembrat e ashpra dhe thonjtë e lënë pas dore janë pasojat më të shpeshta të dimrit, por të gjitha këto mund të zgjidhen me një banjë gjysmëorëshe. Nëse në vaskë shtoni gjysmë decilitri vaj ulliri dhe një grusht kripe deti, do ta zbutni dhe ushqeni lëkurën, si dhe do ta lehtësoni manikyrin. Pas nja dhjetë minutash, këshillohet që të bëhet edhe një ‘piling’ me rrënjë, për t’i hequr qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës dhe ta përmirësoni qarkullimin e gjakut në lëkurë. Nëse përzieni 2 lugë të miellit të misrit me një lugë mjaltë, do të fitoni një preparat natyror për të bërë ‘piling’, i cili për nga efikasiteti, nuk dallohet nga preparatet e blera. Qiteni atë me lëvizje të buta rrethore, duke filluar nga shputat, ngase në këtë mënyrë, më së miri nxitet qarkullimi i gjakut.

Gjatë kësaj, mos i harroni as shputat e këmbëve. Derisa pritni që të fillojnë të ndikojnë përbërësit e banjës, vëreni maskën për flokë. Kombinimi i të verdhës së vezës dhe i vajit të ullirit i përtërinë rrënjët e flokëve dhe ua kthen atyre shkëlqimin. Në mënyrë që maska për flokë të jetë sa më efektive, flokët duhet t’i mbështillni me qese të plastikës, e më pas edhe me rizë, ngase nxehtësia i hapë folikulet e flokëve, gjë që mundëson një hyrje më të madhe të gjësendeve ushqyese, e me këtë edhe rezultate më të mira.

E njëjta gjë vlen edhe për maskën për fytyrë, e cila do të duhej të pasojë pas pilingut. Meqë lëkura e fytyrës është më e ndjeshme sesa pjesa tjetër e lëkurës, atëherë pilingu i saj duhet të bëhet me preparate më të përshtatshme. Maska e fytyrës, që pason pas pilingut, ia kthen asaj shkëlqimin, elasticitetin dhe lagështinë.


spekter*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top