GRIDA SUMA! - Nga Bledi Mane

I përulem me veneracion Zonjës së Hekurt. Bëri jo vetëm histori por diti ti japë anglosaksonizmit vendin e merituar në historinë moderne. Ka vdekur tashmë por nëse shkon diku edhe në qoshkën më të humbur të Britanisë së Madhe do ua ndjesh hajrin reformave të saj radikale në cilësi shërbimesh apo cilësi jete. Luftës së Ftohtë ia ngriti temperaturën mbi zero, ia shkriu akujt dhe bashkë me Regan-in ndolli Lindjen drejt lirive të Perëndimit. Dembelizmit socialdemokart evropian i vuri notën e merituar e pasi e ngeli në klasë e detyroi të përgatitej më mirë në provimet e vjeshtës.
Kurrë nuk erdhi në Shqipëri por Berishës tonë apo Rugovës së (atyreve) Kosovës ua shtoi bonuset dhe kreditet në diplomacinë ndërkombëtare duke shpalosur modestisht shqiptarizmin si fenomen potent në gjeopolitikën jo vetëm të Gadishullit.
Të ishte ende gjallë e në pushtet, Ukraina dhe qytetarët e saj nuk do poshtëroheshin putinisht kaq keq sa tanimë.
Statura e Margaret Theçer-it i mungon jo vetëm kontinentit por edhe planetit. Biografia e saj më intrigon e roli i interpretuar nga Meril Strip në filmin e para 2 viteve edhe çmimin Oscar e ka pak.
Po ky vendi im ka prodhuar apo do të prodhojë ndonjë herë ndonjë zonjë kaq të hekurt???
Teuta, Argjiroja, gratë e Sulit, Shote Galica, Bule Persefoni, Zoja اurre, shoqja Nexhmije, Lumturi Rexha, Makbule اeço, Jozefina Topalli...Le të ndalojmë pak.
Materialisht nuk kemi qenë keq me modele grash plot muskuj, tatuazhe me emrat e burrave apo me sqetulla me lesh. Shkurte Pal Vata që hutohet nga zhurma e trenit dhe i rëshket këmba, Lenka اuko që i bërtiti lopës te ferma në Lushnje pse derdhi pa dashje qumështin nga kova, Fetie Kasa pse kishte marrë doping 1 orë para se të hante sufllaqen, Jozefina Topalli pse terrorizonte burriN në shtëpi se e ngatërronte me deputetët e opozitës...
Ky vend, me emër në gjininë femërore, me tre stinë po në gjininë femërore, me numër më të madh popullsie femrash sesa meshkujsh, me natyrë po kaq të bukur sa vetë bukuria femërore, me femra që pasi u dhunuan e u poshtëruan prostitucionalisht i joshën përfundimisht tutorët e tyre t'i marrin për gra, ku gjithçka rrotullohet rreth femrave dhe meshkujt vetëm sa bëjnë zhurmën e rradhëve, ku meshkujt pasi plaken dhe kokallat nuk i komandojnë dot i luteN Zotit që të vdesin para grave...
Pra ky vend i bekuar ku gruaja e mban me frymë të shenjtë, me dashuri e me ushqim duket sikur enkas nuk i do gratë.
Dhe fajin nuk e ka as atdheu, as burrat. Fajin e kanë vetë gratë.
Fajin e keni ju gratë? Po, po ju gratë!
Keni mbetur nën hije duke na servirur vetëm modele të njëjta porsi matrioshkat ruse.
Në televizione Sonila Meço, në showbiz Ardit Gjebrea, në sporte Klodiana Shala, në kinematografi Suela Konjari, në modë&stil Joni Peçi...
Vetëm në politikë ka disi mundësi përzgjedhjeje. Mes Lul Bashës, Aldo Bumçit, Arben Ristanit apo Gridës duhet dikush që të ketë sumë e të më theçerojë fuqishëm në opozitën e sotme apo qeverisjen e nesërme. Unë u riktheva sërish m'Tiron dhe patjetër do filloj të flas me dialektin e këtushëm.
Por të jem i sinqertë, ende ndjehem në siklet dhe shqetësohem. Mirë për rolin e Theçerit në ndonjë film shqiptar e kam gjetur aktoren Rajmonda Bulku por personazhi i vërtetë nuk ma mbush mendjen. Dua euridicionit tënd ti shtohet uniciteti, toleranca, largpamësia dhe respekti.
Ti Grida mbetesh një kopje e shëmtuar e Jozefinës! E ku është risia këtu?


10259847_637444262972196_2214842409909552607_n.jpg
 
Pe: GRIDA SUMA! - Nga Bledi Mane

Po mamane e autorit si ta therrasim?!

Refuzoj te pranoj kete nivel. Mos e beni FV per t'i vene drynin.

Qesharake!
 
Titulli: GRIDA SUMA! - Nga Bledi Mane

Shpejt artikujt e 55 ose beni lajm fjalet virtuoze qe sala i shkruan ne fb..
 
Pe: GRIDA SUMA! - Nga Bledi Mane

Ka degjenerim me dashje (qe ka sikletet e tij edhe ky) dhe degjenerim pa dashje. Ai i Manes eshte nga ky i fundit, qe pervecse degjeneron muhabetin s'ben gje tjeter.

Nejse, si Mania ka plot, por deri tani ForumiVirtual ka arritur t'i mbaje jashte shumicen. Le te mos zhytemi me thelle.


Hajduti
 
Pe: GRIDA SUMA! - Nga Bledi Mane

Po ky vendi im ka prodhuar apo do të prodhojë ndonjë herë ndonjë zonjë kaq të hekurt???
Teuta, Argjiroja, gratë e Sulit, Shote Galica, Bule Persefoni, Zoja اurre, shoqja Nexhmije, Lumturi Rexha, Makbule اeço, Jozefina Topalli...Le të ndalojmë pak.

Hhahahahahaahah dhe pyet veten pse ky vendi yn nuk ka prodhuar nje tip te till gruaja?????? hahahahahahahhahahaha

:jo::jo: Po nuk e lame ne o Blendi! Po po pikerisht ne mashkulloriteti egershan. Une, ti e tjetri te gjithe ne bashkveprim. :jo::jo: E si te krijohej ajo e shkrete kur une dhe ti per nje kafe qe na pagoi dikush u morem dhe me permasat bythore te saj e le me tjeter gje. :jo: Hajt me thuaj ti se si do krijohej kur une dhe ti, madje edhe kamarieri qe sherben kafe edhe po te ishte me burre dhe femije ajo gruja ja ngulim syte deri sa ti marrim sysh :jo::jo:

Hajt me thuaj si??????
 
Qyqja per titullin hahahahahaha
 
Grida me duket trans ne fakt, shume larg nuk ka qelluar jo si tutull.
Kur isha në gjimnaz, asokohe kjo ishte pedagoge tek universiteti mesdhetar mos gaboj (privat).
Erdhën për promovimin e universitetit.
Pz ishte aq e bukur sa s'thuhet.
 
Kur isha në gjimnaz, asokohe kjo ishte pedagoge tek universiteti mesdhetar mos gaboj (privat).
Erdhën për promovimin e universitetit.
Pz ishte aq e bukur sa s'thuhet.
Sinqerisht me duket trans, sja kam idene sesi ka qene e re, se kam pare kurre, po tani me duket si trans pa identitet preciz.
 
Gridi jo grida
O zak , te kishim fatin une e ti te kishim nje femer si grida , s do ishim duke e permendur ketu ne forum ! Ajo superfemer , ketu po thuhet duket si trans ! E kupton deri ku arrin idiotesia ?
 
  • Haha
Reactions: Zak
O zak , te kishim fatin une e ti te kishim nje femer si grida , s do ishim duke e permendur ketu ne forum ! Ajo superfemer , ketu po thuhet duket si trans ! E kupton deri ku arrin idiotesia ?
Mu sme pelqen fare po fare fare nuk ka era femer
 
Ka karakter te forte zak , prandaj dhe s mund ti ndjesh aromen
shiko edhe kleopatra ka pas karakter te fort po ishte shum e embel shum femer. Karakteri i fort i ksaj kalon ne arrogance njs se sdu me fol shume.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top