Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, ka deklaruar se vendi i tij, për momentin, nuk do ta ndryshojë qëndrimin lidhur me njohjen e pavarësisë e Kosovës. I pyetur nga BBC, ai ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur se Greqia vendimin për njohjen do ta shqyrtojë në bazë të interesave të veta kombëtare.

“I peshojmë të gjitha mundësitë. Aktualisht, nuk ka asnjë arsye që të ndryshojmë qëndrimin tonë për çështjen e Kosovës”, ka deklaruar kryeministri grek gjatë konferencës vjetore për shtyp që jep për gazetarët vendas e të huaj.

Qëndrimi zyrtar i Athinës është se çështjen e njohjes do ta shqyrtojë mbi bazën e interesave të veta kombëtare dhe kryeministri e përsëriti edhe njëherë këtë gjatë përgjigjes së tij.

Sa i përket mosmarrëveshjes me Maqedoninë, kryeministri grek, ka thënë se pala tij pranon vetëm një emër me përcaktim gjeografik, i cili duhet të përdoret në të gjitha marrëdhëniet e vendit fqinj.

Kryeministri grek Karamanlis gjithashtu ka përsëritur mbështetjen e Athinës ndaj perspektivës evropiane të vendeve të rajonit, duke theksuar se respektimi nga ana e tyre i vlerave, parimeve dhe kërkesave që shtron Bashkimi Evropian, do të thotë dhe integrim i plotë i këtyre vendeve në familjen evropiane. /bbc/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top