Greqi, emigranti sirian rrëmben një fëmijë shqiptar

alfonci

Veri investigatio
Dramë familjare për një çift emigrantësh shqiptarë në Greqi. Fëmija i tyre vetëm njëvjeçar është zhdukur në rrethana të mistershme dhe për rrëmbimin e tij ka dyshime të forta për një person me ngjyrë, klandestin nga Siria.

Burime zyrtare nga Policia e Athinës konfirmuan se Mateo Dullia, është emri i djalit që është lindur më 28 shtator 2007 nga një çift emigrantësh shqiptarë me dokumente të rregullta në Greqi.

Mateo u zhduk më datë 7 shtator 2007, mbi dy muaj më parë, nga zona Kukaki në Athinë. Kërkimet e deridjeshme të familjes Dullia dhe të afërmve e miqve të tyre, policisë dhe Qendrës Kombëtare Greke për fëmijët e zhdukur dhe të dhunuar, kanë rezultuar të pasuksesshme.

Personi që identifikohet nga policia si autor i rrëmbimit të fëmijës, është Hasan Kerim, një 34-vjeçar nga Siria, emigrant klandestin prej kohësh në Greqi.

top-channel
 
Forza dhe kuroja familjes ,per te mbjetuar kte dhimbje te tmerrshme,ishalla e kapin sa me pare ,arabte e shpifur ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top