Grekët sulmojnë Beqajn, ekipi 3 orë në aeroport

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Pritja për ekipin e Anorthosit në aeroport in e Larnakës, ka marrë përmasa të pabesueshme. Rreth 4 mijë tifozë kishin dalë në orën 5.30 të mëngjesit për të pritur heronjtë e tyre, në atë që është përshkruar nga mediat qipriote si arritja më e madhe e futbollit të këtij vendi. Tifozët ishin të gjithë në delir, duke kënduar dhe hedhur fishekzjarre jashtë ndërtesës së aeroportit. Por, jo gjithçka ka qenë perfekte për Beqajn dhe skuadrën e tij. Pavarësisht festimeve, skuadrës së Anorthosisit dhe rreth 1600 tifozëve qipriotë, iu desh të prisnin për 3 orë në aeroportin e Athinës për t'u nisur. Sipas gazetës "Famagusta-Gazette", por edhe agjencisë "CyBC", ata u sulmuan nga një grup tifozësh grekë të Olimpiakosit, në rrugën nga hoteli në aeroport dhe për arsye sigurie s'mund të lëviznin. Viktima kanë mbetur edhe tifozët e ardhur nga Qipro, dy prej të cilëve përfunduan në spital. Arritja e një vendi në fazën në grupe ka bërë që edhe presidenti i Anorthosit Andreas Pandelis, të jetë si në ëndërr, duke vendosur t'u japë futbollistëve një shpërblim shtesë prej një milion eurosh. “Dua të falënderoj futbollistët, trajnerin dhe stafin tonë drejtues që na e bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre. Shumë më pyesin përse udhëtoj në një autobus me futbollistët, por nëse do të ishte e nevojshme, do t’i ndiqja dhe me biçikletë futbollistët e mi”, deklaroi ai..

Para ndeshjes

Një tjetër incident ishte shënuar edhe ditën e martë, kur tifozët e Olimpiakosit sulmuan autobusin e skuadrës në rrugën nga aeroporti "Eleftherios Venizelos" i Athinës për në hotel. Po kështu, shefi i klubit qipriot Andreas Pandeli u godit nga një burrë i veshur me të zeza, që më vonë doli se ishte oficer sigurie i stadiumit. Lojtarët janë sulmuar gjithashtu edhe në momentin që ata hynë në fushë për stërvitjen e pasdites.

Incidentet

Shefi ekzekutiv i Anorthosit Dinos Domazis, tha se "jam i dëshpëruar pas këtyre incidenteve", duke akuzuar mediat greke, por edhe klubin e Olimpiakosit apo policinë, që sipas tij, "dështuan në marrjen e masave organizative". "Eskorta e policisë në aeroport ishte shumë e vogël. Pas incidenteve ajo u rrit, por nuk e prisnim që të shkonim në stadium në mbrëmje dhe të gjenim të njëjtën situatë", tha Domazis. "Por, policia e la autobusin dhe skuadrën në zonën ku ishin duke pritur fansat. Një tjetër person, që ne e pamë se ishte oficer sigurie i stadiumit, goditi presidentin tonë, ndërsa na tha se ishte tifoz i Olimpiakosit. Gjatë gjithë këtyre dy javëve, media ka krijuar një atmosferë armiqësie ndaj nesh dhe shefi ynë e pati paralajmëruar një situatë të tillë. Gjithçka ndodhi këtu, ia kemi servirur UEFA-s me fakte. Për më keq, asnjë drejtues i Olimpiakosit nuk erdhi të na kërkonte falje", përfundoi zyrtari i klubit qipriot.


Balkanweb
 
Greket jan te flliqure ske qka pret prej tyree
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top