Gratë që kanë akuzuar Bill Clinton-in për skandalet seksuale

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gratë që kanë akuzuar Bill Clinton-in për skandalet seksuale

Pak para nisjes së debatit të dytë televiziv kundër bashkëshortes kandidate të ish-presidentit amerikan, Donald Trump bën një “lëvizje” të papritur

Bill.jpg


Donald Trump ka tentuar të bëjë “goditjen” para debatit të dytë televiziv kundër Hillary Clinton, duke marrë me vete në sallë disa nga gratë që në të shkuarën kanë akuzuar Bill Clinton, mes tyre edhe Paula Jones, në një konferencë shtypi në një hotel në St.Luis. “Këto katër gra shumë kurajoze, kanë kërkuar të jenë këtu dhe ka qenë një nder për ne t’i ndihmojmë”, – ka thënë kandidati republikan i ulur mes tyre.

Bill-1.jpg


Ndërkohë që janë katër gratë e shfaqur me Trump në një ngjarje surprizë të transmetuar ‘live’ edhe në “Facebook” dhe që miliarderi i cilëson “kurajoze”: bëhet fjalë për Juanita Broaddrick, Paula Jones, Kathleen Willey and Kathy Shelton. “Aksionet flasin më fortë se fjalët, – ka thënë Broaddrick. – Trump mund të ketë thënë fjalë jo të këndshme, por Bil Clinton më ka përdhunuar dhe Hillary Clinton më ka kërcënuar. Besoj se nuk ka asgjë më të keqe”.

Ja cilat janë gratë e shfaqura me Donald Trump që akuzojnë Bill Clinton dhe të shoqen

Bill-2.jpg


PAULA JONES – Në vitin 1994, paditi Bill-in për ngacmime seksuale, duke theksuar se e kishte tentuar ta joshte në vitin 1991, ndonëse Clinton e mohoi. اështja u pushua, por Jones e apeloi. Gjatë kësaj seance gjyqësore, Clinton mohoi po ashtu se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Monica Lewinsky-n, padi që u kthye në një çështje asokohe në SHBA. Duke qëndruar te Jones, në vijimësi, palët gjetën një marrëveshje (që nuk përfshinte as falje dhe as pranim të fajit) dhe ish-presidenti amerikan i dha Paulës 850.000 dollarë dëmshpërblim. Bob Bennet, avokati i tij, pohoi se arsyeja e vetme që u arrit ajo marrëveshje, ishte ajo për t’i dhënë fund procesit në mënyrë që të vazhdonte përpara me jetën e tij.

Bill-3.jpg


WATHLEEN WILLEY – Në 1998, stazhistja e Shtëpisë së Bardhë e akuzoi Clinton se e kishte ngacmuar në një korridor në vitin 1993. Një komision i pavarur, vendosi që Willey i kishte dhënë FBI-së informacione të rreme, si dhe në kundërshtim me dëshminë e dhënë në rastin Jones dhe përfundoi se nuk ekzistonte asnjë provë që dyshonte mbi versionin e Bill, i cili kishte mohuar gjithçka.

Bill-4.jpg


JUANITA BROADDRICK – Në vitin 1999, infermieria nga Arkansasi akuzoi Clinton se e kishte përdhunuar në vitin 1978, ndonëse nuk e kujtonte mirë datën e saktë. Pohimet e saj u konsideruan kontradiktore dhe të papranueshme dhe çështja u pushua në vitin 2001. Edhe në këtë rast Bill kishte rrëzuar poshtë çdo pretendim.

KATHY SHELTON
– U abuzua që në moshën 12 vjeçe, në vitin 1975 dhe ajo që mbrojti agresorin e saj, ishte atëherë avokatja Hillary Clinton. Mes shumë rasteve për tradhti të mundshme nga ana e Bill-it, është edhe ajo e modeles dhe aktores Gennifer Flowers, e cila në vitin 1992 pohoi se kishte pasur një marrëdhënie intime me Clinton që nga 1980. E pyetur mbi këtë rast, paditësja në fillim e mohoi, por pastaj ndryshoi versionin e saj. Vetë Bill pranoi që në atë periudhë kishte pasur një takim seksual me Flowers.

Bill-5.jpg


ELIZABETH GRACEN – Gjithnjë në vitin 1998, Elizabeth Gracen, tërhoqi një dëshmi të saj të gjashtë viteve më parë, duke theksuar se kishte kaluar një mbrëmje me Clinton në vitin 1982 dhe më pas i kërkoi falje Hillary-t. Gjatë këtij viti, Gracen refuzoi të shfaqet në gjykatë, edhe pse ishte cituar si dëshmitare nga Keneth Starr.
g.shqip
 
Ai eshte Billi version 1, ky i tashmi eshte model tjeter Billie V2.1
Kjo eshte nje kuader/pikture ne shtepine e te ndjerit Epstein ku tregon Billin* e bere upgrade
1694985966186.png
 
Po lexoja ca meme ne rrjet; Jo te gjithe e dijne, por ne kete foto jane dy persona 😂😂
1703886305913.png
 
Bro, shiko, mos na dali ndonjë qe njohim ne lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top