Gramsh, ngatërrohen emrat e kandidatëve në Pishaj, anulohet votimi

WxP

Staf në FV.AL
Në komunën Pishaj të rrethit të Gramshit, votimet nuk do të zhvillohen sot. Shkak për anulimin e procesit është bërë një gabim në shtypjen e feltëve të votimit. Sipas korrespondentes së "Shekullit", Bardha Nergjoni, në fletët e votimit janë ngatërruar emrat e kandidatëve dhe aleancave për të cilat ata kandidojnë.

ثshtë vënë re që kandidati i Aleancës për Qytetarin është vënë në emër të Aleancës për të Ardhmen dhe e anasjellta, në një kohë kur në këtë komunë janë 4 kandidatët që duhet të votohen.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjsit të sotëm është shënuar një përplasje e simpatizantëve të Partisë Socialiste me policinë në këtë komunë. Simpatizantë të PS kanë dalë në rrugë me flamujt e tyre, pas përfundimit të heshtjes zgjedhore. Ndërkohë, forca të policisë u kanë bllokuar atyre dokumentet e mjeteve.
Procesi i votimit ka nisur kudo në qytetin e Elbasanit, përveç njërës nga qendrat e votimit në KZAZ nr 12, ku për shkak të mosmarrëveshjeve mes përfaqësuesve procesi ka filluar me vonesë. Në disa qendra votimi të kësaj KZAZ-je, votuesit kanë vënë në dukje probleme me bojën e përdorur nga komisioni, e cila hiqet menjëherë. Kryetari i KZAZ nr 12, Shkëlqim Duka, i tha korrespondentes tonë se kjo është përgjegjësi e KQZ.
Ndërkohë është vënë re një pjesëmarrje e lartë e votuesve, sidomos në periferi.

Ka nisur normalisht procesi i votimit në qytetin e Elbasanit, përveç njërës nga qendrat e votimit në KZAZ nr 12, ku për shkak të mosmarrëveshjeve mes përfaqësuesve procesi ka filluar me vonesë.

Në disa qendra votimi të kësaj KZAZ-je, votuesit kanë vënë në dukje probleme me bojën e përdorur nga komisioni, e cila hiqet menjëherë. Kryetari i KZAZ nr 12, Shkëlqim Duka, i tha korrespondentes tonë se kjo është përgjegjësi e KQZ.
Ndërkohë është vënë re një pjesëmarrje e lartë e votuesve, sidomos në periferi.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top