Gota nga periudha e Aleksandrit të Madh ndodhet në Rugovë

Aver

.
V.I.P
Gota nga periudha e Aleksandrit të Madh ndodhet në Rugovë

Në një muze në fshatin Drelaj të Rugovës ndodhet një gotë që pronari i muzeut Besnik Lajqi pretendon se i takon periudhës së Aleksandërit-Lekës së Madh.

Ai thotë për "Zërin" se për këtë gotë grekët erdhën deri në Rugovë, qëndruan tri ditë për ta bindur që t’ua shiste atë (gotën).

Por, Lajqi thotë se pavarësisht çmimit të ofruar ai nuk e dorëzoi gotën, e cila sipas tij është e punuar nga floriri, si dhe një material tjetër.

“Aleksandri ishte ilir prandaj dhe ne duhet të kemi këto eksponat”, thotë ai teksa tregon se në këtë gotë janë gdhendur kafshë të ndryshme përfshirë demin dhe të tjera kafshë që iu takojnë vendeve që ka pushtuar Aleksandëri.

Shiko fotografinë 1788874

“Këtë gotë e kam blerë nga një koleksionist i vjetër që e ka pasur shumë vite tek shtëpia e tij në koleksionin e tij dhe pretendohet se është që nga koha e Aleksandërit dhe e ka një etiketë prej plumbi”, thotë ai duke folur rreth koleksionimit të saj.

Lajqi thotë se për këtë eksponat i ka njoftuar institucionet, por nuk ka pasur interesim nga to që të vijnë dhe t’i vlerësojnë.

Ai tregon se ka mbledhur edhe eksponate nëpër gjithë trevën e Rugovës, e cila njihet si pikë turistike, por edhe që ruan një trashëgimi të pasur kulturore./Zeri/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top