Google lancoi celularin e vet gPhone

braziljania

Anëtar i Nderuar
Motorri me i madh i kërkimit në botë, Google, sot në New York ka lansuar telefonin e vet celular gPhone.

Bëhet fjalë për telefonin i cili do të funksionojë me sistemin operativ të kodit të hapur -Android.

Celularin e Googlet që nga mesi i muajit tetor do ta paraqes në shitje T-Mobile, filiali amerikan i operatorit telekomunikues gjerman Deutsche Telekom.

gPhone është punuar në teknologjinë e gjeneratës së tretë (3G), përmban sistem për pozicionim global GPS, lidhje wireless EDGE, Bluetooth e Wi-Fi, si dhe një varg të gjerë të funksioneve multimediale.

gPhone do të duhej që në tregun amerikan të kushtojë 199 dollarë, derisa në atë evropian rreth 200 euro me parapagim dyvjeçar, që vlen po ashtu edhe për tregun e SHBA-ve.

Ky smartphone (një kombinim i telefonit celular dhe kompjuterit të xhepit), para së gjithash, do të mundësojë qasje në shërbimet e njohura të Googlet, siç janë Search, Gmail, Calendar, Picasa, Bloger, Maps apo qasje në shërbimin për video YouTube, por edhe një numër tjetër të madh të aplikacioneve të cilat do t’i zhvillojë Google apo ndonjë kompani tjetër.
 

Attachments

  • Google_lansoi_celularin_e_vet_gPhone.jpg
    Google_lansoi_celularin_e_vet_gPhone.jpg
    56.2 KB · Shikime: 23
Me duket se do ta zere marazi Iphone-in tani :D

Keto zihen ne fitojme. Shume telefon i papare :)
 
Nokia nis betejën kundër të pathyeshmit iPhone

Nokia e ka pranuar sfidën e iPhone prandaj javën e ardhshme planifikon të paraqes celularin e saj të parë me ekran të ndjeshëm në prekje i cili, gjoja, është një kërcënim serioz për celularin jashtëzakonisht të popullarizuar të kompanisë Apple - iPhone.

Gjatë dy viteve të fundit, një numër i madh i prodhuesve kanë depërtuar në industrinë e ekraneve të ndjeshëm në prekje, si LG, Samsung apo Sony Ericsson e madje edhe Google, mirëpo në këtë segment Nokia është vonuar. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Nokia, prodhuesi më i madh i celularëve në botë, do të zbuloj celularin e vet me emrin kodues "Tube" gjatë një ngjarje të madhe e cila do të ndodhë më 2 tetor në Londër.

"Nokia është nën presion të madh kur merret parasysh se prej prodhuesit më të madh të celularëve të gjithë presin shumë, e që një vjet e gjysmë ajo nuk ka hyrë në botën e celularëve me ekran të ndjeshëm në prekje", ka deklaruar analistja e kompanisë Gartner, Carolina Milanesi.

Për shkak të shtyrjes së gjatë të prodhimit të celularëve me touch-screen aksionet e Nokias kanë rënë për 50 për qind nga fillimi i këtij viti dhe tani kushtojnë 13.21 euro për aksion. Mirëpo, nuk ka arsye për brengosje, sepse Nokia gjithmonë “është vonuar” me modelet inovative, mirëpo disi gjithmonë i ka shkuar për dore të korr sukses.

Zëdhënësit e Nokias për modelin e ri “Tube” nuk kanë pasur komente, mirëpo shumë njerëz besojnë se nuk do të paraqitet vetëm një pajisje me ekran të ndjeshëm në prekje por një seri e tërë. Së paku kështu ka qenë në të kaluarën e Nokias e cila shpeshherë gjatë një herë ka paraqitu serinë prej 3-4 celularësh.

r.spekter*
 

Attachments

  • Nokia_nis_betejen_kunder_te_pathyeshmit_iPhone.jpg
    Nokia_nis_betejen_kunder_te_pathyeshmit_iPhone.jpg
    24.6 KB · Shikime: 23
Sa genjeshtra qe thone gazetaret:D:D:D

Nokia ka monopolin e sistemeve programuese te celulareve:D
Te gjitha kompanite blejne software-in nga Nokia:D
 
Sa genjeshtra qe thone gazetaret:D:D:D

Nokia ka monopolin e sistemeve programuese te celulareve:D
Te gjitha kompanite blejne software-in nga Nokia:D

Symbian dhe eshte open source (kod i hapur ) dhe nokia do heqe dore nga ky sistem operativ se nuk ka zhvillim te madh ;) MobileWin,Apple,Symbian,Android keto jane sistemet pastaj Symbian nuk ka shume qe e bleu Nokia
 
Symbian dhe eshte open source (kod i hapur ) dhe nokia do heqe dore nga ky sistem operativ se nuk ka zhvillim te madh ;) MobileWin,Apple,Symbian,Android keto jane sistemet pastaj Symbian nuk ka shume qe e bleu Nokia


Symbian nuk ka zhvillim te madh hahahahaahahahahahahahahahahhaahahahahah... Nuk kam qeshur ndonjher ne jeten time kaq shum:) Ku i merrni keto informacione iher:D si ka mundesi qe Nokia beri luften me te madhe per te blere, dmth per ta bere te veten ate tani po del me humbje???? plus e din ti se sa kompani bejne pjese tek Organizata Symbian?? Qe ta shpjegoj un.. arsyeja qe Nokia e bleu dhe e ktheu ne organizat nn profit(dmth ne nej open source code) ishte thjesht nje kunder sulm ndaj Google kur para nje vit dha disa te dhena mbi androidini e tij i cili del ne shitje vetem 1 vit me vone GPHONE.. duke qene se nje njeri me shkoll blen Gphone qe kushton 200 dollar se sa nje nokia qe 100 dollar i kushtonte vetem sistemi operativ... ne kete menyre kodi esht i hapur le cdo kush te kontriboje.. Permisimet do jene te dukshme dhe shitja e cel Nokia gjithshtu... e njejta gje sic ndodh me Linux... 99% e serverave eprdorin Linux se Windows.. sepse 1 esht falas dhe 2 eshte me i sigurt(nuk i intereson dikujt te sulmoje Linux por WIn) Nokia e ka blere Symbian per 200 milion ose 300(nuk dihet mire sepse sa e bleu e ktheu direkt ne nnprofit ) nuk besoj se drejtuesit e nokias te jen kaq budallej te hedhin keto lek ne toke kshu per qef:D Shko lexo pak me teper per Symbian:D

Ky MobileWin ca sistemi esht se nuk po e njof mos do te thoje Windows Mobile??

Android OS??:eek:hh::eek:hh: Android eshte nje program qe permban nje sistem operativ per celular..

Apple OS per celular:eek:hh::eek:hh: Sistemi operativ i perdorur per Iphone dhe Iphod touch quhet Iphone OS e prodhuar nga APPLE:D(jane bazuar nga MAC OS)
plus nuk esht 100% me pages...(jane leshuar shum update te Iphone qe kane qen pages)--Nuk jam i sigurte perderisa nuk kam IPhone

Dicka mbi Symbian... Nokia ka qen nje nga themeluesit e saj me Ericcson dhe Motorola madje ka pas dhe shumicen e aksioneve... kjo thjesht beri nje bashkim te aksioneve duke likujduar te tjeret per ta kthyer ne Opensource... madje pjestaret kane mbet po ate:) por asnje nuk kishte fuqin dhe mundesin per ta bere me pare..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top