sabah
Anëtar i Respektuar
Motorri i kërkimit Google vjen me surpriza dhe shërbime të reja .Ishte përfolur shumë për programin e ri “Google Googles” i cili deri tani ka qenë në testim,por tani e tutje mund të përdoret nga të gjithë.. “Google Googles” është një program i ndërtuar për Android 1.6 e sipër i cili instalohet në smartphonin tuaj dhe bën çudira. Nëpërmjet tij mund të fotografoni një tekst, apo faqe libri, të përcaktoni gjuhën e librit dhe gjuhën në të cilën e doni të përkthyer, dhe programi do ta përkthejë atë për ju. Mund të fotografoni një pikturë, dhe “Google Googles” do t’ju thotë si quhet piktura dhe autorin. Gjithashtu mund të fotografoni një ndërtesë apo vendin ku ndodheni, dhe programi nëpërmjet GPS-it dhe busullës elektronike do t’ju tregojë ekzaktësisht se ku ndodheni.