Gjyqi i shqiptarit në Britani

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një shqiptar me banim në Angli ka hedhur në gjyq shkollën ku punonte, pasi pretendon se kolegët e tij kanë kryer diskriminim dhe abuzim racial ndaj tij, thjesht pse është shqiptar.

30-vjeçari Gazmir Dema, i cili ka shkuar ne Britani ne vitin 2007 me nje anglishte shume te pakte, ka gjetur pune ne kuzhinen e restorantit te shkolles. Por me te filluar punen, ai thote se ka filluar te diskriminohet dhe abuzohet me fyerje raciale nga nje koleg thjesht per faktitn qe eshte shqiptar, duke e cilesuar terrorist shqiptar dhe magjyp.

Ndaj ndaj tij ishte bere presion kur ka tentuar te ankohet per kete fakt. Por shqiptari me banim ne Oksford ka gjetur rrugen ligjore per keto fyerje ndaj personalitetit dhe origjines se tij etnike. Shkolla 'Dragon School', thote ne procesin gjyqesor se pretendimet e shqiptarit Gazmir Dema jane teresisht te pabaza dhe te paverteta.

Nderkohe 'gjueti shtrigash', e ka cilesuar e dashura e Demes, Stefeni Apadao, ate qe i ka ngjare te dashurit te saj shqiptar.Sipas anglezes ai eshte viktime e komenteve raciste ne nje shkolle ku nje semester kushton 8 mije sterlina per te studiuar. Sipas zonjushez Apadao fyerjet ndaj tij u perkeqesuan, kur Gazmiri kerkoi ndryshimin e turneve te punes dhe drejtuesit e shkolles, zhvilluan mbledhje displinore ku ai nuk lejohej te merrte pjese Ne dhjetor te 2012 situata u perkeqesua, kur Dema u pushua nga puna.

Nderkohe, avokatja e shkolles i tha gjykates se z.Dema e kishte ndryshuarversionin e tij disa here dhe incidenti i pretenduar racial ishte hetuar nga shkolla dhe te dyja palet kishin rene dakord qe ceshta te mos shkonte me tej. Nderkohe gjykatesi i ceshtjes Robin Lewis nuk mori vendimin por tha se do te dergonin gjykimin dhe mendimin e tij me shkrim pas nje muaji. Fyerjet me motive raciste merren shume seriozisht ne shoqerine britnaike, siç jane edhe rastet e shfaqjes se tyre ne futboll.

/t/ch/
 
Pe: Gjyqi i shqiptarit në Britani

S'ka faj jo, eshte bere keq keto kohet e fundit, nqse mund t'maresh noj lek ne kte menyre, pse jo ;)
 
Titulli: Gjyqi i shqiptarit në Britani

Mir mer ja ka bo anglia me mashtrime mahet pse mos gjej dhe ky 1 rruge me bo lek :) ishalla ja bo zoti mbar e kap na i dor lek .
 
Pe: Gjyqi i shqiptarit në Britani

si tha njeri

"dy here shkova ne bancarota (faliment) ne jeten time nje here kur fitova gjyqin dhe nje here tjeter kur e humba ate"
 
Pe: Gjyqi i shqiptarit në Britani

Po pse shkolla mos eshte gje e paditur dhe nuk i di pasojat me te cilat mund te perballet duke e lejuar kte diskriminim te vazhdoj? Edhe une si ju, mendoj se e ka bere per hakmarrje ngaqe e kan pushuar nga puna dhe do te fitoj noi leke. Shkolla e di fare mire qe do i duhet te pagoj mijera paund deme nqfse ky e hedh ne gjyq kshu qe s'besoj se do ishte aq e pakujdesshme sa mos te merrte hapa per ta rregulluar ceshtjen nqfse do ekzistonte nje diskriminim i tille, s'eshte ne interesat e saj te rri e heshtur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top