Nostra_22
Anëtar i Nderuar
Kënga e Gjorg Golemit midis legjendës dhe historisë
10/06/2007 - gazeta shqiptare
Prof. dr. Dhimitër S. SHUTERIQI
Po të ishte gjallë sot Shahin Zharri, për këngën e Gjorg Golemit, që e shpëtoi, se pa të kënga do të ishte zhdukur, ne mikun tonë të dashur do ta uronim: Të këndoftë zemra përherë! Zemra atij përherë i këndon me këtë këngë, sepse ai e botoi dhe e bëri të paharrueshme. Sipas kujtesës popullore Gjorg Golemi ishte i lavdishëm. Në pjesën e dytë të viteve ’40 të shekullit XX, unë Gjorg Golemin e kam identifikuar me Gjergj Aranitin. Në një dokument hasa emrin e tij “Gjergj”. Barleti nuk e përmend emrin Gjergj. Atë nuk e ka ditur as historiani dhe studiuesi gjerman i ditëve tona, Franz Babinger. Babingeri është marrë seriozisht me Aranitët.
Ishte viti kur njoha këngën e mbledhur nga Shahin Zharri, të cilën e ribotova në vitin 1949, dmth, rreth10 vjet pas atij.1)
Gjergj Araniti ka qenë Zot i viseve të Dibrës së Sipërme, اermenikës e Tomadhesë, dmth, në malësinë e Tiranës, i Bërzeshtës, Mokrës, Shpatit e Vërçës. Shteti i tij u shtri nëpër Dumre deri në det. Araniti ka zotëruar Mallakastrën dhe Himarë.
Në viset e Elbasanit, kryesisht në veri të Shkumbinit, Skënderbeu përmendet shpesh nëpër legjendat popullore. Këto legjenda na sjellin fakte nga jeta e Skënderbeut. Legjenda për të, në ato vise, e bëjnë të ngjasë pak a shumë me legjendat për Aleksandrin e Madh ndër grekët, duke e treguar Skënderbeun një hero të jashtëzakonshëm dhe fort të urtë. Ndryshe ndodh me Gjorg Golemin, dmth, me Gjergj Aranitin. Legjendat Gjergj Aranitin e vendosin në domenat e tij: midis Shkumbinit dhe Devollit. Në to flitet për kohën kur Sulltan Mehmeti i Dytë i sulmoi këto vende përfundimisht. Ka qenë një qëndresë e lavdishme 35 vjeçare, më e gjatë se ajo që udhëhoqi Gjergj Kastrioti, gati 25 vjeçare, në vitet 1443-1468.
Duke u shtrirë mbi Drin, nga Dibra e Madhe në liqenin e Ohrit, domenat e Aranitit kanë qenë mburoja e madhe e Arbërisë. Moisi Golemi, nipi i Gj. Aranitit, sipas Barletit, ishte kryegjeneral i ushtrisë së Skënderbeut. Roli i vjerrit të Skënderbeut, Gjergj Araniti, në ndeshjet kundër osmanëve, çmohet lart nga historia. Historianët janë marrë pak me të, sepse fama e Skënderbeut e la në hije. Kujtesa popullore nga ana e saj nuk mund të harrojë, ajo flet qartë për rolin e aranitëve. Legjenda e trajton ashtu siç mund ta trajtojë legjenda historinë, duke ruajtur ngjarjet thelbësore, të cilat enden shumë histori.
Pamë se viset midis Shkumbinit dhe Devollit, Polisi, Mokra, Shpati, Vërça, u sulmuan përfundimisht nga turqit në vitet 1466-67, kur Sulltan Mehmeti II erdhi vetë dy herë në Shqipëri. Ato vise që në vitin 1432 filluan të çliroheshin nga Gjergj Araniti, pasi i kishte pushtuar vite më parë Sulltan Mehmeti i Parë, (Barleti gabimisht thotë Sulltan Murati i Dytë). Ato vise nuk u ripushtuan dot nga turqit deri në vitet 1466-67. Në vitin 1466, pas muajit korrik po rindërtohej kalaja e Elbasanit, Mehmeti i Dytë i shkruante të birit, Bajazitit i Dytë, i cili do t’i zinte vendin: “Disa kohë më parë të pafetë shqiptarë (Zoti i shfaroftë), kishin shpërthyer në kryengritje. Meqë ata e shkelën marrëveshjen ne u nisëm për ta pushtuar atë vend, i cili u pushtua plotësisht pa hasur vështirësi. Shumicën e atyre të pabindurve i bëmë pre të shpatave tona, pjesën tjetër i lidhëm me zinxhirë të robërimit dhe me vargonj të poshtërimit”. Letra tregon mizoritë që ngjanë dhe, sipas zakonit, Sulltani nuk ia kursen lëvdatat vetes, kur thotë se “shumicën e atyre të pabindurve i bëmë pre të shpatave tona” e të tjera.
Tri herë ka ardhur në Shqipëri sulltan Mehmeti i Dytë: Një herë kundër Krujës dhe herë të tjera kundër këtyre viseve. Ai i pushtoi me shumë vështirësi tokat e aranitëve. Dy ekspedita rresht kundër aranitëve i drejtoi vetë sulltani. Sidoqoftë, më 1466, kur ishte shkruar kjo letër, sulltani nuk arriti t’i shtronte plotësisht viset e Aranitisë. Më 1467, pa u mbushur mirë viti, sulltanit iu desh të bënte ekspeditën të dytë të madhe më gjakatare dhe më çfarosëse se gjithë të tjerat, për ta pushtuar përfundimisht këtë vend. Kur them këtë vend, kam parasyshë këtë vend ku jemi, këto krahina të Librazhdit.
Në dhjetor të vitit 1466, një udhëheqës i këtyre viseve, një vasal i Aranitit, një i quajtur Ilia Bosi, kërkon miratimin e Venedikut për t’u lëshuar kundër turqëve me 12 mijë luftëtarë të armatosur të vendi të tij. Këtë e dëshmon dokumenti arkivor venedikas, që kemi botuar ne.2) Këta njerëz i quan “brusaksorë”. Sipas dokumentit ata ishin banorë të një “hore”, që në greqisht do të thotë fshat i madh, ose qytet i vogël, me emrin Brusë. Ekziston edhe një lagje me emrin kjo Brusë, e cila ndodhen nën Bërzeshtë, gati mbi lumin e Shkumbinit, në Farretin e sotëm.**) Ai fshat duhej të ketë qenë kryeqendër e krahinave përreth, që mund të nxirrnin 12 mijë luftëtarë. Pra, akoma në vitin 1467, kjo krahinë mund të nxirrte 12 mijë luftëtar. Pak i ndihmoi Venediku (Sinjoria) brusakët: ca drithë dhe disa armë. Historia i përmend të gjitha këto, siç i përmend pjesërisht edhe legjenda. Meshkujt, mbi 12 vjeç e lart, u zunë robër dhe u shkuan në shpatë. Femrat u zunë robëresha dhe u degdisën në Anadoll. Populli nuk e harroi gjëmën e përbindëshme që pësoi ato dy vjet.
Historia flet për dy ekspedita, kurse legjenda i bën një të vetme. Në fakt, të dyja, si 1466-ta dhe 1467-ta, ishin si një e vetme.
Por ka edhe ndryshime të tjera midis legjendës dhe historisë, ashtu si ka edhe takime. Së pari, populli nuk ua di emrin “Aranit” aranitëve. I njeh vetëm si Golemë dhe quan përherë “Golemë”, dmth, të mëdhenj. Gjergj Aranitin populli e quan Gjorg Golemi, që dëgjohet dhe sot: Gjorg në Polis-Bërzeshtë, Gjorga në Gurakuq dhe Jorg në Shpat. Moisiun, këtë nip të Gjergj Aranitit, populli e quan: Moisi Golemi. E quan dhe Moisiu i Dibrës, por asnjëherë nuk e quan Moisi Araniti.
Në vitin 1467 Gjergj Araniti kishte 10 vjet që pati vdekur. Babingeri e vendos vdekjen e tij përpara qershorit të vitit 1461, gjë që nuk është e saktë.3) Gergj Araniti kishte vdekur më 1457. Legjenda Gjorg Golemin, dmth, Gjergj Aranitin, që luftoi mbi një çerek shekulli kundër turqve (1432-1457), më 1467 e bën të gjallë. Pra populli nuk e mban mend kohën kur ka vdekur Gj. Araniti. Atë vdekje ai e vendos, kur viset midis Shkumbinit dhe Devollit, pushtohen përfundimisht nga turqit. Kohën e mëparshme e mban mend pak populli, kurse atë gjëmë që ngjau, atë s’mund ta harrojë. Ai i shton Gjorgut edhe 10 vjet jetë më shumë. Populli, fitoret me atë udhëheqës, nuk mund t’i ndajë nga tragjedia e madhe që pësoi pa atë. Fati i popullit identifikohet kështu me kujtesën e legjendës, me fatin e udhëheqësit të tij. Kjo tragjedi dhe kjo qëndresë janë po aq të lavdishme sa dhe fitoret me Gjorg Golemin, në kohën që ky rronte.
Qëndresën 10-vjeçare të fundit e bënë vasalët e Gjorgut. Në fakt, ata janë vasalët e së shoqes së tij, se Gjorgu kishte vdekur. Edhe në dokument quhen vasalë të së shoqes së tij, duke përmendur emrin e saj, Despinë.4) Populli nuk mban mend se kur ka vdekur Gjorgu.
Tjetër pikë krahasimi midis legjendës dhe historisë është emri i gruas së Gjergj Aranitit. Gruaja e parë e Gjergj Aranitit quhej Maria. Ajo ishte nga dera e Muzakajve të Myzeqesë.5) Legjenda e përmend me emrin: Marë. Maria apo Mara nuk ka mundësi të jetë bërë robëreshë nga turqit, më 1467, kur ndodhi masakra e turqve, pasi Maria nuk jetonte më. Jetonte gruaja e tij e dytë, një italiane. Këtë dokumetet e përmendin me emrin e saj feudal “Despinë”, Dhespote, dmth, gruaja e Dhespotit.6) Despotët, siç dihet, ishin mbretër me një mbretëri të vogël feudale. Despina e Aranitit jetonte matanë detit, në Venedik. Turqit mund të kenë kapur robinjë njërën nga të tetë vajzat që Araniti, kishte me gruan e tij të parë, Marien. Kjo vajzë quhej Mari. Historiografia e vjetër osmane tregon se Sulltan Bajaziti i Dytë, djali i Mehmetit të Dytë, ishte prej nëne shqiptare. Mundet që Bajaziti i Dytë, të ishtë një nip i Gjergj Aranitit. Legjenda i ngatërron, nënën-Marë me bijën-Marë.
Takim tjetër i historisë me legjendën është përmendja e një djali të Aranitit, të cilin legjenda e quan Gjel اeliku. I ati, këtë Gjel اeliku, e dërgoi në Itali “foshnjë të ri”.7)
Dihet, se Araniti, me gruan e tij italiane, pati tre djem. Araniti kishte 11 fëmijë: 8 vajza me Marën, gruan e parë dhe 3 djem me gruan e dytë, italianen. Prej tyre, i dyti, i cili quhej Kostandin. Pas vdekjes së babait të tij, Kostandin Araniti iku 12 vjeç në Itali, ku bëri një karrierë të madhe. Historikisht kjo është e vërtetë. Babingeri i ka shkruar historinë këtij djali.8)
Në fshatrat kufi me Vërçën dhe Shpatin kemi dëgjuar se Gjel اeliku mbante emrin Kostandin, gjë që duhet hetuar më mirë. Sidoqoftë, është fakt, që, një djalë, ende i vogël i Aranitit, vajti në Itali Edhe sipas kujtetës popullore, siç e pamë, vajti në Itali një djalë i Gjorg Golemit, dhe pse legjenda djalit ia thotë emrin ndryshe, Gjel اeliku. Ja që populli mban mend me saktësi disa të dhëna nga historia e familjes së Gjergj Aranitit. Populli e di që djali vajti në Itali.
Një takim tjetër që historia bën me legjendën është pushtimi i Sopotit.
Sipas legjendës Sulltan Mehmeti e mori qendrën e fortë ndër male të Gjorg Golemit, Sopotin, me tradhëtinë e tre vetëve. Midis të cilëve njëri ishte nga fisi i Bosit. Ky fis jeton edhe sot në katundin Breshkë, pranë Sopotit, por edhe në ndonjë fshat tjetër, këtu, në Xhyrë, pranë Babjes. Duke ditur Ilia Bosin e vitit 1466-67, na doli se fisi i tij është e pakta pesë shekuj i vjetër në këto anë. Ndërsa Ilia nuk ishte një tradhëtar, por, në ato kushte aq të vështira që dihen, ishte një udhëheqës i brusakëve dhe shumë i vendosur në luftën kundër armiqve turq. Do menduar se në këtë rast legjenda e ç’figuron historinë, e ndryshon duke e ç’fytyruar. Ndoshta legjenda e ka fjalën për një Bos tjetër, jo tek Ilia që përmendet historikisht. Sidoqoftë përmendja e Ilia Bosit nga një dokument të shekullit të 15-të, bën që legjenda të takohet, sado-kudo, me historinë, bashkëpërkimet provojnë lashtësinë e fisit të bosëve.
Emri “vilë”, që do të thotë: vend i banuar, është më i vjetër se emti “qytet”. Atje, në Galigat, sipas albanologjut Fon Han, ka qenë një kishë me emrin e Shënmërisë së Strugës, jo të Shënmërisë së Gushtit, siç mund të mendohet. Gjurmët e saj u zhdukën nën dhé. I kemi gjetur në vitet 1950-60.9) Vendasit e quajnë Galigatin qendër e vjetër e rëndësishme për Shpatin. Këtë e mbështet edhe legjenda, që e çon Gjorg Golemin të falet atje për ditë feste. Të njejtën gjë bën edhe kënga, në çastin kur turqit sulmojnë Sopotin. Festa bie në shtator. Pra kënga jep kohën kur u sulmua Sopoti, duke e vendosur këtë kohë në vjeshtë. Historikisht nuk është dëshmi e saktë. Sulmin e dytë kundër viseve të Aranitit turqit e bënë në pjesën e parë të vitit 1467. Në këngë kemi fajësimin që i bën populli Gjorg Golemit, i cili la Sopotin dhe shkoi për festë pranë maleve të Shpatit, rreth 8 orë larg, duke mos ditur gjë për tradhëtinë që i kurdisej nga njerëzit e rrethit të tij. Mundet që legjenda ka një fajësim, por nuk e thotë.
Nxjerrim dy përfundime kryesore.
E para: Kujtesa popullore përmend një ngjarje shumë të moçme, mbi 500 vjeçare, flet mbi ripushtimin e domeneve të Aranititi në juglindje të Elbasanit nga ana e turqëve në vitet 1466-67. Ajo e përmend ngjarjet tragjike të Sopotit në mënyrë të përgjithshme, duke na dhënë saktë edhe ndonjë element konkret historik, siç janë disa emra dhe llagape: Gjorg, Marë, Bos. Duke dëshmuar për një djalë të Gjergj Aranitit, që vajti i vogël në Itali etj.
E dyta: Legjenda i shton historisë, duke i ndryshuar apo harruar disa elementë të saj. Ajo bashkon dy ekspeditat turke në një të vetme; bën të gjallë Gjergj Aranitin dhe të shoqen, Marien, më 1466-67, kur ata kishin vdekur; flet pre tre tradhëtarë të Kryezotit, që historia nuk i përmend, për që përmend një Ilia Bosi, vasal i aranitëve, cili ishte shumë i vendosur në qëndresën kundër turqëve; dëshmon për Galigatin, që historia nuk dimë të japë gjë, i cili ishte një katund me rëndësi, ashtu siç e tregojnë rrënojat dhe toponimia e vet.
Si përfundim të përgjithshëm le të themi se legjenda ka ruajtur diçka nga historia dhe këtë e ka bërë duke kaluar gojë më gojë nëpër shekujt e gjatë. Legjenda nuk e këmben, apo harron krejt historinë, por ruan më thelbësore prej saj. Ruan elementë konkretë, që ndoshta nuk janë thelbësore domosdo, si në rastin që patëm parasysh.
Po e mbyllim këtë shkrim me dy fjalë mbi këngën e Gjorg Golemit, të cilën patëm fatin që të na e ruante Shahin Zharri.
Rima dhe gjuha e këngës tregojnë se kënga nuk është krijuar përpara shek. XVIII. Mendojme se kënga është shumë më e re. Me sa duket kënga është krijuar në mesin e shek. XIX e këtej dhe është krijuar në bazë të legjendës së vjetër nga një njeri me shkollë. Ky njeri e njeh mirë në krijimtarinë popullore dhe u mbështet në ndjenjat e reja patriotike të rilindjes shqiptare.
ثshtë fakt se aso kohe, gjatë Rilindjes kombëtare shqiptare, nga Bërzeshta kanë dalë shumë njerëz të shkolluar, si Prof. dr. Ibrahim Lutfi Pasha, mjek dhe profesor i Universitetit të Stambollit, i cili ishte dhëndër i vëllezërve Frashëri dhe Halit bej Bërzeshta, kryefarmacist i ushtrisë turke me gradë shumë të lartë (kolonel), i cili ishte mik i ngushtë i vëllezërve Frashëri.10) Kjo nuk do të thotë se është njëri prej këtyre të dyve që krijoi këngën e Gjorg Golemit. Krijuesi i saj mbetet anonim, siç mbeten zakonisht krijuesit popullorë.
Duke shkruar për “Historinë e Skënderbeut” të Naim Frashërit, unë kam shënuar për një ndikim nga legjendat e këtushme, si nga ajo e Gjorg Golemit.11) Këtë, me sa duket, do të përpiqet ta argumentojë sot këtu zoti Avni Alcani. Më falni se u zgjata.
Rregjistroi në magnetofon Agim Fejzollari.
___________________
*) Referat i mbjatur në Sesionin shkencor kushtuar 60 vjetorit të botimit të “Këngës së Gjorq Golemit-Princit të Sopotit”. Librazhd, më 28 shtator 1998 . Paisi me shënime A. Alcani.
1) Dh. Shuteriqi: “Këngë popullore mbi Skënderbeun”, Gazeta Literatura Jonë, Nr.5, Tiranë 1949, faqe 92-93.
2) Dh. Shuteriqi: “Dy dokumenta të kohës së Skënderbeut”, Gazeta “Drita”, datë 24.01.1965;
**) Aty është Brusa dhe sot;
3) F. Babinger: “Fundi i arianitëve” (botim shqip), Tiranë 2004, faqe 24;
4) Dh. Shuteriqi,”Dy dokumenta të kohës së Skënderbeut”, artikull i cituar;
5) Gjon Muzaka: Memorie (botim shqip), Tiranë 1996, faqe 19, 21, 31, 41;
6) Dh. Shuteriqi, “Dy dokumenta të kohës së Skënderbeut”, vep. e cituar;
7) Sh. Zharri: “Kanga e Gjorq Golemit, Princi i Sopotit”, Rev. Shkolla Komtare, Nr. 16-17, Tiranë 1938, faqe 22;
8) F. Babinger: “Fundi i arianitëve”, artikull i cituar, faqe 24; Dh. Shuteriqi: Aranitët-Zotërimet, Rev. St. Historike, Nr.1/1967, faqe 63;
9) F. Hoxha: Njoftime historike mbi zhvillimin e mjeksisë në Shqiperi, Tiranë 1962, faqe 80; K. Kërçiku: Zhvillimi i shëndetsisë në Shkodër gjatë shek.XVII-XX. Tiranë 1962, faqe 211-212;
10) Dh. Shuteriqi: Parathënie e librit Histori e Skënderbeut