GJND e fton Kosovën të paraqesë faktet e saj në Hagë

Ado

FISEBILIL-LAH
Kosova do ta thotë fjalën e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykata e OKB-së, me seli në Hagë, ka vendosur që të ftojë edhe përfaqësuesit e Kosovës për të dhënë argumentet e tyre lidhur me shpalljen e pavarësisë.

"Duke marrë parasysh faktin se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse në Kosovë më 17 shkurt 2008 është subjekt i pyetjes së shtruar për opinion këshillëdhënës, autorët e deklaratës të sipërpërmendur mund të jenë në gjendje të furnizojnë Gjykatën me informata për këtë çështje, prandaj Gjykata ka vendosur që t'i ftojë ata të japin kontribute me shkrim brenda afateve të caktuara", thuhet në vendimin e Gjykatës.

17 prilli 2009 është caktuar data e fundit deri kur palët e interesuara mund të dorëzojnë deklaratat e tyre me shkrim, kurse 17 korriku i po këtij viti është caktuar data e fundit deri kur shtetet dhe organizatat e tjera që kanë prezantuar deklaratat mund të dorëzojnë komente në formë të shkruar për deklaratat e tjera.

Kur të përfundojë dërgimi i të gjitha deklaratave dhe komenteve për to, pason shqyrtimi i tyre dhe marrja e një vendimi nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë e ligjshme.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 8 tetor me shumicë votash e ka miratuar kërkesën e Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendim këshillëdhënës për formën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /ktv/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top