Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Travel_magazine_gjinar_elbasan_542635cabb45cf11511d33aa156a5ad7.jpg


Mirësevini në zonën e Shpatit - perlë natyrore e viseve të Elbasanit
Travel_magazine_gjinar_elbasan1_496458aadcca2ccac2b092d3ca1c6d5f.jpg

Në një nga rubrikat më interesante të revistës, aty ku ju zbulojmë Shqipërinë e panjohur, këtë herë kemi ofruar një zonë që më shumë se kushdo, e njohin vendasit, banorët e saj, për shkak të vendndodhjes thellë në malësitë e Elbasanit. Por këtej e tutje, edhe ju mund të mësoni për bukuritë e Gjinarit, Zavalinës, Shpatit, emra që ndoshta i lexoni për herë të parë, por që mund t’i vizitoni nga afër, e t’i njihni duke shkelur këtë krahinë të bukur në zemër të Shqipërisë.




Përshkrimin për këtë zonë, edhe kësaj radhe e kanë bërë (më mirë se kushdo), vetë vendasit, një mësues i përkushtuar, që njeh çdo pëllëmbë tokë, e një fotograf i apasionuar, që e dashuron vendin e tij, deri në gjethen më të vogël…

Në juglindje të Elbasanit shtrihet zona e Shpatit. Pjesa malore e kësaj krahine, që fillon nga shfati Shelcan e deri në Jeoronisht, quhet Shpati i Parë dhe përbëhet nga dy komuna: Gjinar e Zavalinë.

Pika turistike Gjinar ( Fushkuqe 24 ha) është shpallur e tillë me V.K.M.nr.5, dt.21.05.2001 por lidhja e saj me rrugë të asfaltuar me qytetin e Elbasanit 22 km, e bën shumë funksionale dhe të afrueshme për çdo turist.

Sapo futesh duke udhëtuar në fshatin Derstilë, ndjehet aroma karakteristike, tipike e bushit që ndodhet mbi rrugë, dhe pas disa minutash, të shfaqet parasysh peisazhi i bukur me pisha, që sa më shumë i afrohesh qendrës së komunës, aq më shumë bëhet piktoresk. Ato që që ia shtojnë bukurinë këtij relievi janë sheshet (shpesh në formë grope) 900 – 1000m mbi nivelin e detit, të cilat sipas gjeografëve, janë krijuar para miliona vjetëve nga rrëshqitjet e vazhdueshme të akullnajave.

Në një ditë të bukur me diell (menjëherë pas shiut), në perëndim duket qartë deti nga Sazani deri në Kavajë. E pra, erërat e freskëta, që mbartin ajrin e jodizuar të bregdetit, vijnë këtu dhe të kombinuar me freskinë plot oksigjen të pishave, e bëjnë fantastike vlerën kurative për të gjihtë ata që do të pushojnë këtu. Kushdo që e provon ardhjen këtu vetëm një herë, nuk ka nevojë për tu zgjatur me përshkrime, sepse ka shumë e shumë mistere të tjera për të zbuluar, që po i lëmë për surpriza.

Por Shpati nuk është vetëm një vend me natyrë të bukur, e që shëron. Këtu ka edhe shumë objekte me vlera historike e kulturore, që ia vlen t’i vizitoni gjatë udhëtimit tuaj.

Kisha e Shënkollit në Shelcan: E ndërtuar në mesjetë dhe pikturuar nga Onufri më 1554. Ndodhen të pikturuara në mur (sipas Stefan Popës “Piktorë mesjetarë shqiptarë” 1961): Krishti me tri figura, Romamoj Meladhoj etj.

Kisha e Shënepremtes në Valësh: ثshtë ndërtuar në mesjetë dhe pikturuar në tërë faqet e murit (afreske) nga Onufri (1554) në stilin bizantin. Sipas S.Popës (1961) janë portretet e Platera (Shën Marisë), shën Germanoi i Kostandinopojës, Dhiakon Laureti, shën Grigor Theollogu, Kryedhiakon Stefani, Tablloja e lindjes së Krishtit në shpellë, etj. Në mur pikturat shoqërohen me shkrime bizantine të asaj kohe.

Varri i Kostandin Shpatarakut (Ogës) në Valësh: Piktor ikonash në mbi gjashtë kisha të Shqipërisë së Mesme, nga viti 1736 deri në vitin 1767. Disa ikona të përmendura (S. Popa 1961) janë: Shërimi i Islokut, ikona e Krishtit, e “Karl Topisë” e “Shën Marisë” etj. Kostandini martirizohet nga forcat osmane me prerje të kokës, 100 m në perëndim të Namazgjasë – Elbasan. Varroset në fshehtësi nga bashkëfshatarët në vendlindje Valësh. Qysh atëherë e deri më sot e përkujtojnë çdo vit më 21 shtator, duke e vetëshpallur shejtor (shejt Kostandini).

Derstilat artizanale në shfatin Dërstilë. Ky mekanizëm punon me forcën e ujit. Ruan plotësisht origjinalitetin shekullor. Përpunon (me rrahje e zhytje) pëlhurat e leshta që bëhen në vegjë (tezgjah). Me ato përgatiten guna, velenca (batanie leshi me dy shtresa), qylyma…….. vizitori habitet jo vetëm nga funksionimi i saj, por edhe rabushi që mund ta mësojë në vendin e punës.

Dushqet gjigandë si ai i Lleshanit. Dikur, sipas legjendës. Dushku i madh i Gjinarit, pranë kishës së fshatit.

Lisat gjigandë në Pashtresh, pranë kishës së fshatit, që na kujtojnë vitet e Lidhjes së Prizrenit. Historiani i mirnjohur elbasanas Hysni Myzyri, citon një document të vitit 1885 “Hysen Ceka, i veshur me kostum shpatarakësh, nëpër krahinën e Shpatit, mblidhte në hijen e lisave fshatarë e barinj, u dhuronte nga një abetare dhe u mësonte shkrim e këndim (lexim P.T.)” Mësimi shqip vazhdoi nëpër familjet e mëdha në darkë. Më 1900 çelet në Valësh e para shkollë shqipe dhe më 1908 përfundoi çelja e shkollave në tërë Shpatin, nga Zavalina në Shtermen (zonë në të cilën vepronte çeta e Ymer (Kostandin Dervishit). Hollësira të tjera do ti gjeni në muzeun e arsimit shpat pranë shkollës së mesme “Kostandin Shpataraku”, me drejtor mësuesin e apasionuar të historisë Filip Bërdufi.

Lojra olimpike: Në ditët e javës së parë të qershorit të çdo viti, në stadiumin natyror Lugshkurt zhvillohen lojra olimpike, me pjesmarrje të gjerë edhe nga Elbasani. Zhvillohen gjithashtu festival folklorike, panaire me prodhime vendësh, gatime tradicionale në gjelltore, etj.

Kjo ishte një copëz nga Shpati, që ju ofron bujari, njerëz të qeshur e mikpritës, si kudo në Shqipëri, natyrë të bukur e çlodhëse, costume të mrekullueshme e plot ngjyra, vajza të bukura e djem të qeshur, e mbi të gjitha një përvojë të paharrueshme udhëtimi…


albtravel​
 
Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Screenshot_2016-04-23-17-50-25-1.jpg

Vetëm dy orë larg nga Tirana, ndodhet Gjinari, fshati përrallor i Elbasanit, që po kthehet në një nga destinacionet turistike më të preferuara kohëve të fundit. Një pyll i dendur me pisha që formon një kurorë mbreslënëse dimër e verë rrethon fshatin malor, që si kudo në Shqipëri është braktisur nga banorët e të rinjtë që kanë emigruar për një jetë më të mirë. Fshati është i vizitueshëm në çdo stinë; në dimër mbizotëron bardhësia e borës, ndërsa në pranverë gjelbërimi i pishave dhe cicërimat e zogjve, të bëjnë të ndihesh si në parajsë. Ajri i pastër, produktet bio, mikëpritja e banorëve janë një arsye më shumë për ta vizituar Gjinarin.

Turistët

E megjithëse infrastruktura nuk është në standardet e duhura, vizitorët nuk mungojnë. اdo fundjavë ato pak lokale e restorante që janë ngritur deri më tani në fshat, i gjen të mbushura plot me vizitorë, kryesisht nga Tirana, por nuk mungojnë edhe turistë të huaj. Banorët tregojnë se kohët e fundit kanë ardhur shumë turistë gjermanë në fshat. Madje, ka pasur vizita edhe nga qeveritarët.
Screenshot_2016-04-23-17-50-19-1.jpg


Tre Bujtinat

Pak javë më parë ka qenë kryeministri Rama, i cili siç tregojnë banorët mbeti i mrekulluar nga bukuria e zones, dhe nuk iku pa provuar rakinë e thanes. Në një nga fotot e postuara prej tij në facebook-ut ai i krahasoi “Tre bujtinat’, në Gjinar me ndërtesat vjeneze (Vjenë).

Jetesa e banorëve

Vetë banorët e Gjinarit, të vetëdijshëm për vlerat turistike që ka fshati i tyre, nuk kanë mundësi ekonomike për të investuar në turizëm, megjithëse në të ardhmen shtëpitë e tyre të vjetra kanë në plan ti kthejnë në bujtina për turistët. Shumë nga shtëpitë e fshatit janë shkatërruar, kush ka mundur, i ka ndërtuar nga e para, ndërsa të tjerë janë larguar në emigrim apo kanë zbritur në zonat urbane. Të pakta janë familjet që nuk e kanë braktisur Gjinarin, ata jetojnë të qetë në përditshmërinë e tyre, me fermat dhe serat që kanë mbjellë. Ndërsa karakteristikë e gatimeve të grave të zonës janë reçelrat dhe likotë e shumëllojshme me manaferra, luleshtrydhe, kumbulla, qershi e lloj-lloj frutash të tjerë.
Screenshot_2016-04-23-17-50-12-1.jpg


pisha flamur ne Gjinar

Banorët janë të dashur e mikrpritës, të gatshëm për të ndihmuar për çdo pyetje që kanë të ardhurit. ‘Mirë se keni ardhur! U shtofshi si bletët në Maj, uron gjysh Nosi, kur takon çifte të reja. Për dy të rinj të sapomartuar, është urimi më i bukur dhe më i veçantë, që mund të marrin. Familja e Vangjel Qoses është një ndër të paktat që nuk e kanë braktisur Gjinarin. Ai vetë punon në emigracion për të siguruar të ardhura për familjen, por kthehet shpesh në fshat për t`i parë fëmijët, bashkshorten dhe prindërit, madje edhe në ato pak ditë vizite nuk përton për të punuar kopshtin e për tu kujdesur për punët e tjera. Ka ngritur edhe një serë të vogël me domate pranë shtëpisë, për të cilat kujdeset sa është aty, ndërsa kur kthehet në Greqi, me serën merret bashkoshortja Lola dhe nënë Urania.

Infrastruktura
Screenshot_2016-04-23-17-49-59-1.jpg
Rruga per ne Gjinar

Pavarësisht mundësive për të bërë turizëm, zona nuk është shumë e zhvilluar, ka pak lokale dhe hotele pritëse. Mungesa e investimeve dhe promovimit, e ka lënë paksa në hije këtë fshat. Por më problematike dhe më e domosdoshme mbetet rruga që të çon në Gjinar. Për shkak të rrëshqitjes së dherave, pak muaj më parë, rruga ka pësuar një devijim, që është i pa asfaltuar, ku balta dhe pluhuri mbulojnë jo vetëm makinat por edhe njerëzit që kalojnë aty.

gurore

Banorët kërkojnë nga pushteti vendor, vënien në funksion të rrugës së vjetër, pasi ajo lidh edhe fshtarat me njëri-tjetrin. Ata tregojnë se mungesa e rrugës jo vetëm që ka larguar vizitorët nga Gjinari por ka ndarë edhe fshatrat e njerëzit mes tyre. Por si në çdo cep të Shqipërisë edhe këtu në fshat nuk mungon ndotja dhe shkatërrimi i natyrës përmes guroreve të hapura në çdo cep, dhe abuzimit që ato bëjnë duke gërmuar malin me tepër se sa leja që kanë marrë nga Ministria.

Legjenda e ‘Dushkut të Lleshanit, pema 700-vjeçare, monument natyre
Screenshot_2016-04-23-17-49-36-1.jpg

pema e Dushkut

Qëllon rrallë që një pemë të shpallet monument natyre, por kështu ka ndodhur me pemën 700 vjeçare të njohur si ‘Dushku i Lleshanit’. Kjo pemë gjigande, shekullore ndodhet në Lleshan, një tjetër fshat i Elbasanit, pak para se të mbërrish në Gjinar. ثshtë shpallur monument natyre për shkak se ka një histori tepër të veçantë. ‘Shumë kohë më parë, tregon, gjysh Nosi Qosja -një çift udhëtarësh me një fëmijë të vogël 3-vjeçar, të nisur nga fshati i Zavalinës duke shkuar për në Elbasan, të lodhur nga rruga e gjatë që kishin bërë, vendosën të uleshin diku e të pushonin për pak çaste. Ndaj qëndruan poshtë hijes së një dushku. Por në një moment, fëmija i vogël, duke luajtur, pa dashur gëlltiti një lëndë (farë) dushku. Fara i mbeti në fyt dhe nuk mundi ta kapërdinte, ndaj dhe nisi të bërtasë. Prindërit të shqetësuar u munduan ta ndihmonin fëmijën e tyre, por me kot, djali i vogël u mbyt dhe humbi jetën. Tepër të dëshpëruar nga kjo fatkeqsi që u ndodhi, prindërit vendosën ta varrosin fëmijën pikërisht aty, poshtë hijës së pemës. Madje ata e morën aq shumë inat pemën, sa e prenë dushkun që iu mbyti djalin. Sipër varrit ata vendosën një pllakë guri që tregonte se aty prehej një djalë 3-vjeçar. Nuk kishte kaluar shumë kohë kur mbi këtë varr, nisi të lulëzonte një filiz i ri dushku, që më pas u rrit dalngadalë në përmasat gjigande që shihni sot. Ishte pikërisht fara që kishte gëlltitur djali i vogël, i cili tashmë ‘’merrte jetë’ përmes këtij dushku që sot i ka mbushur 700 vjet.” Madje gjysh Nosi na rrëfen edhe një tjetër sekret në lidhje me pemën. Ai thotë se shumë njerëz kanë tentuar ta presin pemën ndër vite, por e çuditshme është se të gjithëve atyre që kanë tentuar iu është thyer sëpata. Askush më pas nuk ka guxuar ta dëmtojë pemën, që sot ruhet nga vetë shteti për vjetërsinë dhe vlerat që ka.

Edhe Shpëtim اullhaj, inxhinier pyjesh, thotë se kushdo që e sheh këtë pemë për herë të parë është mahnitur prej gjigandizmit të saj, dhe historisë që mbart. Ai shton se historia e ‘djalit dhe dushkut’, është trashëguar brez pas brezi në këtë fshat, dhe banorët edhe sot e kësaj dite e mbrojnë me fanatizëm këtë pemë, duke e hyjnizuar në të shenjtë.

Pema e Dushkut 700 vjecar ne fshatin Lleshan ne Elbasan

“Pema njihet si “Dushku i Lleshanit’ dhe është shpallur monument natyre. Kushdo që i kalon përbri mahnitet prej pamjes dhe përmasave të dushkut sepse bëhet fjalë për një dru shumëshekullor, që në regjistrin e “ksilotekës” apo e njohur ndryshe si “bibloteka e pyjeve”, i lexohet mosha mbi 700 vjeçare, me diametër mbi 3 metër dhe lartësi mbi 25 metër. Por shpalljen si monument natyre drurit ia jep edhe kurora madhështore me një hapje diametrike mbi 30m,ku në hijen e saj pa frikë mund të shtrohet gostia e një dasme për dhjetra e dhjetra të ftuar. Të gjithë që kalojnë përmes kësaj rruge, ndalen të shohin dhe të fotografojnë pemën e rrallë, dhe e marrin si kujtim me vete,’ thotë inxhinier Shpëtimi.

Gjinari mbetet një ndër të shumtët zona turistike të Shqipërisë, ku për shkak të rrugëve të prishura po humbet vlerat. Banorët shpresojnë që pas zgjedhjeve vendore, kryebashkiaku i ri të mund të përfundojë rrugën, ndërsa për kthimin e Gjinarit në një zonë turistike gjithëvjetore, duket se ka rrugë të gjatë përpara…

/tesheshi.com/
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Cme kujtove abis... flm! Kur isha ne vitin e dyte te mesmen ikem me klasen eskursion (ne dimer ) vendi ku do hanim dreke ishte ne shkollen 8vjecare dmth ne banka.. ra aq debore sa mbetem kohe te gjate dhe pas aq shume topa debore te dhena e te marre; engjej te ber mbi debore me rreximet tona me krah te hapura; njeri prej debore...e te ngrire se shkolla nuk na autorizoj te perdornim drute dhe stufen e asaj klase ...adoleshence!! mendimi si e ku do flinim..idet qe secili supozonte krijimtaria e asaj moshe gjente zgjidhje nga me te ndryshmet ...,por u kthyem dhe na mbeti ne memorje nje plake qe na solli caj te ngrohte , njerzit qe normalisht na shikonin sikur ishim te cmendur (ishim vertet )ajo bardhesi qe mbulonte cdo gje ..ikja nga ai vend aq i bukur u shoqerua me thirrjet e proff te mos benim zhurm, te shoferit qe na beri te zbrisnim disa here dhe shikimi mbi cdo shtepi tek nxirrnin re tymi te ngrohte... vertet vend i bukur!
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Shkohet me gomar te pakten se me makine jo e jo,pervec ndonjerit te cmendur...do me thoni kush eshte normal atje! :p
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Kam qene ne te tjera fshatra si e ftuar,rruga mos me keq mi prishi sandalet e reja isshin e te shtrenjta po su bera pishman se krushku na mikpriti me ter te mirat! Hipa e maj mushkes per te arrit ne fshat ahahah :p
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Shkohet me gomar te pakten se me makine jo e jo,pervec ndonjerit te cmendur...do me thoni kush eshte normal atje! :p
Mos te ngjaj cudi qe ikja me gomar do ishte nje e vecante per nje turizem ne te nesermen.. kushton 20 euro nje ore ne kale... :)
Wow ishin njerez sh te mire.. imagjino aq nx adoleshent sa rremuj bem e asgje nuk na thane .. mua me ngjan normal dhe human su ankua asnjeri per rremujen tone perkundrazi na dhan caj.. ndihmuan te hapej rruga ( hoqen deboren me lopat) gjeten shoferit zingjir... ne asnje vend eu te zhvilluar sdo ndodhte kjo ... mua me pelqen natyra e sakrifices, ndihmes, dhe mikepritja jone.. ruaj kujtim te bukur..
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Kam qene ne te tjera fshatra si e ftuar,rruga mos me keq mi prishi sandalet e reja isshin e te shtrenjta po su bera pishman se krushku na mikpriti me ter te mirat! Hipa e maj mushkes per te arrit ne fshat ahahah :p
Po c'deshe me sandale ti? :p
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Ore po ku dija une ku do vija more,imagjinoja rruge me asfalt,limuzina etj :p ahahah edhe pse me tha nusja vesh atlete me mire po une sdo vija do si do atje se hera e pare,ka cik lezet femra kur mbahet de ahahah :gjuhe: tregon respekt,pastaj na zune e ato shirat e veres booo nga gjuri e poshte ter balte per bese ,sme njohu as krushku me kaloi per vajze te katundit lol

Jana e di jam mese e sigurt qe jane njerez te ngrohte e mikprites,ndonese ne ate fshat nuk kam vajtur por gjithsesi per mikpritje shquhemi ne :)
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Wow po kur paske qen ti moj xhan ne fshatrat tone qe paske fantazu limuzinat lol ske faj jo atje ne australi ku jeton ti ka standart tjeter jetese lol
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Kam qen Dikur m Shkollen :)
Nfakt Shkuam deri tek Mali Siper,
gjithsesi ja kaluam Bukur :D
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

E kam kaluar disa here are zone.
Turiste ceke ka shume sezonit veror.
NE Gjinar ka shume nga ata qe vuajn e Jan azmatike.
Shkojne per kurim atje.Shume oksigjen
Wow!
NE terezi Jan njerezit ketej,por SA ma shume jeton atje ku je,aq me pashije behen keta te atdheut,si njerez,zakone e tradita.

NE Gjinar s'ka spaghetti,as sufllaqe,ka dhurat nga natyra bukuri,e munges infrastructure,por ka njerez bujare e PSE te varfer.

Ciao,ose jasu.
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Edhe gjermanet shkojn shume atje.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Wow!
NE terezi Jan njerezit ketej,por SA ma shume jeton atje ku je,aq me pashije behen keta te atdheut,si njerez,zakone e tradita.

NE Gjinar s'ka spaghetti,as sufllaqe,ka dhurat nga natyra bukuri,e munges infrastructure,por ka njerez bujare e PSE te varfer.

Ciao,ose jasu.

Nuk e besoj te jete ashtu,te pakten ne rastin tim nuk qendron.I kujtoj me mall ato kohe edhe pse kane kaluar disa vite,ishte 2003 kur vajta per vizite ne nje fshat malor sepse me ftuan e per te bere respektin me shume shkova por edhe sepse me pushime isha e ashtu me pelqente te udhetoja te njihja vende te tjera te Shqiperise..

Vertet rruga ishte teper e veshtire,mjeti qe mund te kalonte ishte ndonje traktor ose kafshet qe perdorin ne katund.Sa futeshe ne fshat ama shikoje nje natyre,nje gjelberim,uji i paster i ftohte qe buronte pa pushim nga mali,nderkoh qe ne qytet e kishim me orar ujin atehere (sdi tani) ngado qe shkoje peme frutash,arra,thana etj..Ishte mahnitese me vertet dhe njerezit edhe pse sme njihnin kur me shikonin vinin me perqafonin me jepnin doren,me ftonin per dreke per kafe..shume njerez te ngrohte,mikeprites,me fjalen e mire ne goje dhe te buzeqeshur :)
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Shqiperia ka kapacitet te madh per zhvillimin e turizmit malor. Sidomos pjesa veriore.
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Kam qene ne te tjera fshatra si e ftuar,rruga mos me keq mi prishi sandalet e reja isshin e te shtrenjta po su bera pishman se krushku na mikpriti me ter te mirat! Hipa e maj mushkes per te arrit ne fshat ahahah :p

Si texas girl, qe te ecte gomari i gjuaje me taka paf paf
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

giphy.gif

Si zonja nga qyteti une o Nick,teta Olga lol
 

Attachments

  • giphy.gif
    giphy.gif
    443.7 KB · Shikime: 0
  • giphy.gif
    giphy.gif
    443.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

giphy.gif

Si zonja nga qyteti une o Nick,teta Olga lol

Disa kane lind per qytet or taj
Seshte per ty shprehja 'dhe te nderrosh 7 lekure qytetar nuk behesh kurre'
 

Attachments

  • giphy.gif
    giphy.gif
    443.7 KB · Shikime: 0
  • giphy.gif
    giphy.gif
    443.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Shqiperia ka kapacitet te madh per zhvillimin e turizmit malor. Sidomos pjesa veriore.

Ehhh po kujt ja thua se ... ska as informacion as publicitet edhe libra ku te pasqyrohet kjo bukuri ka shume pak ... :/
 
Titulli: Gjinari: Fshati turistik ne Elbasan

Une nuk e di pse u ndjeva e paragjykuar edhe pse gjekundi nuk fola keq per vendin aq me shume per njerezit.Ne fakt ironia ime kishte te bente me shtetin dhe rregullimin e rrugeve neper fshatra sepse seshte i vetmi fshat ky qe shteti i ka braktisur,shume fshatra per mos thene shumica e tyre jane ne kete gjendje e mos me keq akoma edhe sot...

Nejse kush do te kuptoje ska nevoje per shpjegime,thjeshte e permenda meqe u keqkuptova nga shumica duke me nxjerr si ndonje rob qe ka harru se nga vjen dhe na shet mend edhe pse thjeshtesia me karakterizon...

Me te mira..!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top