Gjendet violina 300-vjeçare e vjedhur 2 vjet më parë

Didi

C'est la vie.
violina-vjedhur.jpg


Policia britanike gjeti pas 2 vjetësh një violinë 300-vjeçare “Stradivarius” me një vlerë prej 1 milion dollarë.

Violina u vodh në fund të vitit 2010 në një stacion treni në Londër. Policia tha se e gjeti atë në një shtëpi në qendër të kryeqytetit britanik.

Bashkë me violinën janë gjetur edhe dy harqe të saj. Policia tha se instrumenti me vlerë të vecantë ishte në gjendje të mirë me pak dëmtime të vogla në trup, por që janë të riparueshme.

“Jemi të ngazëllyer sot për t’ju dhënë lajmin se gjetëm pas një hetimi të gjatë dhe kompleks violinën”, thuhet në deklaratën e policisë së Londrës, pa përcaktuar se si u gjet instrumenti dhe nëse ka patur ndonjë të arrestuar për vjedhjen e saj.

Violina është vepër e Antionio Stradivarit, liutari (prodhues i instrumenteve muzikore) më me famë i prodhimit të instrumenteve muzikore në vitet 1600.

I lindur në Kremona të Italisë, Stradivari mendohet se ka prodhuar me duart e tij 1116 instrumente, prej të cilave 600 kanë mbërritur deri në ditët tona, përfshirë violina, mandolina dhe kitara.

Në shekullin e 18-të, fama e punës së Stradivarit u përhap në gjithë Europën dhe kërkesat për instrumentet e prodhuara nga duart e tij mbërrinin nga mbretër, aristokratë, udhëheqës klerikë dhe muzikantë të famshëm të atyre viteve për shkak të tingujve të jashtëzakonshme që lëshonin këto instrumente.

Mendohet se liutari italian violinën e fundit e ka ndërtuar me duart e tij në vitin 1737 në moshën 92-vjeçare.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top