Gjate e gjerë për shenjen e VIRGJËRESHËS.

D.

.
VIRGJËRESHA (24 gusht – 22 shtator)

Virgjëresha është shenja e gjashtë e zodiakut, është shenjë toke, femërore, e lëvizshme dhe drejtohet nga Mërkuri. ثshtë shenjë e dytë njerëzore dhe është shenjë e kritikës, e analizave dhe e përdorimit të shkëlqyer të arsyes. Tipari më i dallueshëm i saj është sensi praktik.

Karakteristika të përgjithshme
Njerëzit e lindur në këtë periudhë kanë një personalitet të butë por në realitet shumë volitiv. Janë të rezervuar modestë, të kujdesshëm, të ndërgjegjshëm, të arsyeshëm dhe vëzhgues. Njerëzit e lindur nën shenjën e Virgjëreshës janë gjithashtu të ndrojtur (sidomos në dashuri) praktikë, inteligjentë, analitikë, pedantë dhe kritikë por jo më kot këtë e bëjnë për të ndihmuar të tjerët dhe janë urdhërues të përsosur. Ata nuk përshtaten lehtë në mjedise të jashtëzakonshme, sepse duan zakonet e tyre. Të lindurit Virgjëreshë merren shumë me veten e tyre dhe merren me kënaqësi me punët e të tjerëve sepse kanë dëshirë të bëhen të dobishëm, pra ju shërbejnë gjithë zell të tjerëve. Janë të prerë për punë meqë janë metodikë dhe eliçentë. Ata kanë cilësitë e një Virgjëreshe si modestia ashtu dhe njerzillëku, në vendin e tyre të punës janë valutë sepse i zbatojnë projektet me përpikmëri dhe deri në hollësinë më të vogël, janë shumë punëtorë dhe të gjindshëm. Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz të organizuar mirë dhe perfeksionistë, ndonjëherë ata mendojnë se janë të vetmit që i bëjnë gjërat ashtu siç duhen por s’është kështu. Virgjëreshat ju shërbejnë shumë mirë shoqërisë, ata janë të ftohtë, të paafrueshëm dhe nuk u pëlqejnë shumë komplimentat dhe nëse i pëlqejnë nuk gënjehen lehtë prej tyre. Ata kërkojnë të penetrojnë në të tjerët për t’i kuptuar deri në fund, kërkojnë kuptim dhe dashuri edhe nga ata që nuk mund t’ua japin, prandaj bëhen subjekt e deziluzion në miqësi dhe dashuri. E marrin përsëri veten në takime me fat që u sigurojnë pothuajse gjithnjë një të ardhme të lumtur. Virgjëreshat e ndryshojnë shpesh mendimin e tyre për kur duan ata janë kokëfortë dhe të panënshtruar. Rrallë i pranojnë të metat e tyre dhe janë shpesh të ndrojtur dhe të paqëndrueshëm. اdo gjë që bën Virgjëresha e bën shpejt dhe gjithmonë është gati të analizojë gjendjen dhe të gjykojë. Mësojnë shpejt dhe me cilësi sepse janë inteligjentë. I pëlqen ti tregojë gabimet e të tjerëve dhe e entuziazmon mendimi tallës i një shoku. Ata janë njerëz konkurrentë të rregullt dhe urrejnë shpesh shfaqjet publike dhe bashkimin me shumë njerëz. Virgjëresha ul zakonisht kokën deri sa të bëhet drejtuese dhe mund të bëhet ziliqare për sukseset e të tjeëve. Janë të pastër dhe realistë, intelektualë, metodikë dhe me llogjikë. Janë njerëz të urtë e plot ide, nuk janë fare pompozë në çdo punë dhe kur nuk e arrijnë këtë ata dekurajohen lehtë. Kanë një shpirt të shquar kursimi dhe duhet të kenë kujdes mos të bëhen kopracë. Nuk e duan rrezikun. Ata mendojnë se konceptet filozofike janë të vështira për t’u kuptuar dhe shpesh vetbesimi i tyre sfumohet dhe s’janë kurrë të sigurtë për konkluzionet ku arrijnë. Janë të ftohtë dhe evitojnë miqësitë e thella, mbajnë më shumë miqësi të cekëta. Ata janë më të aftë për vartës sesa për shefa, përgjegjësia i bën nervoz. Janë njerëz të matur dhe të lidhur me familjen, duan status kuonë. Ata kanë dhe anë negative: bëhen të padëgjueshëm, ziliqarë, tradhëtarë, dhe qëllojnë gjithnjë prapa shpine. Mund të bëhen mosmirënjohës, interesaxhinj dhe shpesh herë kanë dëshirë të merren me thashetheme dhe duan të minojnë superiorët janë të pamëshirshëm dhe mosbesues, pëlqejnë: të bëjnë lista, ushqimet natyrale, rregullin, higjienën, urrejnë: rrëmujën, kopracinë, varfërinë, paqartësinë dhe kur shëndeti u vihet në rrezik.

Karakteristikat e mashkullit të Virgjëreshës
E themi menjëherë që mashkulli i lindur në këtë shenjë është gjithnjë i prirur në kërkim të më së mirës. Ai është aktiv dhe udhëhiqet nga një ndjenjë e fortë praktike dhe dallohet për inteligjencën kur ndërmerr diçka, ai kërkon t’i shkojë deri në fund me çdo kusht. Racionalizmi dhe të menduarit do të jenë një ndihmë e madhe. Ai është njeri padiskutim shumë i saktë dhe i përpiktë, që vështirë se lejon që të kenë epërsinë instiktet. Për nga temperamenti është ambicioz, kritik dhe analitik si rrallëkush. Ai nuk ka shumë imagjinatë dhe prandaj parapëlqen t’i përkushtohet kërkimit. ثshtë njeri që asnjëherë nuk do të veprojë në mënyrë të nxituar dhe që, megjithatë do t’ia verë veshin ndjenjës së tij të thellë të detyrës. Mashkulli i Virgjëreshës mjaft i përmbajtur, thumbues nganjëherë dhe paksa mazokist, jeton në harmoni me veten dhe nuk i ka qejf ndryshimet dhe meqënëse atij i pëlqen t’i thellojë njohuritë e veta kur mundet merr sa më shumë informacion mbi gjithçka.
Karakteristikat e femrës së Virgjëreshës
Femra e Virgjëreshës është padyshim një krijesë praktike, aktive, inteligjente me gjithë këto dhunti ajo arrin me vështirësi t’i largojë nga mendja shqetësimet, dyshimet që shoqërojnë që në moshë të re. Si mashkulli, edhe ajo zakonisht e përdor gjykimin për të peshuar instiktet dhe për t’i mbajtur nën kontroll; ajo e analizon dhe e shushit gjithçka me merak dhe duke vënë në punë arsyen. Sigurisht se femra e Virgjëreshës është ambicioze por ajo ka këtë veti të posaçme – është e prirur që t’i fshehë këto ambicie sikur të jenë ndonjë minus i madh. Shpesh herë ajo shpreh fjalët “por” dhe “nëqoftëse”. Ajo në përgjithësi është një grua e sjellshme, e ekuilibruar, edhe pse paksa e ftohtë është e gatshme gjithmonë për të dhënë ndihmë dhe sa herë del nevoja. Në përgjjithësi gratë janë të hijshme dhe të pajisura me elegancë natyrale.

Personaliteti i Virgjëreshës
Të lindurit e shenjës së Virgjëreshës qofshin femra apo meshkuj kanë një personalitet mjaft të qëndrueshëm dhe gjithmonë realist, mund të thuhet që ata jetojnë sikur kanë lëshuar rrënjë në tokë pa i lënë shumë vend fluturimeve të imagjinatës. Vazhdimisht mendojnë, arsyetojnë mbi gjithçka dhe e përdorin më maksimum zgjuarsinë e tyre. Kjo mund të nënkuptojë se të lindurit Virgjëreshë kanë domosdoshmërisht një ide të saktë të problemeve; nuk ëshë kështu shpesh herë kjo dëshirë e tillë “nxjerr qimen nga qulli” duket e tepërt dhe e dëmshme, për të mos thënë kufizuese në lidhje me të ardhmen dhe lidhjet me njerëzit që kërkojnë elasticitet. Disiplina, rregulli, saktësia dhe përsosmëria nuk do t’i braktisin kurrë të lindurit e kësaj shenje. Edhe në marrëdhëniet e dashurisë dhe ato sentimentale të lindurit e Virgjëreshës veprojnë me maturi dhe me një dorë të mirë mosbesimi; edhe në dashuri arsyeja fiton mbi pasionin, prandaj ata vështirë se mund të bien pre e pasionieve ose emocioneve të mëdha. Ky personalitet i të lindurve në këtë shenjë shumë i përmbajtur dhe i ekuilibruar mund t’i atribuohet edhe një farë pasigurie bazë. Virgjëreshat nuk besojnë lehtë dhe shpesh janë pesimiste dhe plot ankthe.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 gusht – 2 shtator)
Janë të ashpër dhe shumë të pakapshëm ndonëse të aftë për të dhënë dashuri, i gatshëm të merret me aktivitete të vështira. Kanë të gjitha karakteristikat shenjës.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 shtator)
Janë më sedërmëdhenj, më arrogantë, më të pasigurt dhe përpara së gjithash vënë punën. Ka prirje të zakonshme shpesh diplomatike dhe marrin pak nga Bricjapi (shenja tjetër e tokës).

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 shtator)
Janë më tradicionalistë, e respektojnë shumë ligjin dhe rregullat e mirësjelljes. Janë të devotshëm dhe zemërgjerë në dashuri.

Virgjëresha në dashuri
Në dashuri të lindurit e Virgjëreshës janë të devotshëm ndaj partnerit. Nuk janë shumë tëndjeshëm, por mungesa e ndjenjave tek disa është një koracë që fsheh shumë emocione që ata kanë frikë t’i shprehin sepse s’besojnë tek të tjerët. Ata janë të fshehtë dhe të rezervuar në dashuri dhe janë më tepër mekanikë se sa pasionantë dhe, duke marrë parasysh këtë duhet të gjejmë një partner që ju përshtatet. Ata ndihen inferiorë ndaj të tjerëve dhe prandaj fshehin me kujdes ndjenjat. Shpesh janë dhe romantikë të ëmbël.

Femra e Virgjëreshës në dashuri
Në dashuri femra e Virgjëreshës është një partnere mjaft e ndrojtur edhe pse gjithmonë është e prirur që ta ketë nën kontroll çdo lloj forme ndjeshmërie. Nganjëherë në mënyrën se si e përjeton dashurinë mund t’i mungojnë shprehjet romatike por jo shprehjet e përkushtimit ndaj burrit që do. Ajo që vlerëson gabimet e vogla të përditshme dhe çmon shumë natyrë, është vërtetë e lumtur pranë burrit që e ndihmon që të fitojë mbi pasigurinë e brendshme dhe që me të të tregohet shumë i ëmbël dhe i kujdesshëm. Femrës shumë të arsyeshme të Virgjëreshës i pëlqen që herë pas here të ndihet skllave e dashurisë së saj dhe kur të arrijë të çlirohet nga shumë tabu, do të ketë shpërthime vërtetë befasuese dhe të papritura që do të vlerësohen edhe më shumë nga miku i saj. Në dashuri femra e Virgjëreshës është e paduruar dhe e pasigurtë dhe është përherë e prirur që më shumë të arsyetojë mbi ndjenjat sesa t’i përjetojë ato rrëmbimthi. Ajo nuk i refuzon dashuriçkat por me ta kuptuar që gjërat nuk shkojnë siç duhet, prish menjëherë marrëdhëniet. Është konkrete dhe kërkon data dhe fakte në vend të fjalëve dhe premtimeve. Femra e Virgjëreshës ka dëshirë të madhe për të sunduar të tjerët, është xheloze dhe sedërmadhe me partnerin e saj, në fund shfaq gjykimin e shëndoshë në marrëdhëniet bashkëshortore. Në aspektin erotik ajo nuk është femër që ndizet lehtë, është disi e ftohtë dhe ky mund të jetë një nga shkaqet e pakënaqësisë së saj të shpeshtë në dashuri. Në jetën martesore kjo femër sillet duke ndjekur ndjenjën e përgjegjësisë që është pjesë e natyrës dhe urtësisë së saj; një bashkëshorte relativisht besnike, shumë e përmbajtur por nuk është aq romantike. ثshtë femër që shkon me llogari, e shkathët kur ndihet e sigurt dhe e dashuruar nga të tjerët atëherë është vërtetë në gjendje të merret me nevojat e të dashurit, mandje dhe përsa i përket ushqimit. Ajo ndërhyn në sugjerime dhe pyetje në lidhje me të ushqyerit dhe shijet e partnerit dhe tek ajo kjo është shfaqje e dashurisë së vërtetë.
Mashkulli i Virgjëreshës në dashuri
Mashkulli i Virgjëreshës është i prirur t’i konsiderojë marrëdhëniet sentimentale më pak të rëndësishme dhe të dorës së dytë në lidhje me profesionin e tij. Edhe në dashuri ai është mjaft racional, i ndrojtur dhe me cipë dhe nganjëherë mund të jetë shumë i pavarur, i vështirë në marrëdhëniet bashkëshortore dhe relativisht romantik me miken. Sidoqoftë ai zakonisht është bashkëshort shumë besnik ndonjëse nuk është gjithnjë i prirur të mbajë parasysh nevojën e grua që do. Sidoqoftë ai është bashkëshort gjithmonë i gatshëm të ndihmojë gruan në rast se ajo ka nevojë… Prej saj pritet që të tregojë shumë mirëkuptim edhe për manitë e tij të vogla dhe të marrë pjesë në jetën e tij. Në përgjithësi ai nuk është shumë intuitiv, është mjaft i ftohtë dhe i rezervuar dhe është i prirur që ta përjetojë dashurinë pa u merakosur shumë për nevojat e mikes së tij. Ai merret më shumë me veten e tij dhe nuk është tip që të vuajë për shkak të dashurisë; jo rrallë ndodh që këto meshkujt parapëlqejnë të rrinë beqar apo të martohen vonë. Është paksa xheloz dhe i matur mirë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 gusht – 2 shtator)
Janë të prirur që të lenë lidhje të qeta që nuk janë përherë shumë stimuluese për femrën.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 shtator)
E përjetojnë dashurinë me ndrojtje dhe me arrogancë. Dashuria vjen pas punës dhe mbi gjithçka rëndojnë pasiguritë e brendshme. Shumë më në fund parapëlqejnë pavarësinë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 shtator)
Janë më të gatshëm për të dashuruar, më bujarë, më të gjallë dhe me një ndjenjë të madhe estetike.

Virgjëresha në miqësi
Femra e kësaj shenje është shumë e rezervuar në miqësi dhe nuk i duron madje as nga mikesha e saj më e ngushtë ndërhyrjet në jetën e saj private. Patjetër që është e hapur me tjetrin, por duke qenë sedërmadhe dhe disi inatçore, mund të ndodhë që miqësitë e saj të mos kenë shumë jetëgjatësi, sepse është tip femre që nuk pranon kritika dhe mosmiratime, madje as nga miqtë. Shumë shpesh femra e Virgjëreshës në miqësi kërkon një mënyrë për t’i zgjedhur marrëdhëniet e saj me njerëzit. Me miqtë ajo tregohet, mikpritëse, bujare, zonjë shtëpie e shkëlqyer, e pritshme dhe gjithmonë shumë e gjendur me njerëzit që i kërkojnë ndihmë ose këshille. Marrëdhëniet shoqërore i japin kënaqësi kësaj femra që gjithmonë parapëlqen t’i shmangë lidhjet shumë të ngushta dhe me përgjegjësi.
Ashtu si femra edhe mashkulli i kësaj shenje nuk është i prirur që të ketë shumë lidhje miqësie të vërtetë; për të është më e volitshme dhe më e lehtë të krijojë marrëdhënie disi formale por të këndshme që mbështeten në interesa të përbashkëta, sidomos me kolegët e punës. Në kohën kur nuk do t’i pëlqejë që ta kundërshtojnë dhe nuk do të dëshirojnë në asnjë mënyrë që të ndërhyjnë në gjërat e tij private, mashkulli do të përpiqet që të mbajë larg kërshërinë e përzemërt që mund të jetë rrjedhojë e ndonjë miqësie të ngushtë. Kur ky mashkull mbetet i zhgënjyer (ose ndonjë mike qoftë), ai largohet pa vuajtur shumë, duke shkuar me mendimin – logjika thotë që nga një miqësi nuk pritet më shumë nga ç’mund të japë.

Virgjëresha në familja
Femra e Virgjëreshës
e konsideron bërthamën familiare dhe gjithçka që lidhet me të si një nga “detyrat” që sjell jeta, por ky vështrim i saj i gjërave nuk e pengon që ta dojë familjen dhe të marrë pjesë në problemet e njerëzve të saj të dashur, të fëmijëve ose të burrit. Qëndrimi i saj ndaj familjes nga rrjedh bën që të jetë thellësisht e lidhur me kushërinjtë e largët, për të cilët gëzohet kur i sheh në raste të veçanta siç janë festat dhe në përvjetore tradicionale. Duke qenë nënë e mirë, femra e kësaj shenje arrin të bëhet mikeshë e fëmijëve të saj të cilët i edukon më mënyrë të arsyeshme duke u falur sigurinë se mund të mbështeten gjithmonë tek ajo. Ndoshta në familje ajo nuk e shpreh të gjithë dashurinë që ndjen por sidoqoftë është përherë e kujdesshme ndaj nevojave të njerëzve që do. Fëmijët i rrit në një mënyrë disi dhe të ashpër duke i edukuar mirë.
Për mashkullin e kësaj shenje është pa dyshim një fakt i rëndësishëm i jetës së tij, një vlerë ndaj së cilës reagon me ndjenjën e detyrës por edhe në mënyrë konformiste. Mashkulli i Virgjëreshës është i pranishëm në familjes, sidomos kur është fjala për probleme praktike dhe sigurisht që ai e vlerëson qetësinë në shtëpi… Në shtëpi ai kërkon rregull, thjeshtësi, pastërti dhe dëshiron që mikja e tij të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe të qeverisë me zgjuarsi. Ai është burrë shumë i lidhur me fëmijët të cilët i ndjek në studime dhe në sport; atyre do t’u japë edukatë tradicionale dhe nganjëherë është baba autoritar dhe pedant.

Aftësitë profesionale të Virgjëreshës
Femra e kësaj shenje duhet të përpiqet të merret me një lloj veprimtarie ku kërkohet rregull, metodikë, analizë, kritikë, saktësi dhe përpikmëri, të gjitha këto dhunti që janë pjesë e natyrës së saj siç është edhe efektshmëria e kurorëzimit të nismave që merr. Për të puna është burim kënaqësish dhe po aq e rëndësishme sa edhe familja. Femrës së Virgjëreshës i përshtatet puna e sekretares, e specialistes dietetike, e arsimtares, e organizimit (kongrese, mbledhje, etj) historianes dhe fizikantes. Njëkohësisht mund të bëhet edhe infermiere e shkëlqyer, zejtare e aftë, biologe, farmaciste dhe veterinere duke parë dashurinë e saj për kafshët. Edhe ndonjë veprimtari që lidhet me estetikën mund të jetë e përshtatshme për femrën e Virgjëreshës.
Mashkulli i kësaj shenje nga profesioni i tij pret siguri dhe vazhdimësi: karakteri i tij konkret bën që ai t’i mendojë shumë të mirat materiale me idenë që të përqëndrojë të gjitha energjitë e veta për të arritur një pozicion me peshë. ثshtë vështirë që ai të tërhiqet apo të stimulohet drejt një pune që kënaq vetëm fantazinë. Për mashkullin Virgjëreshë janë të përshtatshme punët me dorë dhe ato që kanë lidhje me teknikën, mekanikën, rendimenti dhe zbatimet e tij në praktikë janë konstante. Kështu që për mashkullin e Virgjëreshës mund të jenë të përshtatshme edhe mjekësia (meqë e kanë merak shëndetin) ekonomia, ekologjia, zooteknika. Mirë është që të shmangin profesionet që kërkojnë shumë fantazi dhe frymë iniciative. Mund të kenë suksese edhe në matematikë, fizikë, në gjuhë, sociologji dhe psikologji. Edhe në punë i linduri në këtë shenjë parapëlqen më mirë të sigurtën sesa të pasigurtën. Një këshillë: mësohuni t’u përshtateni të papriturave ato nuk vijnë gjithmonë për t’ju dëmtuar!

Virgjëresha në para
Të lindurit në këtë shenjë qofshin femra apo meshkujt e qeverisin paranë në mënyrë të shkelqyer dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me të. Zakonisht dinë mirë sesi ta planifikojnë buxhetin e tyre dhe bëjnë këtë në mënyrë të rreptë për të shmangur të papriturat e pakëndshme. Edhe në lidhje me paranë të lindurit e shenjës së Virgjëreshës sillen në mënyrë shumë të arsyeshme: kjo nganjëherë i bën që të duken shumë të matur, për shembull në dhurata. Sigurisht që ata kurrë nuk do të merreshin me spekullime të rrezikshme dhe as nuk japin para borxh në qoftë se nuk kanë siguri që do t’i marrin serisht. Është për t’u shënuar se femra e Virgjëreshës është e gatshem të shpenzojë për gjithçka që shërben për të bërë pastrim: pajisje elektrike shtëpiake etj. Mundohet që për vete mos t’i mungojë gjë dhe kur mundet blen diçka për garderobën. Meqënëse edhe ajo është femër shumë meraklie për shëndetin, shpenzon edhe për t’u mjekuar në përgjithësi edhe për anën estetike në veçanti. Është pikërisht mashkulli i Virgjëreshës ai që synon të bëjë ekonomi, sepse ideja që ka kursime i fal qetësi dhe siguri. Sidoqoftë ai është i gatshëm të shpenzojë për rrobat e veta dhe për një makinë të bukur që të jetë sidomos moderne. ثshtë shumë më pak i gatshëm që të shpenzojë para për gjithçka që e quan të tepërt ose tepër luksoze.


Virgjëresha dhe shëndeti
Të lindurit e Virgjëreshës qoftë femra apo mashkulli gëzojnë shëndet të pakët dhe shumë prej tyre vuajnë nga shqetësime kryesisht në zorrët: në fakt zorrët janë pika më e dobët e organizmit të tyre. Femra e Virgjëreshës është e ekspozuar ndaj helmimeve pezmatimit të pilorit dhe të mëlçisë. Sistemi nervor është delikat dhe shpesh ata i ndjejnë ndryshimet atmosferike dhe çdo situatë që i turbullon dhe që i lodh më shumë se normalisht. Madje dhe vështirësitë në asimilimin janë thuajse gjithmonë arsye nervore. Janë njerëz që vuajnë shpesh nga dhimbje trupore në mënyrë të veçantë kur janë në tension, sidomos në zorrë, edhe stomaku është organ që pëson fryrje dhe zgjerim. Tek të lindurit e Virgjëreshës shfaqet shpesh lodhje fizike dhe psiqike, që mund të sjellë stërmundim nëse nuk do të arrijnë të ndalen në kohë. Lëkura është shpesh herë delikate dhe për shkak të funksionimit të parregullt të zorrëve, mund të shfaqen sëmundje të lëkurës siç janë ortikarie, por edhe forma të ndryshme të helmimit.

Sportet më të përshtatshme për Virgjëreshën janë ato lloj sporte që ushtrohen në grup në fakt është pikërisht shoqërimi terapia më e mirë për të larguar problemet dhe mendimet të paktën për ca orë. Këshillohet tenisi, golfi dhe shëtitjet në grupe. Mor harroni se lëvizja në ajër të pastër aktivizon pankreasin dhe shpretkën dhe furnizon gjakun me oksigjen. Ushqimi i të lindurve Virgjëreshë duhet të jetë i pasur me sulfat potasi, që vepron sidomos mbi kockët. Asnjëherë mos e teproni me salcat piaknte, të dëmshme për stomakun. Këshillohen zarzavatet jeshile, drithërat e plota, sallatat të rregulluara me vaj ulliri por pa limon; peshku duhet të jetë më i preferuar se mishi sepse është më i tretshëm. Megjithatë gjithçka duhet rregulluar pa erëza dhe yndyrna të kripura. Më mirë për të pirë është uji (madje i pagazuar sepse fryn stomakun) lëngjet e frutave, çaji, shparizi dhe bliri dhe pak kafe. Frutat më të këshillueshme janë: molla, dardha, kajsia, kumbullat dhe rrushi sepse është pastrues dhe diuretik. Për të çlodhur psikikën e tyre Virgjëresha duhet të vizitojë muze, të luajë shah, të bëjë udhëtime të shkurtra kulturore dhe veprimtari të shërbimit vullnetar dhe ndihmës si dhe të rrijë në natyrë të pastër.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 gusht – 2 shtator)
Janë më të prekshmit ndaj formave të kapsllëkut, zmadhimi dhe fryrja e stomakut dhe formave të kolitit.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 shtator)
Kanë zorrë shumë të ndjeshme që provokojnë shqetësime, nganjëherë shoqërohen nga proviaze dhe nga urtikarie.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 shtator)
Më së fundi janë të prekshëm ndaj të prerave ta barkut, ndaj krizëz së nervave dhe lodhjes mendore.

Planetët që ndikojnë në mënyrë të ndjeshme tek të lindurit e shenjët së Virgjëreshës janë: Hëna, Dielli dhe Mërkuri që është padroni i shenjës. Këto janë planete që drejtojnë të tre dhjetëditëshat sidomos në aspektin fizik.

Vlerat e Virgjëreshës
Femra
e kësaj shenje është e rezervuar, shumë e arsyeshme, e zgjuar, e matur, e aftë për të ecur përpara në jetë, planifikuese, largpamëse dhe ka dëshirë të madhe për të ditur sa më shumë. Gjithmonë është e qarkulluar nga rregulli, sepse ajo nuk mund të jetëoj në një shtëpi rrëmujë dhe të mbajtur keq. ثshtë përherë shumë e sjellshme me tjetrin, është një krijesë dashamirëse që di t’i bëjë të tjerët të vlerësojnë në familje dh epër punën, për dhuntitë e saj të kurajës dhe të zellit. Për partnerin e saj ajo është një mike përherë e gatshme e cila përpiqet të marrë pjesë në problemet e vogla të përditshme të tij dhe në problemet e punës.
Mashkulli i Virgjëreshës është i etur për të mësuar dhe mirëkuptues, por dhe i vëmendshëm dhe i përshtatshëm (ndryshe nga femra) ai është i ndershëm, i rezervuar dhe punëtor i madh. Edhe në marrëdhëniet sentimentale atë e udhëheq arsyeja dhe maturia; prej femrës që do ai pret gatishmëri, dashuri, madje dhe shumë miqësi. Padyshim që mashkulli i Virgjëreshës është një bashkëshort i besueshëm, i cili nuk bën bisht përgjegjësisë së tij si kryetar i familjes. Ai mund të jetë zemërgjerë dhe i dhembshur dhe me njerëzit që s’i njeh.

Të metat dhe dobësitë e Virgjëreshës
Femra e kësaj shenje është e prirur të jetë egocentrike, pedante, tepër kureshtare, të merret me thashetheme dhe shpesh herë e pakënaqur pa e ditur se pse. Shpesh herë prakticiteti i saj shndërrohet në defekt edhe pse duket si cilësi, sepse është me tepri dhe le vërtetë hapësirë për imagjinatën ashtu edhe për të papriturën. Kjo femër është shumë dyshuese dhe thumbuese në kritika, mënyrë kjo që e bën antipatike në sytë e të tjerëve për arsye që as vetë nuk di t’i shpjegojë, pra është shumë kritikuese. Nga ana tjetër është femër që nga ana e saj vuan nga antipatitë dhe nga simpatitë e theksuara. Duke qënë në kulm utilitare Virgjëresha ka tendencë për t’i shfrytëzuar situatat. ثshtë e ftohtë dhe nganjëherë e kursyer në përkëdheli dhe dhurata. Ajo duke qenë e bindur për super aftësitë e veta femra e Virgjëreshës është shpesh herë e shpërqëndruar dhe e shpërndarë në lidhje me interesat e veta dhe kur është e vendosur. Ky keqkuptim bën që ajo të jetë e dobët në punë dhe madje edhe më pak e aftë për të dalë në përfundime në aspektin e marrëdhënieve me të tjerët. Shpesh herë ajo shfaq një dorë pedantizmi dhe duket sikur di diçka për këdo dhe kjo mënyrë mund t’i largojë miqtë dhe të njohurit sepse i bezdis. Ajo mund të bëhet dhe ziliqare dhe të urrejë këdo. Femra e Virgjëreshës mund të mbetet, pa e marrë vesh as vetë, e vetmuar gjë që nuk është gjithmonë e këndshme.
Mashkulli i Virgjëreshës shpesh herë mban qëndrime prej viktime, është i priru për hipokondri, prandaj ai fare lehtë mund të kthehet me kalimin e viteve në një “të sëmurë imagjinar”. Mashkulli i Virgjëreshës është jashtëzakonisht dyshues, pak largpamës dhe shumë i kualifikuar: mund të thuhet se në gjithë zodiakun që ai është qënia më konformist ndaj moralit dhe zakoneve të kohës, është konservator. Në marrëdhëniet me partneren ka prirje të jetë egocentrik, egoist dhe jo gjithmonë i ndjeshëm ndaj arsyes dhe dëshirave të partneres apo gruas. Mjerë kush e tradhëton mashkullin e Virgjëreshës, ai nuk di të falë. Me plogështinë e tij karakteristike dhe duke u interesuar më shumë se ç’duhet për shëndetin mashkulli i kësaj shenje më së fundi bëhet me të vërtetë i prekshëm, në kuptimin që ai kurrë nuk do të ndihet vërtetë i qetë dhe i çtendosur dhe për çdo bezdisje të vogël, do të mendojë se është paralajmërim i kushedi çfarë sëmundje të tmerrshme. Duhet pak më shumë optimizëm që asnjëherë nuk bën keq.
Ekstravagancat e Virgjëreshës
Nga që nuk i pranon shpenzimet e kota femra e Virgjëreshës nuk hedh kurrë gjë, duke filluar nga vjetërsirat deri tek këpucët dhe që nuk vishen e deri tek gazetat që grumbullon kushedi se me çfarë mendimi. Sipas saj, herët e vonë gjithçka do të hyjë një ditë në punë. Kështu femra e Virgjëreshës grumbullon me shpresën sidomos që të kursejë në të ardhmen. Ajo është konservatore dhe maniake e rregullt dhe e pastërtisë deri në atë pikë sa thuhet që koha më e mirë për të është kur lan dhe lahet. Mundet që ajo ekstravagancë e saj ka rrënjë të largëta psikologjike në një ndjenjë faji të fshehur.
Përsa i përket mashkullit të kësaj shenje duhet nënvizuar mania e tij për të grumbulluar jo vetëm për qejf siç ndodh shpesh, por edhe me idenë mjaft të përcaktuar që me kalimin e viteve, sendet e grumbulluara me kujdes do të kenë vlerë më të madhe; në këtë rast ai do ti shiste dhe do të ishte shumë i kënaqur nga kjo përpjekje e tij. Në rast se mashkulli i Virgjëreshës zhytet i tëri në punë, pa bërë as pushime, do të thotë që ai ndihet fajtor për diçka dhe që duke vepruar kështu, ai vetëndëshkohet duke përmbushur edhe mazokizmin e tij të lindur.

Këshilla për Virgjëreshën
Të lindurit e Virgjëreshës si femra dhe meshkuj kanë përzemër saktësinë dhe studimin, ka një natyrë melankolike dhe sidoqoftë me pak imagjinatë. Në saj të ndërtimit mendor ata arrijnë thuajse gjithmonë që të realizojnë çdo gjë të cilën janë të vendosur; pra, kurajo! Por do të ishte më mirë që të mos preokupohen me tepri për shëndetin, që ka shumë rëndësi, në fakt të lindurit në këtë shenjë janë të prirur “të ndihen të sëmurë” edhe kur nuk janë dhe shpesh herë bëhet fjala vetëm për ca shqetësime të vogla psikike që kalojnë me qetësi dhe larg problemeve të përditshme. Edhe turbullimet e lehta psikike tek të lindurit në shenjën e Virgjëreshës shkojnë e vijnë pa ndonjë arsye të vërtetë, prandaj edhe nuk duhet dramatizuar. Me pak pesimizëm dhe me shumë thjeshtësi. Kjo duhet mbajtur më shumë parasysh edhe përsa i përket vështirësisë së tjetrit, që të lindurit Virgjëreshë janë të prirur t’i mbajnë mbi vete sikur të mos i mjaftonin të vetat. Ky altruizëm është i lavdërueshëm, por nganjëherë dhe i kotë dhe i tepërt. Shpesh herë ndodh që të lindurit e Virgjëreshës të luajnë “duke u hequr si viktima”; ç’dobi ka kjo? Kjo prirje duhet luftuar jo vetëm sepse s’është e mirë por edhe pse ankesat i shqetësojnë të tjerët që i kanë pranë (sidomos kur janë të pajustifikueshme) dhe zbrazëtia brenda vetes krijohet shumë shpejt. Mosbesimi dhe qëndrimet tepër kritike mund të sjellin të njëjtën pasojë; më mirë është që gjërat dhe njerëzit të merren ashtu siç janë padashur ti ndryshosh me çdo mënyrë jo përherë, madje asnjëherë, kjo nuk ndodh. Sa hidhërime më pak dhe sa zhgënjime do të kurseni duke mësuar artin e të pranuarit. Një gjë është e sigurt; meshkujt dhe femrat e Virgjëreshës ripërtërihen në mënyrë të shkëlqyer në kontakt me nayrën sepse ato janë qënie shumë të lidhura me tokën. Një këshillë si përfundim: çfarëdo qëndrimi mazokisht është më i dëmshëm se një … egoizëm i lehtë. Kujdes ekuilibrin!

Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e lindur Virgjëreshë shkojnë mirë dhe merren vesh me Dashin kapadai, sepe ky sajon ndjenjën për tu mbrojtur, me Demin llogaritës sepse janë të dy nikoqirë, me Gaforren plot fantazi, sepse kanë të njëjtat forma tradicionalizmi, me Virgjëreshën, me Akrepin merren vesh mirë sepse i tërheq misteri i tij, me Bricjapin e qëndrueshëm që është i arsyeshëm, me Ujorin që i kënaq vëmendjen dhe me Peshqit plot fantazi që ia lehtëson të qënit e tyre të arsyeshëm. Të vështira janë marrëdhëniet me Binjakët sipërfaqësorë, dhe të shpërndarë, me Luanin sqimtar dhe me Shigjetarin tepër të paqetë.
Në dashuri: Nga pikëpamja emocionale dhe seksuale Virgjëresha mashkull a femër, ka marrëdhënie të mira sentimentale me Demin sepse kanë të përbashkët ndjenjën e korrektësisë, me Virgjëreshën, me Akrepin që ia kënaq prirjen për t’u hequr si viktimë, me Bricjapin që është i qëndrueshëm me Ujorin që duke qënë origjinal i jep rrugë të lirë dëshirës seksuale të Virgjëreshës, dhe me Peshqit që i tërheqin shumë. Të pamundura janë marrëdhëniet me Luanin egocentrik, me Dashin e pavarur, me Binjakët e papjekur, me Peshoren që është tepër e lehtë. Vështirë dashuria me Shigjetarin që edhe në dashuri është i shpërndarë.
Në punë: Në punë shkon shumë mirë me Dashin, me Demin, me Gaforren, me Virgjëreshën, me Peshoren, me Akrepin, me Bricjapin, me Ujorin dhe me Peshqit, ndjenja për rregull e Virgjëreshës kompenson të metat e këtyre shenjave. Vështirë puna me Binjakët, Shigjetarin dhe Luanin autoritar.
Mashkulli ideal për femrën e Virgjëreshës
Cili mashkull mund të bjerë kokë e këmbë në dashuri me një femër të kësaj shenje e ta bëjë të lumtur? Sigurisht që është një tip i aftë të dalë mbi tabutë, mbi mosbesimin, dhe sidomos ndrojtjen maksimale, një njeri i tillë mund ta bëjë për vete femrën e Virgjëreshës dhe ta ngrohë.
Një partner i butë, mirëkuptues, të cilit i pëlqen që të ndajë me gruan që ka zgjedhur edhe gëzimet e vogla të jetës dhe entuziazmin e bukurive të natyrës. Një partner që të jetë me të mjaft romantik (ajo është ca, por ka nevojë) dhe që ta kompensojë me fantazi dhe me hove këtë natyrë kaq të llogjikshme. Dhe nëse arrin ndonjëherë që ta bëjë të ndjehet e sigurt e dhe ekuilibruar, atëherë ky do të ishte vërtet burri ideal të cilit ajo do t’i përkushtohej dhe do të merrte pjesë në çdo problem të tij.
Femra ideale për mashkullin e Virgjëreshës
Për mashkullin e kësaj shenje femra ideale do të jetë ajo që do të dijë t’i vlerësojë virtytet dhe sidomos, të mbyllë njërin sy kur është fjala për të metat e tij. Nuk është thënë kot që dashuria është e verbër. Idealja do të ishte që të ketë pranë një tip gruaje që do të gjejë formulën e duhur për të arritur, që të paktën në dashuri nganjëherë instikti të qëndrojë mbi arsyen. Në qoftëse ajo është një grua që di t’i japë vlerën e duhur, bensikërisë ndjenjës së detyrës dhe zemërgjerësisë, atëherë midis asaj dhe mashkullit të Virgjëreshës mund të lindin marrëdhënie dashurie shumë të qëndrueshme dhe ai duke dalë mbi ndjenjën e tij për të kritikuar, mund të thotë: “Ja gruaja ime ideale”.

Kuriozitete për Virgjëreshën
Vendet dhe qytetet që i përshtaten Virgjëreshës
Në astrologjinë politike simbolizojnë botën financiare dhe tregëtinë janë: Zvicra, Brazili, Uruguaj, India, Turqia, Virxhinia, Azia e vogël dhe qytetet e Limës, Parisit, Bagdatit, Bostonit, Berlinit, Jerusalemit, Los Anxheles, Brindizit dhe Varshavës. Këto janë vende që i përkasin shenjës së Virgjëreshës ku ata do të ndiheshin më rehat.

Ngjyrat e Virgjëreshës
Përgjithësisht të lindurit e Virgjëreshës parapëlqejnë ngjyrat e thjeshta dhe që bien pak në sy siç është ngjyra bezhë në të gjitha gradacionet dhe grija më të gjitha ngjyrimet. Të zezën nuk e kanë në qejf shumë por dhe iu shkon. Të gjithëve iu shkon ngjyra bruz që i bën më aktivë dhe i qetëson. Mirë është dhe ngjyra e gjelbër që përfaqëson ngjyrën e natyrës.

Orët e dashurisë
Momentet më të favorshme të Virgjëreshës për të shprehur ndjenjat e tyre janë: ora 5 – 6 e diel, e hënë, e mërkurë, e enjte, dhe e shtunë, si dhe ora 17 – 18 të hënën, të mërkurën, të enjten dhe të shtunën. Këto janë orë nën ndikimin e Jupiterit, Afërditës, Diellit, Mërkurit dhe Hënës që janë planetë të favorshëm të Virgjëreshës.

Hajmalia që i sjell fat Virgjëreshës është dy krahë zogjsh të çfarëdolloj forme prej platini ose një trëndafil i kuq ndërsa nga unazat është ajo e argjendit ose unazë ari e bardhë që i përkasin Mërkurit sunduesit të shenjës.

Personazhe të Virgjëreshës
Tolstoj, Risheljë, Xhorxh Brak, Vitorio Gasman, Sen Koneri, Sofia Loren, Agata Krist, Marianxhela Melato, Gabriela Ferri, Loredana Berte, Maria Xhovana Elmi, Greta Garbo, Ingrid Bergman, Mistral (Frederik) poet, Arieblo – poet i rilindjes, Hegel, Galvani, Nënë Tereza, Ronaldo (i Brazilit), Majkell Xhekson.

Pasaporta astrologjike
Periudha 23 gusht – 22 shtator
Elementi tokë (shenjë toke)
Cilësia e lëvizshme, e ndryshueshme
Gjinia femërore (negative)
Planeti sundues Mërkuri
Gurët e çmuar diasperi, zafiri, diamanti, karnalinë
Parfumet lavanda, zymbyl trëndafil
Bimët, pemët shtogu i zi, bar pezmi
Ditët me fat e mërkurë
Ngjyrat bezha, grija, kafe, gështenjë, e verdha
Numrat me fat 10, 9, 5, 3
Stili i pashëm, i thjeshtë që bie pak në sy
Numri planetar 8
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top