Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Morena

...Δʝɛя...
Kur e pashe mbreme kete interviste stepa sepse smendova
se do e benin.
Ne fakt eshte me shume shqip e ska shume nevoje per perkthim
Sdi nse e ka sjelle kush tjeter por ia une po e ve

Le Iene - VIVIANI: Chiusi in casa per non morire - Video Mediaset

Behet fjale per familje te veriut ndoshta Shkoder kur respektohet kanuni.
Kam qene kunder kanunit edhe se dikur ishte ligj.
Meqe kam pare shume postime qe thoshte dikush qe Kanuni eshte keshtu
eshte ashtu.
Desha te beja ca pytje me shume indirekte.
A eshte e drejte qe nje femi te mos dale me shume se tek porta
A eshte e drejte qe te mos dije cfare eshte shkolla, edhe vec kur eshte semure
me makine shpejt e shpejt deri tek spitali.
A eshte e drejte qe nje femi te mos dije cfareeshte loja, shoqeria.
Te shohe bote me sy.
A eshte e drejte qe nje familje te jetoje vec me nje ndihme te vogel.
Qe te rrinte te mbyllur me nga 6 vjet sepse
sipas kanunit tone te dashur nese kapercen deren
do gjesh vdekjen.
Nese njeri ka hyre en burg per ate krim qe ka bere pse duhet te vuajne te gjithe?
Pse akoma nuk ndryshojme ne?
 
Last edited by a moderator:
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Ilia se si me ngjan kjo qe the, sikur dicka per te qene krenar apo gabohem une :konfuz:
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Antonia e kisha humb ket pjese te programit... e ndjek gati gjithmon.
Kam pas degjuar qe egzistonte kanuni dikur por se dija qe eshte akoma dicka aktuale dhe normale per to.
se kur do civilizohen keta njerez un akoma se di..

femijat jan engjej.. dhe engjejt nuk preken
egziston ligji, demini per kriminelin nese doni ta therrisni me ket emer por nuk mund ti heqesh lirine nje femije.
eshte padrejtesia me e madhe ne ket bot.

intervista me cunin e vogel ishte shum prekese
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

jo Antonia, flas realitetin, por e shpreh ne nje menyre te tille, qe shpesh dukem cinik....
dhe realiteti eshte shume i dhimbshem ne kete rast....
pse te vuajne femijet per fajet e prinderve te tyre...

por kjo eshte vetem njera ane
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

eshte mekat te rritet mbyllur ne kafaz nje femi... pa nje te ardhme.
nuk e di dhe sdua ta imagjinoj se si ndihen keto nena
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

DM (per shkurt)
Pervec se rriten te mbyllur rriten edhe keta brezat e rinj
me mendime te kanunit, kur kjo duhej te ishte zhdukur.
Ca te ardhme do te kete ai femija qe duke filluar qe tani eshte keshtu
Po drama ne fund?
Kjo e demton rende psikologjine e nje femije.

Ilia e ana tjeter cila eshte?
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Po, ana tjeter eshte "tmerri" dhe aresyeja kryesorja pse kjo pune nuk merr efund....kur nena e nxit te birin te marre hakun (s`dihet se te kujt), pra eshte vete kjo qe ne nje fare menyre "e hap varrin" per te birin dhe pastaj ndoshta detyrohet te mbaje niperit ne ngujim... po i bie shkurt se per t`u zgjatur shkon shume larg
Sigurisht qe fjala e nenes ka pesha, apo jo???edhe sikur ky te kete ndonje ndjenje terheqjeje, idiotizmi se do "te turperohet" e ben t`i marre jeten tjetrit, vetes, birit apop bijes,...
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

gjakmarrjen e ka ne gjak shqiptari ( i veriut sidomos)

Gjakemarrja nuk njeh krahine(veri-jug,lindje-perendim),i ka mbetur veriut duke pase parasysh se atje u krijua Kanuni i Leke Dukagjinit...Por ka mjaft jugor edhe lindor(per pjesen e Shqiperise po flas)qe e kane zbatuar ose i jane permbajtur...Gjakemarrja eshte nje fenomen i zhvilluar qe ne vitet 1400 mos me heret,dhe deri ne njefare kohe kjo ka qene pothuajse e ''ligjshme'',gjithmone duke marre parasysh ligjet e atehershme...Me pas me zhvillimin e njerezve ndryshuan gjerat dhe filloj te zhduket kanuni,ka disa zona te thella malore ne te cilat nuk arrin ''forca e ligjit''(shteteror)qe vazhdojne ti zbatojne keta kanune...Por gjerat kane filluar te marrin nje rrjedhe tjeter sepse ligji i shtetit i ndalon keta gjera...Sa zbatohet kjo dhe sa arrihet eshte dicka tjeter,se ne Shqiperi sot ''ligjin'' e ben me i forti e kush te mundet sipas deshires(peshku i madh e ha te voglin)...Per fenoomenine gjakemarrjes do thoja se eshte dicka jo e buur,duke marre parasysh se shume familje humbasin ne ket mes,jane femijet qe skane faj(mbesin pa arsimim),eshte familja qe duhet te mbahet vec nga fuqia punetore e femres(meshkujve su lejohet te dalin),dhe eshte dhe shkaterrimi psikologjik i familjes dhe i njerezve(do jetojne me friken ne plac,skane jeten te sigurte as deri tek pragu i deres)...Kjo eshte nje shkaterrim i njerezve dhe i shoqerise,ka njerez qe rrine me vite te mbyllur(te rrish nje jave ne shtepi pa dal e te duket vetja i humbur,sikur sje ok me trurin jo te rrish me vite),pavaresisht se keta njerez kane mjete informimi tv,radio,tel etj etj por liria eshte ajo qe te ha per mbrenda...Njeriu ka lind i lire dhe si i lire duhet te jetoje....
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Koncepti i keq i gjakmarrjes eshte se duhet te vuaj i tere fisi nese je ne gjak je me familjen ose me sakt me vete doresin pse duhet i ter fisi me u mbyll
 
gloom, kur shpreh dicka duhet te vesh pika mbi i,...keta femije jane te gjithe veriore dhe sidomos nga malesia e madhe, ndoshta ka gjakmarrje edhe ne krahinat jugore a qendrore, por jane te paperfillshme, krahasuar me fenomenin qe eshte ne "Veri".

Branko Merxhani, nje filozof i viteve `20 ka thene nje shprehje pak a shume se" "Shqiptaret duhet te vizitohen te gjithe tek psikiatri"
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Kohet e sotme kane ndryshuar o miq shume te pakta jane rastet kur vritet ne emer te kanunit.Sot vepron injoranca.Sot vriten njerzit pa rregulla akoma dhe grate dhe femijet.Kjo plage primitive qe pikon ende gjak duhet shkulur me rrenje po per kete kerkohet civilizimi i shoqerise.Gjakmarrja ne kaosin shqiptar eshte shendrruar new hakmarrje.Derisa hakmarrja eshte me e forte se drejtesia shume nena do marrin dhurate nga kjo plage e zeze e shoqerise sone vec shami te zeza.
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

gloom, kur shpreh dicka duhet te vesh pika mbi i,...keta femije jane te gjithe veriore dhe sidomos nga malesia e madhe, ndoshta ka gjakmarrje edhe ne krahinat jugore a qendrore, por jane te paperfillshme, krahasuar me fenomenin qe eshte ne "Veri".

Branko Merxhani, nje filozof i viteve `20 ka thene nje shprehje pak a shume se" "Shqiptaret duhet te vizitohen te gjithe tek psikiatri"

Ilia,e para emri im eshte emer i pervetshem,fillon me shkronje te madhe,pastaj mos i pergjitheso gjerat,mund te kete raste me te vertete me te perhapura ne veri se sa ne jug,por une te thash gjakemarrja ska dallim krahine,mund te themi ku shtrihet me shume(si ne rang siperfaqeje)...Une analizova gjakemarrjen si fenomen dhe duke pare te keqijat qe sjell ajo....Nqs ke ndonje gje tjeter per kundershtim,kapu taman per dege peme jo tek kercedhi qe thyhet....
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Gjakmarrja eshte nje fenomen negativ dhe plage e shoqerise shqiptare.Ne Veri te Shqiperise mbetet nje rregull apo ligj qe vet shoqeria e zbaton pa patur nevojen e ndonje mase detyruse nga shteti,vet ky fenomen ka lindur nga domosdoshmeria qe ka kerkuar shoqeria ,nga traditat dhe zakonet e shkruara apo te pashkruara qe vazhdojne te egzistojne ne pjesen veriore te Shqiperise.
Ne ligjet shqiptare ,nuk egziston gjakmarja kjo ecen paralelisht me te drejten e jetes qe eshte nje nga parimet themelore te Kushtetutes Shqiptare .
Ne nenin 15 te Kushtetutes thuhet
1. Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut jane te pandashme, te patjetersueshme e te Padhunueshme dhe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik.

Ne kete rast e drejta kryesore dhe paresore e njeriut eshte vet jeta .Ai gezon te drejten e jetes dhe vet shteti me ligjet e tij ka detyrimin te mbroj jeten e njeriut

Neni 21
Jeta e personit mbrohet me ligj
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Ida shume e qarte cf thua, po kush do i degjoje?
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

kjo eshte fatkeqesi per ata qe e perjetojne...por i perket nje kohe tjeter....eshte nje rit bizantine mesjetar, qe nuk ka vende ne jeten moderne....per fat te keq disa zona te thella ne shqiperi, jane te izoluara nga qytetrimi dhe jetojne akoma ne realitetin e dikurshem....kjo eshte nje plage qe munde te sherohet vetem nepermjet civilizimit te njerezve atje...duke i orietuar ata, drejte perqafimit te vlerave universale te civilizimit modern.....
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

E themi qe jemi ne shekulli 21....e qe femra eshte baraz me mashkullin, qe ka te drejta njeriu...
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Ata qe ende mirren me kanun e respektojn dhe veprojn me te i kisha burges me 5 burgime te perjetshme me mundesi kerkim lirimi pas burgimit te 4 te perjetshum :p .
Shum turp ne shekullin 21 me kanune edhe ai kanun i ka bo shqiptaret mu mirr me gjona te tilla.
 
Pe: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Doja ta postoja qe mbreme kete videon.

Kemi disa "gjera" qe na bejne te dallohemi ne bote, ose te pakten dallon nje pjese te shoqerise sone, nje nga keto eshte kanuni. Policite e te gjithe botes kan nxjerr kanuni, si fuqine me te madhe te "mafias" shqiptare dhe pse ne te vertet jan familje dhe fise veriore dhe kosovare qe drejtojne te ashtuquajturen "mafie" shqiptare. Mendoje se pika kryesore e kanunit ajo e nderit dmth e hakmarrjes eshte ne gjak te cdo shqiptari dhe e kemi verifikuar ne shekuj. Shume familje e kan falur gjakun pasi kan pare te gjitha rrethanat e vrasjes dhe zakonisht madhesine e fisit kundershtar, me te keq e kan pertypur gjakmarrjen, por kanuni vazhdon akoma te rrjedh ne venat e tyre. Por si tha dikush me larte kohet e fundit kanuni nuk funksionon si me pare, pasi peshku i madh e ha te voglin me kanun apo pa, me kujtohet rasti i fundit i atij qe u hakmorre brenda ne familje kur gjeti deren e shtepise te hapur dhe qe u hodh nga muri.

Persa i perket ketyre femijeve te ngujuar, eshte gjynah, por edhe ata qe nuk jan te ngujuar me rregullat e kanunit rriten sic rriten dhe te ngujuarit. Keshtu i bje qe si te jesh i lire si te jesh i mbyllur, kanuni te ndjek nga pas me limitet e tij. Ndaj hapi i pare eshte ti shkollosh keta brezat e rinje dhe jo te recitojne ligjet e kanunit.
 
Titulli: Gjakmarrja ne Shqiperi (italia 1)

Kanuni thot qe per hakmarrje femra svritet :)
Un shyqyr qe sjam ne gjakmarrje :D
Por nese do isha sdo falja gjakun.
P,S Sorry por at emisionin se kam par, thjesht isht nje mendim i castit
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top